Ligji i Luftes se shtetit GREK kunder SHQIPERIS !!
Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon ti ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. Sipas llogjikes se ketij ligji shkaku për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit të Shtetit shqiptar marshuan në vitin ‘40 ushtarët fashistë - italianë për të pushtuar Greqinë!
(Por ne e dime shume mire qe arsyeja e vertet eshte pastrimi etnik i Shqiptareve te Greqise)
Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi.
Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga për ti rikthyer ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë.
Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë Italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.
Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është baza juridike edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.
Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në miliarda dollarë.
GAZETA QEVERITARE E MBRETËRISË SË GREQISË
Athinë, 10 nëntor 1940, Pjesa e Parë, Nr botimi 379
Përmbajtja: Ligje detyruese Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese.
Dekret rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve.
LIGJE DETYRUESE RAPORT MOTIVUES Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, Mbretit
Lartmadhëri rëndësia që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre.
Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne.
Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e Ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës.
Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.
Athinë, më 08 nëntor, 1940 Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj
Ministrat e Drejtësisë e Financave Ajis Tabakopullos Andhr. Apostolidhis
Ligji i Forcës Nr. 2636 1940
“Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike” Jeorjios B’ Mbret i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:
Kapitulli A’ Neni 1 Armiq
Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen:
a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.
2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.
3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.
Neni 2 Ndalimi i shkëmbimeve
1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.
2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19.
Neni 3
Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësit e armiqve.
Neni 4 Persona të familjes
Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes.
Neni 5 Përjashtime
Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
Kapitulli B’ Pasuritë armike
Neni 6
Sekuestrimi Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.
Neni 7 Pasuri armike në Greqi
Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1: Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.
Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit. Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi. Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.
Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi. Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi.
Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f.
Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f.
Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.
2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike.
Neni 8 Sekuestrimi i përkohshëm.
Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.
Neni 9 Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara.
Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit.
Neni 10 Të drejtat e të të tretëve jo armiq.
Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose të parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor,… … ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2.
Neni 11 Deklaratat e pasurive armike
1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë: Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.
2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.
3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.
4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në 3 për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave.
Neni 12 Administruesit
1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.
2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.
3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet.
Neni13 Detyrat dhe pushteti i administratorëve.
1. Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.
Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë me pasurinë e pronarit.
3. Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare.
Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji.
4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19.
Neni 14 Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve
Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin titull… … ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq, ose të emërohen si administratorë me vendime të përbashkëta të ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetërorë ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit të ndërmarrjes.
Neni 15 Detyrimi i informimit.
Çdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin, ose administrimin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vërë ato në dispozicion të administratorëve, në qoftë se ato kërkohen.
Neni 16 Akte urgjente.
Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile, ose bujqësore, ose shitja e detyruar e objekteve, që ndodhen në rrezik degradimi,…
…ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë, ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19.
Kapitulli C’ Dispozita të përgjithshme.
Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare të botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte.
Neni 18 Dispozita penale.
1. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet, ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.
2. Trupi gjykues bashkë, me dënimin, mund të urdhërojë edhe konfiskimin e elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen.
3. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj, deri në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.
Neni 19 Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike.
1. Për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund të rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komitet i përbërë … …nga një Këshilltar i Shtetit, ose Gjykatës i Shkallës së Lartë, të Gjykatës së Apelit, si kryetar dhe një prej Profesori ose Docenti ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose i ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësuesit e Ministrit të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të emëruar nga Ministrat kompetentë bashkë me plotësuesit e tyre.
Sekretar komiteti emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave, me gradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe te sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi.
2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji
Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart.
Neni 20 Zbatimi i ligjit
Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohet çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji.
Neni 21 Fuqia dhe zbatimi
Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.
2. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht, ose pjesërisht me dekret mbretëror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese.
Në të njëjtën mënyrë përcaktohet, ose plotësisht, ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave.
