Louis Benloew: Shqiptarët, kombi më i vjetër i kontinentit
nga Admirina Peçi
Në vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkrujati një vepër që tronditi rangjet shkencore e historike. Ky libër i titulluar “Greqia përpara grekëve” sapo është sjellë në shqip përmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon që në krye të librit, ndërsa shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet pwr kombin shqiptar.
“Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaj e kanë trajtuar çështjen pellazge dhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut.
Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista që mendonte se kishte zbuluar, kishte qenë ndjekur edhe nga të tjerë dhe se një ndihmë të madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar për punimet e bashkatdhetarëve të saj, me vendbanim në Itali, të shoqërurar me këshillat, të dhënat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat e të gjitha llojeve. Gjithashtu arriti të njihej edhe me gramatologjinë shqipe të Demetrio Camardas, të gramatikës së De Radës dhe të shkrimeve të Vincenzo Dorsa.
Mendimi i autorit është se tashmë kishte ardhur momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së madhe europiane, për t‘i bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje nga popujt e qytetëruar, se duhej admiruar forca e gjakut të fisit që triumfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mësime tolerance për të gjithë anëtarët e të njëjtës racë.
Idenë qendrore të këtij libri apo boshtin i tij, autori e paraqit qartë dhe me prova nëpërmjet thënies: “Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta shpallin veten autoktonë.
Autori shprehet se grekët ishin të tretët në rradhë, të mbërritën në këtë tokë dhe se emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve dhe Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i veprës është i prirur të mbështesë tezën se shqiptarët e ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis.
Tuesday, February 10, 2009
Monday, February 9, 2009
Ahmet Zogu, King of the Albanians.
Më 9 prill 1961 në Suresnes të Francës, vdiq Ahmet Zogu, politikan dhe burrë shteti i Shqipërisë, president i Republikës që nga 1925 deri në 1928 dhe mbret që nga 1928 deri në 1939.
Ai lindi më 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit, në një familje të njohur bajraktarësh. Pas qëndrimit në Austri gjatë Luftës I Botërore, Zogu do të bëhej lideri i Partisë Popullore. Ai mbajti shumë poste ministrore dhe atë kryeministror nga 1920-a deri kur u detyrua që të ikte në ekzil në qershor 1924, por u rikthye me ndihmën e Jugosllavisë në dhjetor. Më pas, në shkurt 1925, ai u zgjodh president i Shqipërisë dhe në shtator të 1928-ës u shpall mbret i shqiptarëve. Zogu përfundoi periudhën e pasturbullimeve politike dhe Shqipëria nën regjimin e tij gëzoi një qetësi relative. Në 1925, ai filloi të krijonte një lidhje të fortë me Italinë; në vitin 1926 u nënshkrua traktati i miqësisë dhe në 1927-ën traktati i sigurisë, duke u lidhur në një aleancë ushtarake për 20 vjet. Kështu, Shqipëria u ndodh një varësi të plotë nga Italia e Musolinit, gjë që u përdor nga ky i fundit për ta pushtuar atë në fillim të Luftës II Botërore.
Musolini e ktheu Shqipërinë në urën kryesore për depërtimin në Ballkan, dhe që nga 1939-a Italia kontrollonte drejtpërdrejt financat dhe ushtrinë e Shqipërisë. Zogu u përpoq që ta thyente këtë zgjedhë që në 1932-in, por nuk ia arriti. Më 7 prill 1939 Musolini e futi Shqipërinë brenda protektoratit të tij të drejtpërdrejtë. Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipërisë, ndërsa Zogu kishte ikur në ekzil. Shpresat e tij për t’u rikthyer pas luftës u zhgënjyen nga vendosja e komunizmit në Shqipëri nën drejtimin e Enver Hoxhës në 1945. Shfuqizimi formal i fronit të tij, ndodhi në 2 janar 1946, kur Shqipëria u shpall Republikë Demokratike Popullore.
Shqipëria u bë Mbretëri së bashku me Zogun I mbret. Mbreti Zog kishte marredhenie shume te mira me Jugosllavine deri sa rimori pushtetin ne dhjetor 1924. Pastaj ai largohet nga Jugosllavia dhe i drejtohet Italise, qe ne kete kohe ishte me nje qeveri me mbizoterim fashist. Ndermjetesi i ketyre marredhenieve ishte Konti Ciano, qe ishte gjithahtu dhendri i Bennito Musolinit ( nga i cili fillon te kerkoje pushtimin).
Me 1 shtator 1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Ne dhjetor te po ketij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkise, e cila e shpallte Shqiperine:"Monarki parlamentare, demokratike dhe te trashegueshme."
-------------------------------------------------------------------------------------
Geraldina e Shqipërisë!»
13/10/2008 - 09:28 • Blendi Fevziu
link: http://www.panorama.com.al/index.php?id=20129
Në një grumbull të vogël vilash, rrethuar nga ... një mur i lartë dhe me një pllakë që shënjonte “rezidencë diplomatike”, vileta e saj ishte padyshim më interesantja. Një shtëpizë e vogël, njëkatëshe, e ngjashme me shtëpitë tona elbasanase, por me shumë dritë që hynte nga vetratat e mëdha. Dera të çonte në një dhomë ndenjje të bollshme, që dukej më e vogël nga suveniret dhe fotot e shpërndara kudo në mur, pas saj vinte një tarracë me një tavolinë e katër karrige dhe përballë saj dy dhoma të vogla fjetjeje. Geraldina, Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, qëndronte në mes të dhomës, e veshur shik, me një vështrim shpues dhe tejet entuziast, thuajse fëmijëror dhe me një shqipe që ngjante si e dalë nga fonoteka e vjetër e Radio Tiranës, por tejet korrekte:
- Mirë se erdhët, jam shumë e gëzume dhe e lumtun që ju pres sot në shtëpinë time.
10 mijë kilometra larg Shqipërisë, në skajin e Hemisferës Jugore, disa kilometra nga Johanesburgu, gruaja e moshuar, që kishte mbajtur mbi kokë vetëm për 11 muaj skeptrin e Mbretëreshës së shqiptarëve, po më kujtonte më shumë se gjithçka stërgjyshet e mia. Ato plaka të mrekullueshme që qenë këputur njëra pas tjetrës në vitet ’80–të, në kufijtë e të ’90–ve, duke marrë me vete edhe një botë tjetër. Një botë shumë të ndryshme nga ajo e komunizmit, me shumë më tepër klas dhe një edukatë që vinte nga shkollat më të mira të Perandorisë Austro–Hungareze.
- Ju jeni prej familjes Toptani, më pyeti duke e zgjatur theksin dhe duke shtuar se në zbritjen e saj në Shqipëri kishte jetuar pikërisht atje!
Nuk i thashë se e dija këtë gjë dhe se një stërgjyshe e imja e kujtonte gjithnjë mbërritjen në Tiranë të vajzës vezulluese, që do të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë.
Hapi duart sikur të thoshte se ishte gati dhe u ul në karrige për t’iu përgjigjur pyetjeve të një interviste që do të mbetet në historinë e emisionit “Opinion”, si një ndër më të mrekullueshmet. Ishte maji i vitit 1999 dhe kishim mbërritur në Johanesburg, po atë mëngjes nga një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Ballkani ishte kapluar nga lufta e Kosovës dhe gjithçka ishte e fiksuar aty. Udhëtimet nga Tirana qenë të rralla dhe ne kishim pasur fatin të gjenim tre vende në avionin e vjetër bullgar të ADA AIR, që udhëtonte drejt Athinës. Nuk e di pse shpesh kisha bindjen se me shumë sesa drejt një kontinenti tjetër po udhëtonim drejt historisë. Qemë nisur të gjenim Lekën e I–rë, kandidatin për Fronin mbretëror shqiptar, pa e ditur, ose pa e besuar se do gjenim një ndër personazhet më interesantë dhe më të mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë. Një hungareze dhe amerikane, që kishte fituar kurorën e Mbretëreshës së Shqipërisë dhe për këtë shkak, kishte kaluar një jetë të vështirë dhe plot trishtim, një jetë që ende 60 vjet pas largimit nga Shqipëria, nuk i kishte mundësuar kthimin në vendin që i kish vënë kurorë!
Geraldina foli më shumë se 30 minuta. Frymëmarrja po i vështirësohej, kishte nevojë për makinën e oksigjenit, por vijonte sërish. Donte të tregonte gjithçka përmblidhte jeta e saj 22-vjeçare me Ahmet Zogun, bashkëshortin dhe njeriun që kishte shënjuar jo pak historinë shqiptare të fillim shekullit XX. Mbreti Zog, Çiano, Kryeministri çek Benesh, Mbreti grek dhe Presidenti turk lëviznin lirshëm në kujtimet e saj, ashtu si Papa dhe plot personazhe të tjerë. Fytyra i lëvizte sipas kujtimeve dhe gjurmëve që kishin lënë tek ajo dhe vetëm një moment çeli krejtësisht. Filloi të fliste për Tiranën, qytetin ku kishte jetuar thuajse 13 muaj dhe prej nga ishte larguar 60 vjet më parë me ngut, në orën 4 të mëngjesit, e hipur në një autoambulancë. Për t’i shpëtuar sulmit italian, i cili filloi plot 32 orë pasi ajo kishte sjellë në jetë djalin e saj të vetëm. Një kalkulim perfekt, që pritej ta gjente të papërgatitur të shoqin dhe ta detyronte atë të dorëzonte pa rezistencë mbretërinë e tij të mjerë.
- Tirana ka qenë si një bahçe me lule! Shumë e bukur!
E pashë me dyshim. Kisha frikë se Tirana e atij maji 1999 ishte po aq e rrënuar sa për mos të të lënë asnjë shije të mirë, por ajo e 1939, një përzierje e një fshati gjigant me një kryeqytet në lindje duhej të kishte qenë akoma më e mjerë. Me rrugët pa kanalizime, pazarin e gjësë se gjallë dhe Pallatin Mbretëror që fare mirë mund të konsiderohej sot një vilë thuajse modeste. Nuk e di pse në sytë e saj e gjithë kjo ishte një Tiranë e mrekullueshme. Kam frikë se më shumë se prej kujtimeve kjo mbresë qe krijuar nga netët e gjata të mërgimit, kur bashkë me gjithë atë grup ikanakësh, kishin diskutuar e diskutuar për atdheun e tyre, ku ëndërronin të ktheheshin dhe nuk ktheheshin dot.
Intervista mbaroi dhe ajo u shkëput pak kohë. Një orë më vonë qe vendosur në verandë, me një album të trashë fotografish dhe me një zell të paimagjinueshëm për t’i shpjeguar ato. Paradë e një jete të çuditshme, problematike, por edhe të bukur, që ajo, me shaka e quante: “fati im i madh”!
Një jetë që kishte nisur në Budapest, nga një baba fisnik hungarez dhe një mama amerikane. Kishte nisur në fillim të shekullit dhe fëmijëria e saj, kishte kaluar nëpër turbullirën e krijuar nga rënia e Perandorisë Austro–Hungareze, nga reduktimi i ndjeshëm financiar i familjes; nga edukimi vjenez dhe jeta thuajse modeste në qytetin e lindjes. Derisa një ditë, në derën e saj kishte trokitur befas një lajmës i çuditshëm. Quhej Jak Koçi dhe ishte Ambasador i Shqipërisë në Vjenë. Lajmësi i çuditshëm e njoftoi se Mbreti i shqiptarëve kishte parë fotot e saj, kishte mbetur i befasuar prej tyre dhe kërkonte të prezantohej nga afër me të. Ishte fundi i vitit 1937 dhe s’ka dyshim se vajza e re kishte mbetur e befasuar nga ky lajm. Atje larg e priste një Mbret dhe një ditë, ajo mund të ishte Mbretëreshë. U nis drejt vendit të panjohur pak ditë më vonë dhe në Tiranën e largët kaloi edhe mbrëmjen e vitit të ri 1938! Asnjëherë më vonë, në intervista, libra, biografi ajo nuk rrëfeu për atë moment emocionant kur mbretëria e ardhshme e saj u shfaq përballë anijes në Durrës. Një vend i varfër, i pazhvilluar, por që ajo gjithnjë e ka përshkruar si magjik. Një vend që u bë shpejt vendi i saj dhe gjuhën e të cilit ajo e mësoi në më pak se një vit për të mos e harruar më kurrë. Duket se Mbreti i Shqiptarëve i kishte hyrë shpejt në zemër vajzës së re. Dritat u fikën, rrëfen ajo, të gjithë kishin kupa shampanje në dorë dhe kur u ndezën sërish, ajo kish dëgjuar në vesh formulën magjike: dua të martohem me ty. Ja kish thënë një mbret dhe 3 muaj më vonë ajo do të ishte jo më vajza nga Budapesti, por Geraldina e Shqipërisë, Mbretëresha më e re në botë. Një bukuri magjepsëse që kishte befasuar shtypin botëror me dasmën e saj. Një dasmë që do mbahet mend gjatë në Shqipëri dhe që për fat, ka mbetur e patjetërsuar në celuloide. Një akt i vetëm dhe i veçuar i klasit, luksit, por edhe dinjitetit të një vendi që po kërkonte të linte pas trashëgiminë e tij orientale dhe të shihte drejt Evropës përballë. Dhe që fatkeqësisht, kishte zgjedhur për derën kryesore të Evropës, Italinë e Musolinit, vendin që do të shkatërronte jo vetëm karrierën e Mbretit Zog, por edhe ëndrrën e saj. Nuk ka asnjë dyshim se në jetën e saj, në kufijtë e 90–të viteve, ai vit në Shqipëri kishte qenë padyshim më i bukuri, që pat kaluar ndonjëherë. Njerëzit e donin, bashkëshorti qe i marrosur pas saj, ndërsa priste të sillte në jetë një trashëgimtar. Një djalë, që erdhi në këtë botë më 5 Prill 1939, pikërisht atë ditë, kur në Romë qe vendosur që ai të mos e trashëgonte kurrë Mbretërinë që i ati kishte krijuar 12 vjet më parë.