Athinë, më 10 nëntor 1940. Jeorjis B’
Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas
Anëtarët: Ajis Tabakopullos;
I. Dhurendis; A. Apostolidhis;
I. Arvanitis; A. Ikonomu;
S. Polizogopullos; H. Lis;
N. Papadhimas; I. Spenxas;
S. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; H. Alivizatos;
Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos; K.Manjadhaqis; A. Xifos;
M. Qiriakopullos; K. Koxias.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor 1940
Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos
Ligjet detyruese nr. 2637. 1940 Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.
Jeorjios B’ Mbreti i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë:
Neni 1 Pjesët a dhe b, të paragrafit 1, të nenit 18 të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3, të ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6, të ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohen si më poshtë:
Të trupave (anijeve dhe mekanizmave), të anijeve tregtare.
Të çdo mjeti transportues, nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.
Neni 2 Në fund të paragrafit 7, të nenit të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u plotësua nga ligji i Forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë:
8. Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje, për çdo rast konkret.
9. Në dëmshpërblimin për arsye papunësie të nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes në shtet të huaj të personave, që kanë shpëtuar nga mbytja e anijes, deri në ditën që do të rikthehen në atdhe, dhe shpenzimet për gjetjen e tyre, punë në lundrime të tjera, por për çdo rast, për një kohë jo më të madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, përveç se në raste të jashtëzakonshme me vendim të posaçëm të Ministrit të Flotës Tregtare Detare, të botuar pas mendimit të Këshillit Drejtues të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës përcaktohet ndryshe.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas Anëtarë: A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor, 1940
Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos Rreth përcaktimit, si armike të shteteve sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 2636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe vënies në zbatim në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtij ligji.
Jeprjios B’ Mbret i Grekëve
Duke marrë parasysh dispozitat 1 dhe 21, të Ligjit Detyrues nr.2636/1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”, mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë sonë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit tonë të Financave, vendosim dhe urdhërojmë: Përcaktojnë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë, pas marrjes prej saj të tokave perandorake dhe kolonive të saj, si dhe Shqipërinë. Vëmë në zbatim plotësisht dispozitat e ligjit të mësipërm në lidhje me këto shtete prej datës 28 tetor 1940. U ngarkojmë Ministrave tanë të Punëve të Jashtme dhe të Financave detyrën e botimit dhe vënies në zbatim të këtij dekreti.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave
Kryetari Metaksas
Ministri i Financave Andreas Apostolidhis
Sipas raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave thuhet se shifra e cameve te larguarve me force nga Greqia per ne Shqiperi gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore eshte rreth 35 mije vete.
Por pavaresisht numrit te personave te larguar dhe per te cilet nuk ka nje shifer konvergjente, ajo qe ka rendesi eshte pasuria e pretenduar dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufijve …
…politike te Republikes se Shqiperise ne vitin 1940 numeroheshin pervec shtepive e trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije ha kullota dhe 30 mije ha toke bujqesore. Po sipas kesaj zyre vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. Ndersa sipas Shoqates Cameria vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit vleresohet 2,5 miliard dollare, theksohet ne materialin e Grupit te Krizave.
Pra ceshtja çame sot shihet gabimisht si ceshtje pronash, dhe jo si nje rivendikim i drejte territorial!
Sipas perfaqesuesve te Shoqates Cameria, Greqia mohon te drejten e shenjte te prones private duke mbajtur ende ne kembe gjendjen e luftes me Shqiperine dhe duke etiketuar si bashkepunetore te gjermaneve tere pakicen shqiptare qe ka jetuar ne territoret e saj deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore.
Mbajtja ne kembe e ketij ligji prej mbi 60 vjetesh bllokon kthimin e pasurive te shqiptareve çame qe kane jetuar ne Greqi deri ne ate periudhe dhe jane larguar / debuar me force prej tokes dhe pronave të tyre. Kane kaluar mbi 60 vjet qe nga shpallja me dekret mbreteror e ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa si kunderpergjigje ndaj sulmit italian mbi Greqine nga territori i Shqiperise, i cili siguron ushtrimin e efekteve te tij sekuestrative kryesisht mbi 800 prona te shqiptareve, mesohet ne arkivat e Ministrise Jashtme shqiptare.