Geraldina mbante pak ose aspak mend nga ikja e saj e trishtuar. Me ndjenja të humbura, e vendosur në një veturë ajo udhëtoi pa pushim nga Tirana në Follorinë, për t’i shpëtuar bashkë me trashëgimtarin, rënies rob. Mbreti e takoi 72 orë më vonë, i lodhur, i trishtuar, me frikën se kjo ikje nuk ishte si të tjerat. Parandjenjat nuk e kishin gabuar. Ai nuk do kthehej më kurrë. Nuk ka dyshim se askush nuk mund të jetë profet dhe askush nuk mund të parashikojë të ardhmen e tij. Por edhe kur ajo është sterrë dhe dukshëm e frikshme në horizont, njerëzit refuzojnë ta pranojnë. Shpresa vdes e fundit thotë një fjalë e vjetër dhe ky slogan që përmbledh gjithë filozofinë njerëzore, të të gjitha kohërave, duket se ka qenë ngushëllimi i vetëm i Familjes mbretërore në shumë net dhe momente të frikshme. Vështirë të imagjinosh një femër tjetër, që për 11 muaj mbretërim vuajti plot 63 vjet të jetës së saj. Rrugëtimi dhe ikja e saj nga Greqia në Turqi, prej këtu në Rumani, Poloni, Stokholm, Francë, Angli, Egjipt, sërish Francë, Spanjë dhe Afrikën e Jugut padyshim që është një libër më vete. Shtëpia ndryshonte çdo vit, ndërkohë që në Francë u largua me anijen e fundit për t’i shpëtuar arrestimit nga gjermanët; në Londër vuajti bombardimet e tmerrshme; në Aleksandri u rrethua nga revolucionarët që rrëzuan nga froni Mbretin Faruk dhe në Kanë jetonte e mbyllur në një shtëpi për t’i shpëtuar ndjekjes dhe eliminimit që kishin vendosur komunistët shqiptarë. Në më shumë se 48 orë që kaluam pranë saj nuk e di pse kam krijuar bindjen se ajo ishte një krijesë e mrekullueshme. Nga ata njerëz që kanë lindur për të dhuruar mirësi dhe për ta parë botën me dashuri, pavarësisht padrejtësisë së saj. Tregonte se sa e vështirë kishte qenë jeta në vitet e fundit të Mbretit Zog; se si kishte jetuar një moment më të dhimbshëm pas vdekjes së tij kur i ishte dashur të shiste unazën e fejesës për të siguruar jetesën e saj dhe së të birit; apo në fund, kur i qe dashur të udhëtonte me një biletë të dhuruar nga Komuniteti shqiptar për të parë nipin e saj të vetëm, Lekën që kishte lindur në Johanesburg. Nuk e di pse atë dhe dy takime të tjera pata përshtypjen se ajo nuk donte të fliste për vitet në mërgim; ajo nuk fliste asnjë fjalë të keqe për Shqipërinë komuniste që e kishte detyruar të kalonte një jetë në emigracion. Për të, Shqipëria ishte ideale, sublime, vendi që i kishte ofruar kurorën e Mbretëreshës së saj dhe ajo e donte pa asnjë kusht.
- Kam një amanet të vetëm, tha ndërsa po iknim. Me po atë zë që kishte folur në intervistë. Dua të vdes në Shqipëri. Më varrosni atje, jo këtu në Afrikë!
Në fakt, 3 vjet më pas, si të plotësonte një padrejtësi prej 6 dekadash, Zoti duket se e dëgjoi fjalën e saj. Parlamenti shqiptar modifikoi qëndrimin e tij, ligji ndryshoi dhe Familja mbretërore u kthye në Shqipëri. Ishte qershori i vitit 2003, plot 63 vjet e 3 muaj pas ikjes.
- E di, më tha gjatë takimit në Afrikë, një javë përpara se të vdiste, Mbreti Zog pa një ëndërr. Më thirri të ma tregonte në mëngjes. Më kish parë mua dhe Lekën që ktheheshim në Shqipëri, me anije. Nga larg dukej Durrësi dhe njerëzit që kishin dalë të na prisnin dhe brohorisnin. Brohorisnin, brohorisnin… E kush thotë se ëndrrat nuk plotësohen? Ç‘teori Frojdiste mund të përdorte ëndrrën dhe dëshirën e Mbretit të vetëm të Shqiptarëve për të vërtetuar realizmin e saj?
41 vjet pas ëndrrës që Mbreti kish parë në Kanë, në shtratin e vdekjes dhe 3 vjet pasi Geraldina na e kish treguar atë në Johanesburg, ja ku po ndodhte vërtet. Skenografia ishte modifikuar disi. Nuk ishte porti i Durrësit dhe as një anije, por aeroporti i Rinasit dhe një avion që sollën Geraldinën dhe Lekën në Shqipëri. Njerëzit ishin po ata. Disa mijëra që brohorisnin, ndalonin limuzinën, donin të shihnin Mbretëreshën e tyre të dikurshme. Mall dhe pengje të vjetra që formësoheshin në lot dhe brohoritje. Jam i sigurt se gjithë vuajtja dhe malli 63-vjeçar ishin zhdukur tashmë. Ajo e kish ëndërruar këtë ditë. E kish lidhur fatin e saj me këtë vend në moshën 20-vjeçare, e kishte dashur shumë atë, ishte bërë Mbretëreshë e tij dhe më pas, pikërisht për këtë kishte vuajtur një kalvar të gjatë. Tashmë, ishte kthyer. Besimi se ky popull e donte, që e kish shoqëruar gjatë gjithë jetës, po i vërtetohej tashmë. E si të mos ndihet i lumtur një njeri që në fund të jetës së tij e kupton dhe vërteton, se besimi që ka pasur ka qenë i drejtë!?
E takova disa herë në tjera në Tiranë. Ishte e lodhur, në fund të jetës së saj, por plot besim. Nuk e di nëse kohë të vjetra dhe të reja fanepseshin tek ajo pa bërë diferencë.
- Jam kaq e lumtur më thoshte sa herë më shikonte!
Ishte vërtet e lumtur. Kam bindjen se me po atë lumturi iku, një ditë vjeshte të vitit 2002. Titujt e gazetave kishin ditë që njoftonin sëmundjen dhe orët e fundit të jetës së saj. Ishte kthyer në qendër të vëmendjes si një Mbretëreshë e vërtetë. E kish konkuistuar vendin e saj, atë që ia kishin marrë me përdhunë 63 vjet më parë. Tani ndihej Mbretëreshë në vendin e saj dhe do të ikte si e tillë. Tre ditë përpara vdekjes isha në zyrën e Presidentit Moisiu. Diskutohej se ç‘ceremoni do të organizohej dhe a do të kishte një varrim zyrtar. Nuk ka asnjë dyshim se e meritonte një gjë të tillë. Kish qenë për 11 muaj bashkëkryetare Shteti dhe më e vogla qe një varrim zyrtar. Moisiu hezitonte. Kishte frikë ose nuk e kuptonte dot se shteti ka vijimësi. Se ka lindur më 1912, 1939 apo 1999 shteti është shtet. Mundej që kishte jo pak presione nga ish-komunistët. Vërtitej mes mosbindjes administrative dhe ndjesive personale. Kadare i telefonoi për t’i kërkuar ta respektonte Mbretëreshën e vetme të Shqiptarëve. Ilir Meta, Zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, po ashtu.
- “Unë do ta konsideroj ceremoni zyrtare në çdo rast”, më tha.
Kishte jo pak dinjitet tek ky djalë i ri, 33-vjeçar, që dinte ta respektonte shtetin dhe trashëgiminë e tij, më mirë se gjithë ata zyrtarë të vjetër që e rrethonin. Mbrëmjen para vdekjes kalova në spital. Ishte qetësi. Pritej të ndodhte nga momenti në moment. Në Tiranë vinte Berluskoni dhe shtypi qe ndarë midis dy lajmeve. Nuk dihej ç‘ndodhi, por po atë mbrëmje u njoftua se Geraldina nuk do të kishte ceremoni zyrtare varrimi. Vdiq po atë natë. U shua në qetësi, me lehtësinë e të qenit në vendin që e kish dashur aq shumë dhe me bindjen se në fund, historia i kish dhënë të drejtë. Nuk e di pse, por Shqipëria që i kish rezervuar një dasmë zyrtare madhështore, diti t’i rezervonte një varrim po aq madhështor dhe dinjitoz. Atë ditë nuk isha në Tiranë. Isha nisur herët në mëngjes me një avion ushtarak për në Afganistan, vendin që sapo kish dalë nga lufta dhe që po kërkonte një të ardhme normale. Në aeroportin e Kabulit, ushtarët tanë më rrëfyen se pak ditë më parë, Mbreti Zahir Shah kish mbërritur në qytet. Ish kthyer me triumfin e një njeriu që kish pasur të drejtë në jetën e tij dhe tashmë, priste të vdiste në vendin e tij. Ashtu siç kish bërë Mbretëresha Geraldinë, që i kish rezistuar shumë viteve, rreziqeve, vuajtjeve dhe sëmundjeve, për të vdekur në vendin që e kish bërë Mbretëreshë. E bindur se qe larguar prej andej padrejtësisht dhe po kaq e bindur se kish të drejtë.
- “E drejta vonon, por nuk harron”, mu kujtua një shprehje libri, ndërkohë që mendoja Geraldinën, Mbretëreshën dhe gruan e mrekullueshme, që e kish dashur këtë vend, ndoshta më shumë sesa ç‘e duan shumë prej nesh…
_____________________________________________________________________________________
Shqipëri blu, sipas Najbor. Click the image to open in full size.
Nga:Violeta MURATI
(Postuar në 24-10-2008 link: http://lajmishqip.com/)
Prej ‘43-s e deri në 2007-n, familja mbretërore shqiptare vjen me një tezë kritike; për t’u rishikuar prej historiografisë shqiptare. Kjo “kërkesë” e nënvetëdijshme, rikthehet për pretendimin mbi të vërtetën historike, ku historiani Dr. Patrice Najbor prezanton veprën e tij me pesë vëllime “Historia e Shqipërisë dhe i familjes së saj mbretërore 1443-2007”.
Najbor tregon se në kuadrin e rishikimit të historisë së Shqipërisë vjen dhe ky kontribut botues, duke paraqitur me objektivitet, përmes burimeve të jashtme, faktet dhe personat, të cilët nuk janë njohur deri tani nga historiografia shqiptare.
Në vëllimin e parë, Najbor është përqendruar kryesisht në luftën për pavarësi, duke studiuar edhe veprimet e Fuqive të Mëdha për të ruajtur ose zgjeruar sferat e tyre të influencës, si dhe rolin e tyre në zgjedhjen e princ Wied, në 1914.
Njëkohësisht historiani merret edhe me analizën politike e të diskutueshme të Esat Pashë Toptanit, i cili është konsideruar nga shumë shqiptarë si tradhtar, kur pranoi dorëzimin e qytetit të Shkodrës në 1913, në një kohë kur nga ky veprim, Najbor shkruan se ai jo vetëm shpëtoi ushtrinë e tij dhe armatimin nga një humbje e sigurt (ku ushtria ishte e rraskapitur pas disa muajve luftë), por edhe ndërkombëtarizoi këtë krizë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Nga ky veprim i tij, ne, madje mund të themi se ai ka qenë largpamës dhe i shkathët, meqenëse disa ditë me vonë nën presionin e Fuqive të Mëdha, mbreti Nikolla i Malit të Zi u detyrua të kthehej në qytet.
Më vonë me shpalljen e Luftës së Parë botërore, Esat Pasha është rreshtuar menjëherë në anën e aleatëve, në krah të të cilëve ai luftoi dhe nga ana tjetër, duke pranuar që ushtria serbe e dërmuar nga lufta të tërhiqej. Duke kaluar nëpër Shqipëri, ai shpëtoi Frontin e Lindjes, si dhe vendosi Shqipërinë në kampin e fitimtarëve”, - shkruan historiani.
Ndërsa në vëllimin e dytë ai ndalet në periudhën e viteve ’20-të, duke sjellë sidomos një vështrim të ri për sa u përket figurave të Fan Nolit dhe Ahmet Zogut.
“Studimi i periudhës zogiste tregon se mbreti Zog me realizimet e tij në fushat institucionale, legjislative, edukative, shëndetësore, ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe në drejtim të zhvillimit të ndërtimit të rrugëve dhe të infrastrukturës së vendit ka vendosur bazat e një shteti modern, demokratik të tipit perëndimor dhe duke zëvendësuar të drejtën e forcës me forcën e së drejtës, ai paraqitet si njeriu më progresist i kohës (Shih punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare, organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë dhe Muzeu Historik Kombëtar me 01.09.2008 me temë: "Monarkia shqiptare 1928-1939" dhe sidomos ndërhyrjen e Patrice Najbor: "Realizimet e Mbretit Zog).
“Në vëllimin e tretë jam përpjekur të tregoj udhëtimin e gjatë e të vështirë të familjes mbretërore në mërgim dhe luftën e vazhdueshme të mbretit Leka I për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi dhe të Kosovës nga zgjedha Serbe”.
Por në anën tjetër, Najbor na sqaron se në vëllimin e katërt, libri pajiset me dokumente të shumta, shpesh të panjohura, të veprimeve të ndryshme politike të mbretit Leka, ku konstaton se përtej mosmarrëveshjeve të shqiptarëve të diasporës, mbreti Leka ka punuar për ribashkimin e kombit shqiptar.
Ky dokumentacion pasohet dhe në vëllimin e pestë, duke përmbajtur dokumente arshivore, të traktateve ndërkombëtare dhe të marrëveshjeve sekrete, të letrave dhe pemëve gjenealogjike. “Duke botuar këto tekste origjinale në tërësinë e tyre, kam dashur të tregoj më shumë se përmendjen e thjeshtë të tyre, me qëllim që lexuesi të ketë mundësi që të shprehë vetë mendimin e tij mbi faktet e treguara.
Dr. Patrice Najbor është diplomuar në Institutin e Studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (ILERI) të Parisit, titullar i një diplome të studimeve të larta të specializuara (DESS) të diplomacisë dhe administrimit të organizatave ndërkombëtare (Paris XI), doktor i shkencave politike, ka realizuar një teze mbi "Dykrenarja e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore" (Paris XI - 1992) dhe shumë shkrime në kuadër të një diplome të studimeve të thelluara (DEA) të mbrojtjes dhe sigurimit evropian (Lille II -1990) midis të cilëve "Sistemi dhe politika e sigurimit të Shqipërisë" dhe "Çështja shqiptare e Kosovës". Ai është autor edhe i "Dinastisë se Zogut" 2002.
________________________________________________________________________________________
AHMET ZOGU
Jeta dhe puna e tij per Shqiperine
(Nga Adil Bicaku)
DINASTIA ZOGU
Brezi jone fatkeqesisht dine shume pak per jeten e te nderuarit Ahmet Zogu
Mbretit te Shqiptareve. Jeta dhe puna e tij ka zene nje nga vendet me te para ne
peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone, prej viteve 1912 e deri ne
kohen kur Italia pushtoj Shqiperine me 1939 dhe me pas ne mergim deri ne vitin 1961
Nuk eshte e lehte qe te flasesh per jeten e te nderuarit Zog. Arsyet jane te ditura,
sepse rregjimi komunist mbi 50 vjecar mbylli cdo gje te asaj kohe , dhe te permendje
emrin e Zogut apo te kohes se tij te kushtonte edhe jeten. Keshtu qe ajo periudhe 25
vjecare qe Zogu luftoi, punoi e sundoi u be tabu. Por fatkeqesisht akoma vazhdon nje
heshtje per te edhe pse Shqiperia tashme eshte shpallur demokratike dhe ka shume
parti politike…….
Ahmet Zogu lindi me 8 Tetor te vitit 1895. Ishte i biri i Xhemal Pashe Zogut.
Principata Zogalliane e kishte qendren ne Burgajet te Matit. Historia na thote se Mati
ishte Principata trashegimtare e Heroit Tone Kombetar, Skenderbeut. Sipas saje kur
u munden Shpatajt dhe Balshajt zemer medhenjt dhe te gjithe princat shqiptare,
zune vendin e tyre, dhe moren flamurin e lirise dhe u rradhiten t’u bejne balle
sulmeve turke.
Me i afti nder ta ishte Gjon Kastrioti, Princi i Krujes, Matit dhe i Vumenishtit ne
Veri, Arian Komnen Topia, Princ i Kanines, i Himares, Cermenikes dhe i Shpatit ne
jug…
Luftra te medha u zhvilluan si ne kepat te veriut ashtu edhe ne ato te jugut.
Gjon Kastrioti u mund. Ne marreveshje me turqit u moren peng 3 djemt e tij. Me te
voglin nga djemte e rriti Sulltani me bindjen se ky do te behej nje luftetar i mire ne
sherbim te Turqise dhe nuk do to mbaj mend Krujen, vendin e tij. Mirepo Gjergj
Kastrioti Skenderbeu luftoi, fitoi dhe me ne fund kur i gjeti rastin erdhi ne Shqiperi
me trimat e tij per te cliruar Krujen e tij qe se kishte harruar kurre.
Me 3 Nendor te vitit 1443 pas thyerjes se Otomaneve ne betejen e Nishit, niset
me 300 kalores trima shqiptare dhe pas 3 javesh me 28 Nendore te vitit 1443 ngren
Flamurin e Lirise ne Kruje.
Per njezet e pese vjet Skenderbeu e mbajti Krujen dhe principatat e tjera te lirise
te lira. Pas vdekjes se tij me 17 Janar te vitit 1468 merr fund dhe Liria qe paten
shijuar Shqiptaret per cerek shekulli. Kruja dhe principatat e tjera rane , por jo ajo e
Matit dhe motra e saj Mirdita nuk iu nenshtruan Turkut.
Burgajeti ishte zemra e Matit me 200 shtepi, vendi ku ishte keshtjella e
motshme e Principates se famshme Zogu dhe ku dergjej shpirti i ndritur i Mamices,
motres se Skenderbeut. Sipas historise rreth shekullit XV, familja fisnike e Zogut
zbriti nga Veriu I Shqiperise dhe zuri vend ne Burgajet te Matit.
Zogollet u ngriten kunder turqise dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u
detyrua me njoft Dinastise Zogalliane sundimin e Matit, qe I pari I saj Zogu i Madh
dhe me pas Zogu i Vogel.Te gjithe pashallaret dhe bejleret e kesaj dinastie munden
me e mbajt Matin jashte sundimit Turk.
Me 1621 kur ne fushe te betejes u vra Abdullah Beg Zogu i dha te kuptoje
Sulltanit njehere e pergjithmone se ne Mat zien vetem baruti. I biri i Abdullait,
Ahmeti dhe me pas i biri i Ahmetit, Mahmuti jo vetem qe mbajten Matin te lire, por
ndihmuan krahina te tjera me i shkeput copa-copa prej duareve te turqeve. Pas
Mahmutit erdhi i biri Xhelal Pashe Zogu, i cili ne nje beteje u plagos rende dhe u zu
rab e u internua ne Turqi.Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashe Zogu. Ky u be
qeveritari i Matit me zonjen e tij Sadije Hanmi, qe e quanin ne ate kohe "Luanesha e
Matit".
T. Dilo ne librin e tij "Mbreti i jone ne rinine e Tij", botuar ne Tirane ne vitin
1935, thekson: "Dhe ne fakt ka qene nje familje shume e degjuar dhe shume e
respektuar ajo e Zogut.. Ne shume vilajete te Turqise dhe ne qarqet e Stambollit,
bashke me Pallatin e Sulltaneve, prej shume shekujsh, nderoheshin cquarisht djemt
e kesaj Familje, te cilet kishin ditur te fitojne simpathine dhe respektin me cilesite e
tyre te rralla, dhe kjo pasuri morale ishte, pothuaj, bere nje tradite familjare brez pas
brezi."
Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve, me
emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle,
administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e keshillimit te tyre.
Xhemal Pasha u kujdes shume per edukimin e te birit Ahmetit. Ai mori si mesues te
gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish Himen, kurse per turqishten Hafiz
Muharrem Dibren.
Ne kohen kur Xhemal Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te
pergjithshme ne Shqiperi, dhe ne prag te levizjes se Xhon Turqeve, qe ishte njifare
shprese per pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare.
Kjo qe nje humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe
Shqiperine. Me vdekjen e Babait te Zogut timonin e Dinastise Zogu e mori nana e
Ahmet Zogut me qe Ahmeti ishte vetem 13 vjec.
Gazetari, shkrimtari dhe historiani i shquar Suedez Sven Auren ka shkruar ne
librin mbi Shqiperine "Europeisk Orient" se: " Familja Zogu ishte shume e
bezdiseshme per sulltanet e Turqise. Dhe nena e Zogut ishte shume e afte dhe
ambicioze, ajo e shihte Shqiperine se shpejti te lire, dhe familja Zogu te ishte ne krye
te betejes se ardheshme te fitores kunder sundueseve sikurse kishte qene shekuj me
radhe. Ajo parashikonte djalin e saj Ahmetin si te vetmin pinjoll te kesaj familje qe
me ne fund te vendoste fatin e Shqiperise se pamvarur dhe sovrane. Sipas saj kishte
lindur e po brumosej pasardhesi I Skenderbeut".
Ahmet Zogu kishte nje zgjuarsi te madhe nga natyra. Ai ishte kureshtar, i
matur, serioz i shkathet e mjeshter i perdorimit te armeve. Ishte 13 vjecar e merrte
pjese ne kuvendin e burrave. Ata qe e kane njoftur shkruajne se Ahmeti megjithese i
vogel nuk permende kurre krahine por gjith Shqiperine. Burrat neper gjyqe thirrnin
Beun e Vogel (sikurse e quanin). Ai jipte vendime qe edhe te moshuarit nuk gjenin
zgjidhje.
Nena e tij e ndritur, duke i pare dhuntite e djalit te saj nuk donte me e mbajt ne
Mat, por donte me i dhene dituri me te medha per nje te ardhme per gjithe vendin
per nje dite jo te larget. Megjithe pikellimin per djalin e vogel dhe me gjithe
kundershtimeve e te pareve te Matit dhe te pleqenise ajo vendosi me e cu ate ne
Stamboll ne lice e me vone me studiuar ne Akademine Ushtarake. Per zgjuarsi dhe
pervetesimin e gjere te shkolles, ai u gradua ne intervale te shkurtera. Prej vitit 1912,
Ai jo vetem studionte, por ishte ne kontakt me perfaqesues shqiptare dhe informohej
per gjendjen ne Atdhe. Ishte koha e levizjes per pamvarsine e Shqiperise dhe fitorja e
Xhon Turqeve, shpallja e Hyrietit, qe mund te quhet dhe nje sukses i shkelqyer i
armeve te papushuara shqiptare.
Kryengritja e pare e Kosoves, perhapja e saj ne Shkoder, Mirdite dhe Kongreset e
Manastirit, Dibres dhe Elbasanit per te drejten e Gjuhes Shqipe. Kryengritja e
pergjithshme ne shqiperi dhe si pasoje e saj Autanomija Shqiptare ne Vilajetin e
Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines qene nxitje e flakes e 17 vjecarit Ahmet
Zogu qe te ndodhej ne qender te ngjarjeve qe kishin te benin me fatin e Atdheut.
Atdheu po lahej ne gjak, dhe vendi i Tij tashme ishte beteja vendimtare ne Shqiperi.
NGA LUFTETAR I THJESHT DERI NE KOMANDANT LEGJENDAR
Ne fund te vitit shkollor me 1912 Zogu u nis prej Stambolli me disa trima te Tij e
arriti ne Diber te Madhe ku u prit si nje prijes dhe burre me pondus, u informua mbi
gjendjen e vendit dhe vendosi me i be nje visite kortezie Kamejkamit te vendit.
Qeveritari Turk priti Beun e Matit, por u befasua kur pa nje djale fare te ri. Ai e
permbajti veten kur pa se kishte te bente me nje burre te pjekur, te afte dhe me nje
horizont te gjere si per Shqiperine gjithashtu edhe per Turqine. Ne fund te ketij
takimi Zogu i tha qeveritarit Turk: "Perandorija Otomane gabon kur perdore nje
qendrim armiqesor kundra aspiratave te Kombit Shqiptare, sidomos pas shpalljes se
Hyrietit, mund te rrjedhin ngjarje te pa pandehura dhe te idheta nga kjo sjellje"
Pasi u kthy ne Sarajen e vet ne Mat kaluan jave dhe nga te gjitha anet vinin
njerez me e pa dhe me i paraqit besnikerine e patundeshme te fiseve te tyre, ketij
djaloshi te ri tek i cili kishin varur shpresat per nje panvaresi te shpejt. Kur plasi
kryengritja e dyte ne Kosove ne korrik te 1912, ajo u perhap shpejt ne Jug. Keshtu
qe Turqija u detyrua me pranu kerkesat e shqiptareve.
Shtetet Ballkanike e pane qe Shqiperia do te perfitonte dobi te medha ne saje te
armeve te bijeve te saj, e nga kjo frike dhe per faktin qe nuk donin nje Shqiperi te lire
me vehte, i shpallen lufte Turqise. Zogu si largpames qe ishte parashikonte kurthin
qe shtete fqinje i thurnin vendit tone, vendosi te mos kthehet ne shkolle ne Stamboll,
por te luftoje per bashkimin e gjith Shqiperise. Shtetet Ballkanike iu sulen
Shqiperise me i marre nga nje cope. Zogu e kuptoj mire se bashkimi i Shqiperise
ishte me e sigurt nen Turqine ne ato moment sesa te binte ne dore te armiqeve
shekullor ballkanas. Ky popull qe kishte ndezur kryengritjen e Kacanikut kunder
Durgut Pashes, ky popull qe nuk iu kishte trembur vdekjes, ky popull paqedashes qe
i kishte qendruar besnik antareve te Lidhjes Ballkanike sot ishte me ne rrezik se
kurre po nga vendet anetare te Lidhjes se Ballkanit.
Ky 17 vjecar i pa perkulun i ben nje telegram prefektit te Dibres:
"Mund te mbledh nje fuqi prej 2000 matjanesh dhe jam gati te nisem vete ne krye te
keasj fuqije kunder armikut ne Shkoder po te me dergoj qeveria Turke minicion."
Zogu e kishte te qarte strategjine qe do te perdorte. Me ndaluar ushtrite ballkanike
me shkel token Shqiptare dhe ne ato vende ku t’i merrte prej Turqise te ngrinte
flamurin e pavaresise me Shkodren ne krye. Pergjigja e gatshme e Turqise nuk vonoi.
Armet erdhen dhe Zogu u beni nje kushtrim malesoreve per te ruajtur tokat e Ilireve
nga pushteti grabitqare fqinje. Kalaja e Zogut u mbush me mijera pleq dhe te rinj.
Nena e tij e porositi me tregua burreri si te paret dhe bekoi betejen e ardhshme e i
uroj djalit te dilte faqebardhe ne lufte kunder Karadakut grabitqar. Luftetaret trima u
nisen per betejen e madhe nen udheheqjen e Beut te Vogel. Lufta qe e ashper dhe 80
trima matjane dhane jeten ne ate beteje. Ahmet Zogu ne krye te luftes here me
komande here me pushke nuk pesoi gje vec xhoka e tij ishte shpuar nga plumbi tej
per tej. Kjo beteje eshte perjetesuar me nje kenge epike. "Ketu do te bej nje krahasim
me Heroin Tone Legjendar Skenderbeun. "Ne moshen 18 vjecare Skenderbeu ne krye
te nje ushtrije Turke, shtypi kryengritjen ne Brusa te Azize se Vogel. Kjo fitore qe
hapi I pare ne ngritjen e grades dhe simpatia e Sulltanit. Ndersa Zogut iu desh me u
hedh ne lufte per Shqiperine ne moshen 17 vjecare, se atehere e kerkoje nevoja e
Atdheu.
Me 17 Qershor te vitit 1961, ne New York, z. Vaclovas Sidzikauskas, Kryetar i
Asambles te Kombeve Evropiane te Roberuar, thote se emrin e Mbretit Zog e sheh te
lidhur ngushte me historine e Shqiperise moderne dhe nga kjo histori vecon e
deklalon: "Personi i Mbretit Zog dhe ai I Skenderbeut pese shekuj me pare na
tregojne se c’prej celiku jane bere Shqiptaret".
Serbet iu kishin drejtuar Matit. Zogut i erdhi lajmi, dhe ai caktoi zevendesit e vet
ne lufte kunder Malit te Zi, ndersa vete niset per ne Mat me u pre sulmin Serbeve.
Kur Shqiperia ishte ne valen e luftes me shtetet fqinje, erdhi nje lajm tjeter, por
gazmor: Ismail Qemal Beu ishte nisur per me shpallur pamvaresine ne Vlore. Zogu
tani duhet te linte Matin ne duart te sigurta qe te mos e rrembenit Serbet. Ai edhe
ketu zgjodhi trima te zot qe iu betuan se nuk do te lejonin kembe serbi te shkelte
Matin. Zogu vendosi me shku ne Vlore pa marre parasysh motin e keq dhe pengesat
e turqeve gjate rruges. Ai do te arrinte ne Vlore gjalle apo vdek. Zogu qe delegati i
Matit. Kur Ismail Qemali e pa delegatin, djalin 17 vjecar, i mallengjyer e puthi ne
balle dhe i tha: “Mirese erdhe biri im. Duhet ta dishe se, per kete pune qe po bejme
sot per shpetimin e Shqiperise, kemi pasur per mesues gjyshin tend, Xhelal Pashe
Zogun”.
Pas shpalljes se pavaresise duhej vepruar shpejt. Ai u kthye ne Mat dhe mblodhi
parine dhe i njohti me pamvaresine e vendit, por kjo duhej me u mbrojt me gjak e
lufte. Konferenca e 20 Dhjetorit te vitit 1912 e njohti pamvaresine e Shqiperise dhe e
emeroj nje komision per administrimin e vendit derisa Fuqite e Medha te zgjidhnin
nje mbret. Fqinjet ju versulen Shqiperise perseri. Shtetet e medha caktuan nje Mbret
per te vendosur qetesine dhe qeverisjen e Shqiperise. Princi prusian Wilhelm Wied
erdhi ne Shqiperi me 7 Mars te vitit 1913 dhe vendosi me pas si kryeqytet Durresin.
Ai u prit me shume enthuziazem nga populli i lodhur nga grindjet dhe grabitjet e
fqinjve nga te gjitha anet. Shqiperia perjetonte nje lufte per egzistence si ng grindje e
kryengritje te ndryshme, ashtu edhe lufte per pushtet dhe nga influenca e te huajve.
Me 15 Maj te vitit 1913 u zbraz Shkodra dhe fuqite e medha moren administraten,
kurse me 11 Gusht ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer u caktuan afersisht
kufinjt me Greqine. Por shtetet fqinj nuk e respektuan pamvaresine tone. Keshtu qe
Princ Wiedi nuk mundi me e ndryshuar situaten fare. Ai nuk e njihte popullin tone,
karakterin, zakonet as dhe gjuhen, keshtu qe shpejt e pa qe misioni i Tij qe i pa
mundshem ne labirinthin Shqiptare. Ai u largua nga Shqiperia me 3 Shtator te vitit
1914.
Lufta e Pare Boterore e gjen Ahmet Zogun ne malet e Matit ku luftonte per fatin
e ri te Shqiperise.Me 1916 terhiqen Malazezet prej Shkodre dhe hyne forcat
austriake. Komandanti I ushtrise Austriake August Von Karl kishte degjuar ne
Shqiperi ishte nje burre shteti dhe nje luftetar i madh dhe vendosi te hyje ne
marreveshje me te. Augusti i propozoi Zogut qe te mblidhte ushtri dhe nen
komanden e nje konoleli Austriak te nisej per ne Kruje dhe te lufonin per Austrine.
Pergjigjja e Zogut qe koncize dhe e prere. Ai ne vend qe te pranonte ne nje ushtri te
madhe ngadhenjyese iu pergjigj Von Karlit: "Fuqine e kam gati, dhe do te nisem per
ne Kruje brenda dy diteve, do te nisem po, vecse kurre nen komanden e nje koloneli
te huaj, dhe ne favor te nje ushtrie qe nuk eshte e vendit tim. Do te punoj dhe luftoj
ne emer te Shqiperise dhe, arritur ne Kruje, mendoj me thirre ne nje kuvend te gjithe
perfaqesuesit e krahinave te ndryshme Shqiptare per me formuar Asamblene
Kushtetuese per te caktuar fatin e Atdheut. Kush eshte burre Shqiptare, sot nuk
duhet te duroje me qe te luhet me fatin tone".
Ai u nis me dy mije trima ne Kruje, por Austriaket e kishin pushtuar. U drejtua
per ne Tirane dhe ajo sapo kishte rene ne duart e Austriakeve. Atehere u nis per ne
Elbasan, me 14 Shkurt merr Durresin, ku midis brohoritjeve entuziaste ngren
Flamurin e Skenderbeut. Po keshtu veproi te dergoje nje fuqi kombetare per te zene
Fierin, Lushjen dhe Beratin. Elbasani e priti prijesin dhe luftetarin e pa trembur me
brohoritje te zjarrta. Pa u clodhur mori dy zyra per administrate, mblodhi disa
intelektuale te zot dhe vendosi te mbante nje mbledhje ku do te formonte Asamblene
Kombetare.
Ushtrija Austriake u befasua dhe nuk dinte se si t’ia bente ketij kryetrimi dhe
politikani qe ngriti ne kembe gjithe Shqiperine. Me e eliminuar u dilte keq. Ata u
munduan me e integru ne ushtrine e tyre. I akorduan graden e kolonelit ne ushtrine
austriake, i premtuan pasuni, i afruan gjithecka qe mund ti afronin nje prinjesi, vec
se ky te hiqte dore nga planet e tija. Ahmet Zogu kishte urdher te caktuar, per te nuk
kishte pasuri, grada ne bote qe t’ia shuante zjarrin e dashurise per Atdheun.
Austriaket e pane se me cilin kishin te benin dhe sabotuan Asamblene e Elbasanit
duke penguar delegatet me pretekst se kishte rene semundja e koleres ne ate qytet.
Zogu nuk u demoralizua. Kauza e Tij nuk ndaloi perkundrazi titanik vazhdoi
misionin qe i kishte ngarkuar vehtes per Atdhe. Ahmet Zogu iu pergjigj thirrjes se
August Von Karlit per nje takim te ri ne Shkoder. Zogu e sfidoi dhe njehere
komandantin Austriak ne mes te ushtrise se huje duke i thene: "Austria kishte
ardhur ne Shqiperi si liberuese, e pra, ishte mike e Shqiperise; dhe nuk kuptoj se me
c’te drejte ajo perzihet ne punet tona te bredshme; dhe nuk kuptoj se si administrata
e vendit te mos jete ne duart dhe kontrollin e Shqiptareve". Ky qendrim e acaroi dhe
me shume gjendjen, por dhe kesaj iu gjet nje zgjidhje elegante.
Kur, me 21 Nendor te vitit 1916 vdiq Franc Jozefi dhe ne fron hypi Perandori i ri
Karli I Pare, Zogu perfaqesoi nje delegacion shqiptare per ti parashtruar Atij
homazhet e Shqiperise.
Zogu u prit si nje kryetar shteti. Kur Karli I e kuptoi qe Zogu po pergatitej me e
kthy ne atdhe atehere ndryshoi puna. Ata i parashtruan Zogut me shume takt se
prania e Tij ne Shqiperi, do te pengonte veprimet ushtarake te Austrise ne Shqiperi,
dhe i premtuan graden me te larte. Zogu protestoi: "Une kam ardhur ne Viene si
delegat i Kombit Shqiptare dhe jo si rob, asnje grade dhe pasuri nuk kane vlere per
mua". Zogu mbeti ne Viene deri ne mbarim te luftes se Pare Boterore. Koha e
qendrimit te Tij ne Viene qe shume e dobishme. Ai mesoi shume, u stervit ne artin
luftarak, lexoi historine dhe gjuhen gjermane…
Ne Austri pregatiti nje plan per pamvaresine e Shqiperise. Kur u neneshkrua
armepushimi me 11 Shtator1918, u vendos qe ushtrite aleate te qendronin ne
Shqiperi derisa te caktohej fati i saj ne Konferencen e Paqes ne Paris. Pas dy vjetesh
mergimi ne Austri u kthy perseri ne Shqiperi me nje bindje te pa tundur se i vetmi
shpetim i Shqiperise ishte pregatitja e nje Kongresi te Madh Kombetar per te
diskutuar gjendjen e mbrendshme dhe te jashtme dhe per te marre masat adekuate
decisive per clirimin e vendit.
Keshtu u vendos me u mbajt Kongresi i Lushjes me 21 Janar te vitit 1920.
Situata ishte shume e veshtire. Ushtrite e huaja ishin kudo, bile komanda ushtarake
e Italise vrau patriotin me te pakompromentuar Abdyl Ypin. Kjo qe perpjekja e te
huajve me ndaluar dhe me prish planet e ketij Kongresi sikurse bene me ate te
Elbasanit para disa vitesh. Vendosmeria e Zogut dhe e patrioteve te tjere bene qe ky
Kongres te vazhdoje punimet nen mbrojtjen e sigurt te Ahmed Zogut.
Shkrimtari Milto Sotir Gurra ne librin "Themelet e patriotizmit shqiptare" botuar
ne vitin 1933, e ka cilisuar Ahmet Zogun si "Shpirti i Kongresit te Lushjes".
Ne ate Kongres qe vazhdoi deri me 9 Shkurt, u proklamua themeli I shtetit te pare
Shqiptare. U zgjodh kryetari i Kongresit Aqif Pashe Bicaku.
U hartua nje note e rrepte proteste kunder forcave aleate qe synonin ta coptonin
Shqiperine. U padit qeveria e Durresit me Esat Pashe Toptanin qe perkrahej nga te
huajt dhe qe nuk perfaqesonte aspiratat e popullit Shqiptare. U zgjodh Keshilli i
Larte (Rregjenca deri ne vendosjen e nje Mreti). Ne ate keshille u zgjodhen patriotet
me te afte, me eksperience dhe urtesi dhe qe perfaqesonin te gjitha shtresat e
relihjionit shqiptare. Imzot Bumci katolik, Aqif Pashe Bicaku bektashi, Sotir Peci
ortodoks dhe Abdi Toptani Musliman. Ne Kongres ishte perfaqesuese e gjithe
Shqiperia me nje shumice te konsiderueshme delegatesh, prandaj u zgjodh dhe
qeverija e re me ne krye Shkelqesine e Tij Sulejman Delvinen, Ahmet Zogu minister i
puneve te Mbrendshme, Mehmet Konica I Puneve te Jashtme, Hoxha Kadriu i
Drejtorise, Ali Riza Kolonja i Luftes etj. Kryeqytet provizor u caktua Tirana. U
zgjodhen dhe anetaret e Senatit.
Delegatet e Kongresit do te qendronin ne Lushje deri sa te vendosej qeveria ne
Tirane. Parlamenti i pare i Shqiperise se pamvarur u mblodh me 27 Mars te vitit
1920. Zogu ishte zgjedhur ne postin me te veshtire meqe ishte i vetmi qe kishte
treguar nje vetmohim te pashembullt si ne pregatitjen e Kongresit dhe te mbrojtjes se
tij, por edhe ne te gjitha perpjektet me lufte, zotsi, urtesi dhe diplomonci qe ne
moshen 17 vjecare, pa ndaluar rrugen per clirimin e Atdheut. Delegatet e kishin te
qarte se Ai ishte i vetmi qe mund te siguronte zbatimin e vendimeve te Kongresit dhe
ruajtjen e gjithe Shqiperise. Zogu u zotua se do te nisej per Tirane dhe kur ta merrte
Tiranen do te pregatiste qeverine qe te instalohej atje. Megjithe keshillat e mjaft
delegateve qe te mos nisej aq shpejt, sepse rruget ishin plot me ushtri te huaja, ai
nuk u mprapsht.
Ahmet Zogu mori me vehte 25 djem matjane qe dhe keta vendosen te vdesin me
prinjesin e Kongresit Kombetar. Kur iu afrua Kavajes u gjend perpara topave dhe
mitralozave te nje fuqie ushtarake te huje. Komandanti i asaj ushtrije e ndaloi
Ministrin e Puneve te Mbrendshme te Shqiperise dhe e urdheroi qe te kthehej prapa
se ndryshe do te perdorte forcen. Zogu gjakftohte si gjithmone iu pergjigj:
"Jam i urdheruar nga Kongresi i Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te
Shqiperise qe te arrije me doemos ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle
ose vdek, duhet qe te kryej detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare
mbi gjoksin tim". Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i ri
dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te mos be
nje krim. Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne Kavaje, emeroi nje nenprefekt dhe
nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi kategorikisht propozimet e
Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit te Lushnjes, dhe u nis per ne
Tirane.
Ne Shijak prap nje batalion ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te
hapnin zjarr. Komandanti i batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe
ketu qe pergjigja e vendosur, pergjigja e Shqiptarit "gjalle ose vdekur do te kaloj".
Atehere komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe
Zogu u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar
ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur nga
grykat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni luftarak
barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije. Ushtari i huaji e
kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine me e derguar nje
urdher te shenjte ne vend. Rruga per ne Tirane qe shume e veshtire per Ministrin e
Puneve te Mbrendshme per kete 25 vjecar qe ia kishte kushtuar rinine dhe jeten vec
Shqiperise.
Qeverija Kombetare u vendos ne Tirane dhe menjihere i deklaroi te gjitha
qeverite e tjera qe sundonin ne Shqiperi te rrezuara dhe proklamoi pamvaresine e
Atdheut me kufinjt politik te 1913. Kjo qeveri u njoft shpejt nga shume vende.
Edhe pse Konferenca e Paqes pati caktuar kufinjt prap se prap si Greket ashtu
dhe Jugosllavet mundoheshin me shkeput dhe me nga toka jone. Kurse Vlora ishte
ne duart e Italianeve, Korca Republik ne vehte me Francezet si sundues. Jugosllavet
gjeten nje shkak tjeter me marre nje pjese te madhe. Ata kishin strehuar Marka
Gjonin dhe me pretekst se gjoja qeverija Shqiptare po sillet keq kunder katolikeve
ngriti Mirditen me shpall edhe ata nje Republik me Markagjonin si kryetar. Ishte
tetor 1921. Fqinjet u munduan me cdo menyre me perca dhe sundue. Ata paguanin
agjenta me shti faren e luftes dhe te vllavrasjes. Bajraktaret nuk ishin mesuar me iu
bind nje qeverije legjitime. Ata deshen me vazhduar si ne kohen e turkut te percare
me tarafin dhe trimat e tyre. Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi
gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe
shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe
vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12,
qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u
lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim. Ketu
shihej shpirti i Zogut. Nje shqiptare nuk carmatosej kur jepte fjalen.
Elez Isufi e kuptoi se Qeverija e Tiranes luftonte per gjithe Shqiperine dhe Zogu ishte
garanti i saji.
Shqiperia qe krejt e shkaterruar nga cdo pikepamje. Qeverija e dinte qe pa
shkolla nuk kishte asnje shans. Deri ne fund te 1922 u happen 54 shkolla neper
qytete e katunde, 50 prej tyre per 3 deri ne shate vjet, Liceu i Korces. Ishte nevoje e
ngutshme me nxjerre mjeke, agronome, jurista dhe administratore me shkolle te
larte perendimore. Per kete arsye qe nga Kongresi i Lushnjes u krijuan bursa
shteterore dhe me se 100 shqiptare ishin derguar ne universitetet e Frances, Italise,
Austrise dhe Gjermanise. Nje dite kur Zogu po ngjitej shkalleve per ne Kuvend, iu be
nje atentat nga studenti Matjan Beqir Valteri. Zogu u plagos ne kembe e ne dore. Ai
tregoi nje gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne salle pa dhene asnje shenje
alarmi. Keshtu evitoi nje gjakderdhje fatale. Herman Berstein, minister i SHBA ne
Oborrin Mbretor Shqiptare e ka pershkruar kete fakt, ket skene, ne kujtimet e tij:
"Nje i ri budalla, Beqir Valteri nga Mati, u shti te vere ne zbatim kete plan te
kundershtareve dhe te armiqeve politik te Zogut. Beqirit ja mbushen mendjen se po
te bente kete pune ai do te konsiderohej Hero Kombetar dhe se emri i tij do te
kalonte ne histori si ai qe shpetoi vendin e tij. Me 23 shkurt te 1923, ndersa Zogu
ngjitej shkalleve per te hyre brenda ne sallen e Asamblese, Beqir Valteri ju vu dhe
shtiu dy here nga prapa kunder Zogut. Zogu, i goditur dy here ne dore dhe ne
kofshe, u fut, sic ishte nisur ne sallen e Asamblese. Delegatet e Asamblese shikuan
me sy te coroditur, kur Ai me ngadale u ul me gjakftohtesine me te madhe ne vendin
e sekretarit.. Zedhenesi i Parlamentit, i frikesuar ishte larguar dhe shume te tjere
ishin ne pikun e panikut te pergjithshem. Trupi i Zogut qe mbushur me gjak, po ai u
ngrit ne kete cast dhe nisi te flase: "Keto gjera, - u tha ai delegateve me qetesi, -
shpesh here ngjajne, ne nuk I dijme se kur dhe ku: pra merreni kete gjendje me
qetesi dhe rregull". Ne kete menyre ai i zbuti delegatet. Pastaj u nis per ne shtepine e
vet, kur te dy plumbat ia hoqen nga trupi dhe u mjekua. Per se shpejti Ai u sherua
fare dhe pas atentatit doli ne skene".
Kur kishte kalur nje muaji, ne nje rruge te Tiranes u vra Avni Ruetemi, qe kishte
vrare ne Paris tradhetarin e Shqiperise Esat Pashe Toptanin. Opozita ja ngarkoi fajin
qeverise. Fan S. Noli ishte kryetar i opozites dhe shpalli se varrimi i Avniut do te
behej ne Vlore. Atje u mblodhen te gjithe kundershtaret e qeverise. Atje Noli me nje
fjalim te zjarrte kerkoi zgjidhjen e gjendjes se vajtueshme te Shqiperise me
revolucion. Nje komision me 10 prefektura vendosen me pergatit nje kryengritje dhe
me rrezuar qeverine legjitime te Tiranes. Keshtu qe me 10 qershor te 1924
kryengritesit u futen ne Tirane pa gjakderdhje. Qeverija dhe Zogu menduan me e
lene me aq se me kundershtuar do te behej nje lufte vellavrasje dhe do te ishte ne
dobi te shteteve fqinj qe nuk linin gur pa luajtur me e shkaktuar trubullira te tilla.
Zogu me nje grup qeveritaresh shkuan ne Jugosllavi, kurse nje grup tjeter ne
Itali, me shprese se vendi do te gjente nje zgjidhje politike dhe ekonomike, me qe per
keto arsye u nis kjo kryengritje. Ky puc shteti eshte quajtur padrejtesisht
Revolucioni i Qershorit te 1924. Revolucioni eshte kur nje popull ngrihet ne kembe
dhe ndryshon krejt nje sistem shoqeroro-politik, ndryshon arsimin, kulturen,
administraten, sistemin ekonomik, industrine dhe te ndrurit e pasurise etj. Edhe
sipas xhournalistit, historianit dhe perjetuesit te asaj kohe te ndierit Tajar Zavalanit,
thuhet se qe nje grush shteti dhe ilegal. Per sqarim (Zavalni qe vete fanolist dhe
antizogist deri pas Luftes se dyte Bterore). Ne krye te qeverise u vu Bishkop Fan Noli.
Asgje nga se u premtua nuk u be. Prape po citoj Tajar Zavalanin: "Rralle ne histori
shpresat e nje populli u tradhetuan me nje menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel
ne shesh menjehere se opozita radikale ishe nje grumbull politikanesh qe vepronin
se bashku pse ishin kundra disa gjerave, dhe jo pse deshen me zbatuar nje program
konstuktive reformash administrative, ekonomike dhe shoqerore".
Sulejman Delvina qe beri pjese edhe ne kabinetin e Fan Nolit e permblodhi
qendrimin e qeverise keshtu: "Ne luftuam per te debuar partine e Ahmet Zogut sepse
kishim jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni ju te rinjte jane gjepura". Deshperimi me
i madh erdhi kur ai qe hodhi parrullen e revolucionit mbi varrin e Avni Rustemit u
tregua me pak revolucionar se te gjithe. Noli e tregoji vehten se ishte nje dashnor dhe
nje mjeshter i letersise por nje diletant i politikes. E ashtuquajtura Qeveria
Revolucionare e Qershorit ishte nje barke pa timon ne mes te tallazeve te furishme.
Qeverija Noliane nuk zgjodhi asnje rruge qe duhej ne ate situate: ose me zbatuar
reformat qe duheshin me urgjence ne disa dekrete revolucionare: ose per te
legalizuar pushtetin e ri duke bere zgjedhje te reja parlamentare. Qeverija e Nolit nuk
beri vec gabime fatale ne politiken e mbrendshme, por edhe ne ate te jashtmen qe i
kushtoi shtrejt jo vetem atij por edhe Atdheut. Ai shkoi ne Gjeneve per te lypur nje
hua. Dikur Lidhja e Kombeve e kishte pranur dhe perkrah Shqiperine, kurse tani ai
u pa si nje uzurpator deri sa nuk kishte provuar legalisht se ishte i zgjedhur nga
populli. Prandaj qeverite e botes nuk e njihnin si kryetar qeverije, por me i dhene
hua jo se jo. Nuk munden me lene pa permendur fjalet e zjarrta thumbuese te ketij
briljanti te gojes qe kete here qene fatale per te e per popullin. Aty Noli tha:
"Demokracia eshte mashtrimi hiprokit i popujve, parlamenti nje mortaje, zgjedhjet e
lira nje komedi; burokracija e Gjeneves, me komisione, i mbulojne merimangat….."
Ai i vuri nje damke te zeze Lidhjes se Kombeve te Bashkuara me frazen e famshme:
"Keshilli dhe Assambleja jane duke ardhur rrotull me nje qerthur pa fund dhe jane
duke prodhuar flluska sapuni".
Kjo shkoi kunder qellimit te tij, dhe ishte krejt e padrejt, se Lidhja e Kombeve e
kishte shpetuar Shqiperine tre vjet me pare nga agresioni jugosllav. Ate e kishte
piskuar miza e hakmarrjes shqiptare dhe menjehere sapo u kthye ne Tirane njohti
Bashkimin Sovjetik dhe lidhi me ta marridhenie diplomatike. Me krijuar ne qender te
Europes nje qender propogante komuniste, ne ate kohe kur Europa jetonte nen
tmerrin e Revolucionit Bolshevik, ishte nje sfide qe vuri Europen ne levisje.
U dha kushtrimi ne kancelarite e Evropes per rrezimin e qeverise se Fan Nolit,
bile qe diten qe zbarkuan ne Durres 18 perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik. Njohja e
Bashkimit Sovjetik dhe kritika e rende ne OKB, e ndryshuan poziten nderkombetare
te Shqiperise ndryshe c’ishte tre vjet me pare. Dhe kete ne disfavor te saj. Ahmet
Zogu me shoket e tij ne Beograd, ndegjonin me keqardhje se si u kandadis vendi i
tyre. Edhe shtetet perendimore u befasuan per ngjarjet, dhe keshtu erdhen ne
kontakt me shqiptaret per te bere dicka si per vehte dhe per neve. Zogut ia lane
duart e lira te pregatitej nese mund ta ndryshonte situaten politike te vendit te Tij qe
ishte ne shkaterrim.
Politikanet qe kishin shkuar me Zogun ne Beograt kishin luajtur nje rrol te
madh dhe ishin te ngritur. Atje ishte Xhaferr Ypi, Shefqet Verlaci, Koco Kota,
Selaudin Blloshi, Ceno Kryeziu, Leon de Gilardi e te tjere. Me forca te emriganteve
shqiptare mbrenda kufinjve te 1913 dhe jashte saj, u pregatit nje plan aq gjenial sa
qe dhe luftetaret e sprovuar dhe te vjeter u mahniten nga kjo strategji e kolonel
Ahmet Zogut. Ai porositi kryetaret e forcave qe ti shmangen cdo perpjekje sa te kene
mundesi qe te mos vritnin ushtare dhe popull se mjaft gjak ishte derdhur. Shkelja e
Shqiperise nga cetat e armatosura filloi me 13 dhjetor te 1924. Luftetaret nuk gjeten
ndonje rezistence me perjashtim te Elez Isufit ne Peshkopi dhe Bajram Currit ne
Malesi. Nuk kaluan 10 dite dhe qeverija e Nolit u shpartallua, disa u bashkuan me
cliruesit, po keshtu bene dhe populli dhe ushtrija, Ahmed Zogu hyri ne Tirane ne
krye te 9000 burrave te armatosur me 24 dhjetor te 1924, qe u proklamua si dita e
"Triumfit te Legalitetit". Per me e pershkruar kete ngjarje tragjike por te pa anshme
ja japin fjalen z. Swire qe mori mendimin e Fan Nolit per fatin qe pesoi "revolucioni" i
tije. Ne nje leter qe shkruan Noli me dore te vet, tregohej fare sinqerte: "Duke ngul
kembe qe te behej reforma agrare, bena kunder vehtes pronaret e medhenj; duke
mos zbatuar reformen agrare humba besimin dhe perkrahjen e turmave katundare".
"Kthimi i Ahmet Zogut dhe Triumfi i Legalitetit, tregoi se ai kishte me shume kuptim
politik se te gjithe kundeshtaret e tij vue se bashku". (sipas Zacalanit).
Sapo erdhi Zogu u proklamua kudo qe te mos hakmerrej askush dhe te zbatohej
rregulli dhe qetesija, nenpunesit qe ishin te qendronin ne detyrat e tyre, po ashtu
dhe oficeret e ushtrija qe ishte te mos trembeshin se nuk do te kishin pasoja edhe
pse kishin sherbyer nen Fan Nolin. Me tu qetesuar vendi kolonel Ahmed Zogu tregoi
fisnikerine e tij, patriotizmin, bindjen para ligjit, dhe pas 10 ditesh sundimi si
komandant i pergjithshem i operacionit ushtarak dhe fitues pa gjak, xhveshi rrobat
ushtarake, dorezoi shpaten dhe pushken, dhe ia leshoi fuqine ne dore Keshillit te
Larte te Rengjences me 4 janar te 1925. Xhafer Ypi si anetar i Keshillit te Larte ja
ngarkoi barren kabinetit te ri Ahmet Zogu, ketij shpetimtari dhe ringjallesit te
shpresave kombetare.
REPUBLIKA SHQIPTARE
Me 17 janar te 1925 u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe
Shqiperia u shpall Republike Parlamentare sipas stilit Amerikan me nje president me
dore te forte. Kushtetuta e Republikes qe hartuar sipas asaj Amerikane , por
natyrisht duke iu pershtat Shqiperise.
Shqiperia ishte krejt per toke. Nuk kishte asgje. Luftat, pushtimet, semundjet
kishin bere kerdine ne Shqiperi. Duhej nje rregjim deri diku autoritar. Keshtu ishte
dhe ne shtetet fqinje. Me 25 janar te 1925 Shqiperia u shpall Republike.
Me 31 janat te 1925 Asambleja zgjodhi Ahmet Zogun te parin President te Shqiperise
ne mes te brohoritjeve dhe te entuziazmit qe s’mbaronte me thirrjet: Rrofte
Presidenti! Rrofte Ahmet Zogu! Gjithe bota u lajmerua dhe filluan me njohte
Shqiperine dhe me derguar perfaqesuesit e tyre. Keshtu filloi dhe ndihma ekonomike
dhe firma te huaja me ardhe ne Shqiperi se shihnin nje stabilitet dhe nje njeri te
vendosur qe ishte ne krye te vendit.
Zogu kishte shume detyra te medha per te bere. Se pari te krijonte nje
admistrate te rregullt, nje fuqi policore per te vene qetesine, gjykata dhe ligjet
moderne, zhdukjen e analfabetizmit, qe ishte rrenja e gjithe se keqes, spitale dhe
lufte kunder semundjeve ne mase si koleres, vendosjen e qetesise, shtrimi i fiseve
dhe bajraqeve qe nuk donin me iu nenshtruar nje qeverie moderne te kohes se tij.
Shqiperia ishte shume e verfer. Keshtu qe Zogu iu desh nje shtet mik per me i
kerkuar ndihme imediate. Kjo u be Italia. Te tjeret shtete per rreth na kishin
pushtuar shume vende, dhe nuk ishin te qete, por donin me ndez fesat mbrenda per
me na henger fare.
U pakesua ushtrija kombetare, me qe shkojshin shume shpenzime. U krijua
gjindarmerija dhe si inspektor i saj u emeruar koloneli i ushtrise britanike Sterling.
Zogu nuk donte me u lidh kembe e koke, vec me Italine, prandaj merrte oficiere dhe
keshilltare nga vende te tjera perendimore. Qellimi ishte me krijuar nje qetesi civile
dhe kjo u arrit deri sa ate kohe e kujtojne njerezit e thone: "Si qetesia e kohes se
Zogut mbahet mend". Ushtrija dhe gjandarmaria ishte e vogel, por shembullore.
Filluan kerkimet per nafte midis Vlores dhe Beratit. U hap Banka Shteterore
Shqiptare. Shqiperija filloi me ec ne rrugen e ndertimit dhe te perparimit me ate
takatin qe mund te kerkohej per ate kohe.
MBRETERIA SHQIPTARE
Me deshtimin e vajtueshem te qeverise se Nolit, u kuptua shpejt se Ahmet Zogu
ishte njeriu i caktuar nga fati per te ndertuar Shtetin Shqiptare te pamvarur qe
kishte mbetur i sakatuar nga rrenimet e Luftes se Pare Boterore. "Mbreti Zog ishte ne
lartesine e duhur dhe njeriu i cilesuar per ta udhehequr vendin qe natyra dhe
traditat e popullit shqiptare kerkonin". Keshtu ka deklaruar Hug H. Grant, ishminister
i SHBA ne Oborrin Mbreteror Shqiptare.
Pasi kishin kaluar 3 vjet Shqiperia Republik, njeresit politikane deshen me i
dhene vendit nje legjimitet, dhe nje autoritet me me baza dhe duke e krahasuar me
vendet qe na rrethonin, me nje fjale dhe me u mat me ata me ate pondus.. Nga ana
tjeter ishte vendosur ne Lushje nje Keshill Regjent qe ne nje te ardhme me te qete te
gjindej nje mbret. Ajo kohe qe koha me e ndritur e historise tone kombetare. Tani po
fryente era e pese shekujve te lavdishme historike tradiocioanale, ku principatat e
ndryshme caktuan nje kryeprinjes, nje trim qe doli ngadhenjyes ne lufterat kunder
grabitqare te huaj; turqeve otomane, sic ishte atehere Skenderbeu.
Me 7 qeshor te 1928 ne mbledhjen legjislative te dy dhomave te deputeteve dhe
te senatit vendoset nje zeri shtimi I nje paragrafi ne nenin 141. "Rishikimi i
pergjithshem i statutit i perket vetem Asamblese Kushtetuese". Sipas artikullit 47 te
dekretoheshin zgjedhjet e reja per Asamblene Kushtetuese. Zgjedhjet u dekretuan
me u mbajt me 17 gusht 1928. Nje asamblist duhej per 15,000..00 fryme. Kjo
zgjedhje nxorri 58 deputet. Siapas popullsise Berati 7, Dibra 6, Durresi 6,
Gjirokastra 9, Elbasani 6, Korca 9, Kosova 4, Shkodra 8 dhe Vlora 3. Asambleja e re
u mblodh me 25 gusht te 1928 dhe te gjithe perfaqesuesit folen per secilin rreth
elektoral qe perfaqsonin duke paraqitur deshiren e popullit.
Mbledhja e katert me 1 shtator te 1928 u hap ne oren 9 te mengjesit. Seanca
hapet nga kryetari Pandeli Evangjeli. Gezimin dhe entuziazmin qe ndienin
perfaqesuesit ne ate salle do ta pershkruej me fjalet e deputetit te Shkodres K.
Mjeda: "Zotnije! Ne kete stine 5 shekuj me pare, misat e popullit ishin mbledhur ne
Lezhe; ne vendin historik per me i dhuruar te Madhit Skenderbe kuroren e
Shqiperise, edhe sot Asambleja Kushtetuese eshte mbledhur per me i dhuruar
Shpetimtarit te Kombit Kuroren e Mbretrise te te Madhit Skenderbe……(duartrokitje
dhe brohoritje ne sallen e asamblese). Cou Leke, cou Pirro…cojuni o burra shqiptare,
afrohuni ketu, e Ti o i Madhi Skenderbe shih dhe gezou se shqiptaret e cuan
deshiren tende ne vend, qe Ti pese shekuj me pare deshte me e bere. Oh !
Skenderbe! Ne kete minut, sternipi yte, Zogu, po zen vendin tende, qe vete, me gjoks
te vet e shpate te vet e fitoi. A je kund Naim, po ti Vaso, ku je, eja ketu e nxjerr nja
dy vjerrsha prej zemres tende dhe tregoi botes se populli shqiptare qe ka ruajtur
gjithmone fronin e te Madhit Skenderbe, sot po krenohet, po lertesohet me te madhin
Zog, Mbretin e Shqiptareve, Oh c’dite e fatbardhe, oh c’dite e gezueshme per gjithe
popullin shqiptare mbrenda dhe kudo qe gjindet. Ne kohera me te rrezikshme qe ka
pasur Shqiperia, ai djale i ri rrezikoi jeten e vet, por vetem e vetem si te shpetoje
Shqiperine. Ne kohen e Luftes Ballkanike, djali i ri len shkollen e erdhi ne qytetin
historik te Lezhes, aty ku eshte varri i Skenderbeut dhe betohet se nuk do te la qe te
humbi Shqiperia! Ky eshte zotnij Shpetimtar i Kombit! Njaty eshte Pirroja, njaty
eshte Leka i Madh, njaty eshte Skenderi, te cilet bashke jane mbledhur me i dhuruar
kunoren e te Madhit Skenderbe, sternipit te tij Ahmet Zogut… (Brohoritje e
duartrokitje te gjata)". Asmbleja Kushtetuese shpalli njezeri Shqiperine Mbreteri
Parlamentare, Konstitucionale Demokratike dhe te Trashegueshme.
ME 1 SHTATOR TE 1928 Pasi delegatet uruan njeri – tjetrin per ligjeratat e
ndryshme kuptimplote, zgjodhen nje komision me i paraqit Ahmet Zogut nje Vendim
te Posacem me kete permbatje:
"Asambleja Kushtetonjese e mveshur me fuqirat sovrane te kombit, e aspiruar
prej deshires se shquar te popullit, per interesat vitale t’Atdheut, ne mbledhjen me
date 1 shtator diten e shtune ne oren 9 e 12 minuta me nje ze e me nje shpirte
zgjedh e proklamon: Mbret te Shqiptareve (Zogu i I) birin te dalur prej gjirit te vet
Shpetimtarin e Kombit "Ahmet Zogun" i zbritur prej familjes se famshme Shqiptare
"Zogu".
Pranohet
Duartrokitje te papreme. Komisioni u perbe prej 17 vetash nga dy per cdo rreth
elektroral. Ne oren 5 mbasdite te 1 shtatorit paraqitet Nalt Madhnija e Tij, Zog IMbret i Shqiptareve para Asamblese Kushtetuese dhe ne mes te brohoritjeve te pa
ndaluara betohet sipas Statutit te Shtetit Shqiptare.
Pas betimit Mbreti mbajti nje fjalim te shkurter qe ketu po permend disa fraza:
"Zotnije, ne mesazhin para disa diteve u pershendeta duke u uruar sukses Juve
Eterve te Kombit. Sot po iu drejtohem si shok, bashkepunetor te idealit te
perbashket. N’asht se ne fjalimin T’im nuk do te gjeni fjale te medha te kreneve te
ndershme te stolis ma krenore mos u cuditni. Se une shoh ne Kryesine e Shtetit
Shqiptare, ne te cilin titull qofte, "shembelltyren besnike te popullit dhe sherbyesin e palodhshem t’Atdheut. Sot ne minutin kur ngarkohem me detyren e rende dhe te larte te Shtetit prej vullnetit e deshires se popullit te c’faqur nepermjet vendimit te ndergjegjshem s’Uj, do te punoj duke marre parasyshe responsibilitetin moral, te cilin, heret a vone dine ta cmoje populli shqiptare me nje energji te pa kufishme per naltesine e vendit. Bota e ka marre vesht se po te lihen te qete dhe bijte e Shqipes, mund te krijone nje shtet. Mbas sodi detyren e kemi me te rende, se duhet t’i deftejme botes, se edhe shqiptari, si cdo popull i qyteteruar, mund ta marri kulturen, e cila eshte pasurija e te gjitheve dhe ideali i botes mbare. Vetem ne kete menyre, duke i siguruar vendit nje te ardhme te mire, mund te paguajm nje detyre
historike…"
Verbi Mbreteror u be "ATDHEU MBI TE GJITHA". Kete fraze shume kuptim
plote, e ka pasur Zogu ne shpirt qe ne femini, shkolle, lufte dhe ne veprimtari derisa dha shpirte.
FILLIMI I PUNES PER NGRITJEN E NIVELIT TE JETES
Jemi ne mbarim te vititeve 20. Qe nga viti 1912 kur u shpall Pamvaresia e deri
me 1922 ne Shqiperi pothaji se ka pasur lufte nga te gjitha anet si me njeri-tjetrin
per pushtet, p.sh. kryengritja e Haxhi Qamilit, Qeverija tradhetare ne sherbim te te
hyajve e Esat Pashe Toptani, Republika e Miredites, Kryengritja e Elez Isufit, ashtu
dhe me Fuqite e Huaja. Shtetet e huaja kishin fuqi ushtarake ne shume qytete deri
ne fund te vitit 1920, por dhe me pas nuk pushuan duke futur percarje per mos me i
dhene shans Shqiperise te zgjedhe rrugen e veteqeverisjes ne qetesi.
Shqiperija qe shesh lufte deri vone. Shtoi dhe gati 5 shekuj nen roberine Turke.
Pra nuk pati as mundesi, as kohe, me nis rrugen e zhvillimit. Analfabetizmi ishte nje
nga shkaqet penguese per nje zhvillim. Kjo rruge zhvillimi filloi kur Zogu u zgjodh me
qeveris si President dhe pastaj si Mbret. Zogu e kishte kuptuar qe me filluar nje
rruge civilizmi se pari duhet te garantohet sigurimi fizik i personit, sigurimi i qetesise
publike, i papunesise etj. Me mencuri dhe zgjuarsi ia arriti ne nje nivel te shkelqyer
per nje kohe shume te shkurter, si me ligjet moderne te nje kushtetute te perpunuar
dhe te pershtatur per traditat dhe zakonet tona me nje fjale nje far perzimje qe une
besoj se nuk gaboj me e quajtur Perendimore Lek – Dukagjinore.
Me shpalljen e Mbreterise, sikur populli ndryshoi botkuptimin pernjehere. Si
duket ajo enderr, qe ruanin ne shekuj per kohen e Skenderbeut, u ripertri ne nje
realitet. Fjala Mbretni dhe Mbret ishte nje besim, nje kurajo, njerezit filluan me
besuar se pas asaj apatije dhe plogeshtije me intriga dhe me percamje ja koha erdhi
me ne fund me u kthy se mbari dhe me filluar nje jete te re me optimizem se se
shpejti dhe neve do te krahasoheshim me te tjeret dhe do te ecnim ne rrugen e
perparimit dhe te civilizimit.
Megjithe veshtiresite qe kishte vendi, puna filloi ne te gjithe sektoret e jetes.
Edhe bota filloi me na ndihmuar ne nje menyre tjeter, sepse kishin besim ne nje
burre shteti, ne nje Mbret qe edhe populli tani kishte besim te madh ne te. Ketu dua
me permend se ne kohen e Zogut filluan reformat ne cdo sektor, natyrisht ne shkalle
te vogel se ashtu ishte mundesia ekonomike dhe sikurse thash me pare dhe niveli
arsimor. Iu desh me derguar njerez jasht me bursat e shtetit per te studiuar qe te
krijoheshin kuadro per ngritjen e vendit. Filluan me u ngrit shkolla, jo vetem ne
qytete, por edhe ne fshatra. Numri i shkollave arriti ne 511, i nxenesve ne 26,681
dhe i mesuesve ne 817. Keta ishin ne vitin 1923. Ne vitet e Monarkise numuri i
nxenesve te shkolles fillore u rrit ne 56,634. U hapen me shume shkolla te niveleve
dhe profesione te ndryshme. U shtuan shkollat femerore. U hapen 500 kurse kunder
anafalbetismit. Kurse per gra dhe vajza, u hapen kurse edhe per me alfabetue, edhe
per me mesuar profesione te ndryshme.
Dergoheshin per studime jasht shtetit me burse 100 studenta, kurse afro 400
studjonin jasht shtetit ne shkollat e larta me perkrahjen e prindereve. Librat e
mesimit u permiresuan. U formua nje keshill armisor per tekstet dhe si dialekt u
zgjodh ai i Elbasanit, me qe ishte i kuptueshem per te gjithe. At Gjergj Fishta e ka
quajtur me te drejt "gjuha e mushkes". U hapen edhe konvikte prane shkollave me u
dhene mundesi dhe femijeve te fshatrave me mesuar ne shkolle 5 klasore dhe te
mesme.
U hap instituti privat me emrin Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te rinjve
amerikan, Gjimnazi i Shkodres, Liceu I Korces u zgjerua, konviktet ne Shkoder, ne
Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar, Mat, shkollat e
mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes dhe ai i Beratit. Me 1934 u
shtetzuan te gjitha shkollat qe te mos i linte shume fushe veprimi propogandes se
huaj. U hapen muzeume dhe bibloteka. Ne muzeumin Kombetar me 1928 e vizituan
1785 veta, kurse me 1937, gjithsej 15,276. Keto qen disa shembuj.
Infrastruktura nuk ekzistonte pothuajse fare. Kjo filloi me u ngrit natyrisht me
ngadalesi, por me vendosmeri dhe optimizem. Lidhjet me krahinat e kadundet ishin
te veshtira, se natyra e vendit eshte e ashper. Keshtu qe filloi riparimi i rrugeve,
hapja e rrugeve te reja, ngritja e urrave. Ato 1,500 km rruge qe ekzistonin ishin
shume te pasigurta dhe qe duheshin te riparoheshin dhe paralel te hapeshin rruge te
reja. U ngriten 100 ura me nje gjatesi deri me 470 metra dhe nja 100 ura deri ne 10
metra. Programi i ministrise se ndertimit permblidhte ndertimet e porteve, rrugeve,
urave, kanalizimeve dhe tharje kenetash, ndertesash, institucione, banesa etj. Gjate
kohes se rregjimit te Zogut u ngriten ma se 400 ura, u happen shume rruge, u
asfaltuan rruge qe lidhinin shume qytete. Ato jane edhe sot dhe kane nje vlere
historiko-artistike te nje populli optimist per nje te ardheshme me te mire.
Dua te permend se mjaft qytete u lidhen edhe me linja ajrore si Tirana, Shkodra,
Vlora, Korca dhe Gjirokastra. Ndertimi i Kryeqytetit filloi ne stilin perendimor. Vlen te
permendim gjashte pallatet e bukura te ministrive qe edhe sot jane ne vend te pare,
bulevardi i bukur, lulishtja ne sheshin Skenderbej, Spitali Ushtarak, Spitali Civil me
shume pavione etj. Po keshtu cdo qytet kishte planin e vet te ndertimit dhe te
rregullimit.
Filloi elektrifikimi. Me ndihmen e shtetit filluan me u installu 2655 familje
imigrante nga krahinat e pushtuara te Shqiperise. Shteti u dha 60071 dylym toke.
Shqiperija beri lidhje diplomatike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe turistike me
shume vende te botes.
Shqiperija me te drejt pat shkel ne rrugen e qyteterimit dhe kishte ne vend po te
njejta perfaqesi sikurse shtetet e perparuara. Dua te permend se ne vendin tone ka
pasur ambasada qe ne vitin 1920 si p.sh. Italia 1920, Anglija 1921, SHBA 1922,
Franca 1922, Jugosllavija 1922, Greqija 1923, Gjermania 1924, Bullgarija 1925,
Rumanija 1925, Turqija 1926, Spanja 1929, Rusija (Perfaqesohej nga Athina) qe ne
vitin 1935…..Gjithsej 18 ambasada. Kishte dhe shume konsullata qe po i permend
per kuriozitet qe nuk e kemi degjuar me pare psh. Ne Tirane kishte 7 konsullata si e
Japonise, Suedise, Italise, Hollandes, SHBA, Rumanise dhe Greqise, ne Durres 6
konsullata si e Britanise, Belgjikes, Rumanise, Norvegjise, italise dhe Frances, ne
Shkoder 3 konsullata, ne Vlore 5, ne Gjirokaster1, ne Sarande 2.
Keto tregojne se kishte filluar, nje levisje, nje aktivitet pune, tregtije, kulture dhe
turizmi, sepse, kur nuk ke mardhenije pune e interesi bilateral nuk ke nevoje me pas
kaq perfaqesues ne nje shtet si Shqiperia e porsa lindur, e vogel, e varfer dhe shume
e prapambetur.
Drejtesia filloi ne stilin e botes se qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare
qe shembullore. Projektligjet hartoheshin nga Keshilli i Shtetit, nje nga entet me te
vlefshme te funksionit te Monarkise. U aprovuan nje rradhe ligjesh dhe kodesh te
adaptuar nga me te perpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar
dhe Keshilli Kontrollues jane disa nga veprat me te cmushme te periudhes se
pamvaresise ne kohen e Monarkise. Perdorimi i sitemit metrik, perdorimi i
operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj.
Dua te permend se te mendojsh ne cfare gjendje ndodhej Shqiperi, me ate
fantazi fetare me e bind popullin me ligj dhe bindje pa gjak dhe burg, ishte nje
mjeshtri, zotesi qe vetem Ai, Ahmet Zogu, e beri. Ne pershendetje te perfaqesise se
"Gruas Shqiptare" me 10 dhjetor te vitit 1929 Mbreti u shpreh keshtu:
"Nje nga ditet me te lumtura te jetes s’Ime eshte kjo dite kur po shoh para Meje, Ju
Zonja Shqiptare, dhe ju falenderoj nga zemra per urimet qe me beni. Ju cfaq
kenaqesine Time per inisjativen qe keni marre me ndryshuar jeten shoqerore.
Ne qofte se gruaja shqiptare nuk do ta beje, si duhet, detyren e Nenes, dhe nuk do ta
tregoje kurajon e saje per ti sherbyer ndryshimit te jetes sahoqerore, atehere
organizimi qe kemi filluar do te mbetet mangut. Dua nga gruaja shqiptqre jo vetem te
paraqisi elegancen dhe nderin, por edhe te jete nje element i dobishem per
patriotizem".
Kryetarja e delegacionit mbajti nje fjalim e nder te tjerash tha: "Nena Mbreteresh
i dha gruas shqiptare shembullin e shkelqyer per rritjen e femijes".
Mbreti i pergjigjet: "Tani cdo portokolli dua me shtua: Jam nga ata qe e ndiej
dashurine dhe respektin ndaj Nenes. Nena, deri diku perfaqeson Atdheun per
njerine. Nena ben njerine per Atdheun, Kombin. Nuk duhet t’a quani Familjen tone
jashte rrethit t’uaji; jemi si ju, bijte e kesaj toke, bijte e ketij Atdheu; burrat e kesaj
familje jave vellezerit e juaji, femrat jane motrat e juaja dhe Nena eshte Nena juaj.
Froni Jone bazohet ne dashurine e popullit. Familjen t’one gjithsecili do ta gjej gati
per nevojat e tij dhe per intersin e Kombit". Me 10 mars te vitit 1937 u hap java e
"Gruas Shqiptare" me moton: "Skllavja e Cliruar". Zbulimi i fytyres se gruas u be me
ligj. Filloi heqja e ferexheve. Dita e 10 marsit qe sheh femren shqiptare te lire pas kaq
shekujsh skllaverije e vuajtje, krenohet lumturisht me heqjen e mbuluses absurde qe
simbolizonte kohen e erret kur ajo ndahej nga jeta nga nje rradhe paragjykimesh te
trasheguara prej sundimit te huajit.
Emancipimi i gruas u be dhe me ligj. Zogu dhe mbare familja e Tij, kishte dhene
shembull qe shume kohe me pare. Si Nena e Tij ashtu edhe motrat dhe i gjithe fisi i
kishin hequr ato rrobet e kohes se Turqise dhe visheshin si cu quajt allafranga
(civilizuar).
Financat u rregulluan sipas ligjit, doganat, taksat, sistemi monetar, monopolet,
huanat shteterore edhe pensionet. Persa i perket pensionit qe ishte nje gje e pa
njohtur filloi me hyre ne rruge qe ne vitin e krijimit te qeverise se Kongresit te
Lushjes, por per arsye te lufterave dhe crregullimit nuk funksiononte. Punetoret e
shetit linin 5% te rroges per pensionin. Pensionet paguheshin, por e drejta me dale
ne pension nuk qe rregulluar. Por me 3 nendor te vitit 1937 u krijua me ligj Drejtoria
e Pergjithshme e Pensioneve per civila me nje karakter relativ autonom, kurse
Ministrija e Financave kishte pergjegjesine juridike.
LUFTA PER MEKEMBJEN E EKONOMISE KOMBETARE.
Shiperija ka qene dhe eshte nje vend agrar, por e mbetur ne shkallen me te ulet
te asaj kohe, ne krahasim me te gjithe vendet e Europes.. Nga vitet 20, kur
Qevererija e Lushjes mori legjimitet, filloi hapi i pare drejt nje ngritje, por me shume
ngadale.
Ne fillim, ne kohen e Repuplikes, u krijua Ministria e Bujqesise dhe e Pyjeve,
por me 12 frur te vitit 1929 u nderrue ne Ministrine e Ekonomise Kombetare. Filluan
me u kultivu dritherat te zgjedhur, dhe filluan me u marre farera nga jasht. Banka
bujqesore e sapokrijuar filloi me dhene ndihma per kultura te ndryshme.
Shqiperia, ky vend i varfer, i posa dalur ne drite, filloi me u perzie me boten e
madhe. Ajo mori pjese me prodhimet e saja ne ekspozitat e ndryshme te asaj kohe qe
mbaheshin neper bote: si Panairin Nderkombetar te Arteve dhe teknikes ne Paris, ne
Panairin Nderkombetar te Budapestit.
Qeveria filloi me ndihmuar bujqerit me vegla punimi te bleme nga jasht si me
1929 u blene nga Greqia 4000 parmenda dhe 200 trina hekuri, kurse nga
Cekosllovakija 1400 parmenda dhe 150 trina. Me vone filluan me u ble makineri me
te avancuara.
Filloi kultivimi i ullirit me 1934 me 46500 rrenje kurse me 1937 me 381050.
Kultivimi i duhanit u zhvillua ne menyre me te studjuar. Filloi nje aktivitet
eksperimentimi ne te gjithe sektoret e bujqesise, blegtorise, bimeve industriale etj.
Ne vitin 1929 u ngriten 8 stacione meteorologjike. U hapen shkolla bujqesore.
Ne Lushnje u hap nje shkolle bujqesore, Fidanishtja Shteterore u ngrit ne Laprake,
Instituti Zooteknik ne Xhafzotaj etj.
Qeverise i duhej te luftonte kunder semundjeve te ndryshme qe ishin perhapur
ne Shqiperi, per arsye te vobektesise dhe te prapambetjes. Gjendja shendetesore
ishte si mos me keq. Spitalet i njihje me gishta, kurse specialiste kishte vetem 50 ne
vitin 1920. Gjate rregjimit Mbreteror u hapen spitale neper qytete kryesore,
dispanceri ne vende me te vogla dhe abulanca, ambulanca antiveriane, stacione
antimalariken, qendra higjenike, loboratore bakteriologjike, ingjineri sanitare, mami
dhe agjenta shendetesore. Po ashtu edhe mjeke te shkalleve te ndryshme si: mjek i
posacem, mjek i bashkise, mjek komunal dhe mjek qeveritar.
Lufta duhej drejtuar semundjeve te zakonshme, por me shume kunder
semundjeve ngjitese si per njerezit, ashtu edhe per kafshet. Malarja bente kerdine ne
Shqiperi. Ne analizat e nxenesve te Gjirokastres, Durresit, Vlores dhe Beratit ishin
mbi 55 perqind me symptoma te malaries. Me ndihmat e miqeve te huaji te
Shqiperise u be nje lufte e sukseshme kunder semundjeve ngjitese. Me krijimin e
Institutit antimalarik nen drejtimin e Fondacionit Rrokfeler dhe te specialisteve
shqiptar, si dr. Ashta, u hapen dege te ndryshme ne shume qytete. Pervec sherimit
me ilace luftoheshin dhe folete e mushkonjave. Sipas analizave qe u bene ne vitin
1938, perqindja e femijeve me symptoma te malaries kishte zbritur: ne Tirane nga
42% ne 11%, ne Berat, Vlore dhe Durres ishte pergjysmuar. Keshtu qe ne nje kohe
kaq te shkurter u korr nje sukses gati i pabesueshem.
Edhe lufta kunder semundjeve te kafsheve shkonte paralel. Shqiperija kishte 6
milion bageti te imta dhe te trasha me nje vlefte prej 100 miljon franga ari qe ne vitin
1927. Por keto ishin me nje numer te madh semundjesh. Ministria e Ekonomise mori
masa profilaktike nepermjet dispanserive veterinare duke vaksinuar dhe shpernda
ilace.
Tregtia u garantua me ane te Kodit Tregetar. Por meqe ishim pa fabrika dhe pa
punishte te medha nuk mund te flasim per tegeti, por edhe kjo filloi me ate takatin e
kohes. Me teper prodhime blegtorale eksportoheshin per te importuar lende te pare
te industrise se lehte dhe farera te zgjedhura.
Jemi ne vitet 30, kur ne Bote filloi depresioni ekonomik. Ky depresion solli
sisteme te rrezikshme ne Bote qe do te shkaktonte tragjira gjyshekullore, sikurse e
perjetuam edhe ne. Shqiperija kishte hyre ne rradhen e vendeve te qyteteruara sapo
filloi pununen Qeverija e dalur nga Lushnja. Ministri i Puneve te Mbrendeshme
Ahmet Zogu propozon dhe me 30 djetor te vitit 1921 themelon Kryqin e Kuq
Shqiptare dhe me 2 gusht te vitit 1923 u be anetar i Kruqit te Kuq Nderkombetar.
Nen kujdesin e Kryqit te Kuq u hapen shkolla, jetimore, streha varferore, azilet e
para te pleqeve, ndaheshin dhe gjella per te varferit ne disa qendra.
Aktivitetet sportive nuk mbeten pas. Shqiperia filloi me marre pjese ne
kampionatet e ndryshme te lojrave. Vlen te permendim kampionatet e futbollit, notit,
ciklizmit, atletikes se lehte. Ne vitin 1932 Shqiperia u pranua si anetare e FIFA-s. Ne vitin 1933 mori pjese ne lojrat olimpike te Ballkanit ne Athine, me 1934 merr pjese ne garat e Sofies.
Artizanati Shqiptare filloi nismen e tij. Filluan te dalin ne drite mjaft punime
artistike, dekoracionale, piktura, skulptura, fotografimi etj. Me 24 maj te vitit 1931 u organizua nje ekspozite e artit ne Tirane. Dy shkolla u hapen ne Tirane, njera e vizatimit dhe tjetra e Institutit Teknik. Shqiperija u perfaqesua ne Ekspoziten e Parisit me 12 vepra te punuara nga nxenesit e shkolles se vizatimit.
Filluan me u formua kore, orkestra dhe teatro. Tearti shqiptare nisi te veproje si nje foshje e njome qe kerkon te gjeje fushen e artit te vertete. U vune ne skene edhe
pjese te veshtira.
Per te krijuar nje imazh te mire per turizmin filluan me u botu broshura te
bukura nga natyra shqiptare me ane te Entit Shteterore te Turizmit. Se pari u moren
masa legjislative. U hartua Kodi per mbrojtjen e rrugeve dhe te qarkullimit. Shume
perparimtare qe edhe dalja ne qarkullim e Kartes se Turizmit. Kjo i jepte turistit, si te mbrendshem ashtu dhe te jashtem nje perkrahje dhe informacion shume te
dobishem. Ishte e shkruar ne frengjisht dhe shqip. U krijua edhe nje statistike per
hyrje dhe dalje te turisteve. Po marr nje shembull per vitin 1936; Numri i vizitoreve
te huaji ishte 3742 veta, numri I diteve te kaluara ne Mbreteri 10559 dite, diviza si
kapital qe ka hyre ne Shqiperi nga keta 125708 franga ari. U bene lidhje me shoqata
turistike nderkombetare si: Qendren Nderkombetare te Turizmit, Unionin
Internacional dhe Organin Zyrtare te Propogandes per Turizem, Zyra Internacionale e
Shkembimit Aleancave Internacionale e Hoteleve dhe Aleanca Internacionale e
Turizmit. U shkembyen perfaqesi turistike me Parisin, Vienen, Amsterdamin,
Londren, Athinen, Pireun dhe Dubrovnikun. U lidh nje linje e rregullt Shkoder –
Dubrovnik. U lidhen marreveshje me shoqerite e flotave per vizita me vapor ne portet
shqiptare e anasjelltas. U kryen 3 filma dokumentar mbi vendin tone. Filluan botime
dhe afishe ne gjuhe te huaja.
Ne cdo hap sheh se vendi yne kishte hyre ne rrugen e botes se zhvilluar. Edhe
pse neve ishim te varferit dhe me te prapambeturit, jo per fajin tone, por te roberise shume shekullore, prap nuk deshem me u demoralizuar dhe me vazhduar sikur
qeme. Kurre ndoshta populli me pare nuk kishte pare automobila, tani u krijua dhe
Klubi Turistik dhe Automobilistik Mbreteror. U bene lidhje me shoqata dhe klube
nderkombetare.
SHTYPI I EPOKES ZOGISTE
Mund the thuash me plot te drejt dhe bindje se shtypi pati lulzimin me te
vrullshem se asnjehere. Censura Shqiptare nuk funksiononte si ne Gjermani dhe
Itali. Regjimi i Shqiperise nuk kishte nje monopol ideologjik, si keta dy vendet qe
permenda, si Gjermanija dhe Italia qe ishin shtete partiatike dhe me nje diktature
policore. Keshtu qe ne Shqiperi botoheshin shume libra dhe gazeta. Edhe nga jasht
hynte mjaft materiale i cdo ideje, bile fatekeqesisht dhe propogande komuniste, qe
me vone i hengri koken vendit dhe popullit gjate me shume se 50 vjet.
Ketu dua me permend disa gazeta dhe revista te ndryshme sepse ato jane
riperteri pas 50 vjetesh. Shembuj; "Albania" e New Jorkut, "Arbrnija", "Besa",
"Demikracija", "Drita", "Djersa e Popullit", "Jeta e Re", "Kosova", "Kombi", "Rilindja Shqiptare", "Shqiperia e Re", "Sporti Shqiptare", "Populli", "Vatra", "Vllaznia"…….
Mbi 30 gazeta me tituj te ndryshem.
Revista: "Bujqesija", "Ekonomisti Shqiptare", "Edukata e Re", Hylli i Drites",
"Ilirija", "Jurisprudenca Shqiptare", "Leka", "Mesuesi", "Minevra", "Shekulli XX",
"Shqiptarja", "Diana", "Java", "Kombi", "Ekonomija Kombetare"… Revista mbi 30
tituj.
Subscribe to:
Posts (Atom)