Kjo sepse sipas dekretit Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pronat u moren ne fillim prej Ministrise se Financave qe nga ana e saj ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim duke marre pej tyre 15% te te ardhurave vjetore. Abrogimi i ligjit prej qeverise kuislinge te Colakogluse, te mbrojtur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nepermjet ligjit 13 te vitit 1944 dhe prej atehere ai vazhdon edhe sot e kesaj dite të jete ne fuqi.
Ekziston nje dekret i qeverise greke te vitit 1989 per shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjehere nuk u miratua ne Parlamentin Grek. Duket se pikerisht pas ketij veprimi apo mosveprimi qendron dilema greke: ligji nuk ka efekte nderkombetare, as ne marredheniet me Shqiperine, aq me teper qe mes dy vendeve ka edhe nje Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi, por atij i ngelen disa efekte te brendshme, kryesisht mbi pronat qe gjenden ne territorin grek
Sipas avokatit te njohur shqiptar Agim Tartari Greqia ka aprovuar ne 3 dhjetor 1998 ligjin 2664, i cili fiksonte 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e paluajtshme ne Greqi.
Me pas pronat e paregjistruara, pra dhe ato te shqiptareve çame, konsiderohen si publike. Ligji i mesiperm parashikon te drejten e apelimit brenda 5-7 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e te drejtes se prones. Pikerisht ky eshte dhe afati kohor brenda te cilit Shoqata Cameria synon te realizoje nje padi kolektive ne Gjykaten Europiane te Strasburgut.
Levizja ne drejtim te rikthimit apo kompensimit te ketyre pronave qe perfaqeson nje fature te madhe financiare kerkon dhe aktivizimin e shtetit shqiptar, por politikanet homoseksual shqiptar vazhdojne të qendrojne paturpesisht ne heshtje! Deri tani shqiptarët kanë heshtur dhe logjikisht grekët kanë thënë se nuk ka një problem çam. Por tani është koha kur shqiptarët duhet t'i kërkojnë qeverisë & Shtetit të tyre të ndërhyjë, gjithmonë duke e trajtuar si çështje te shkeljes së të drejtave të njeriut. Shteti shqiptar duhet të flasë i pari! Qeveritë shqiptare dhe greke duhet të bëjnë hapat e parë të bashkëpunimit. Deri tani këtë problem e ka mbajtur larg frika e Shqipërisë së Madhe Për fat të mirë debati ka nisur edhe në Athinë, jozyrtarisht, në disa qarqe akademike
Friday, May 16, 2008
Wednesday, May 14, 2008
E P I R I
EPIRI
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figur e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë.Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore,në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t'i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme.Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pshtjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm, përsa i përket forcës asimiluese.
Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin,vepronin e i shkyenin. Këto mbulesa s'mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë".Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën.Ata konservuan vetvetën si popull,por nuk u ngurtëzuan si një relike muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës. EpiriMe emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetë(1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasiqë në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura.
Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë(2).Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë(3).Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kan qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na befasoj fakti se të njejtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.Tukiditi(4) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë, duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5),"Apeiros" quante edhe Azinë e Vogël, ndërsa Tukiditi(6) dhe Isokrati(7) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni( thotë se:"Homeri me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden".Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin "Epeiros" quanin tokat përkundrej ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon,të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros,që në dialektin dorik do të thotë "stere",ose "kontinent"(tokë)(9). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine.Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik.Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas,në shek.V-të p.e.sonë, ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir,u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Pra në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine.Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë.
Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11).Disa dijetar,duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12).Herodoti thotë se:"në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni,duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se:"vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë"(13).Në Epir jan gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështuqë p.sh.:- emra personash astidi,Anyla,Tarypi;- emra fisesh:Kaonët,Tesprotët,Pasaibët;- emra gjeografik:mali Tamar,mali Asnau,lumiThyam(14).Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore.Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.Teopompi,- thotë Straboni(15) - përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond(16) na thotë se:" ...në Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori". Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë përë rëndësinë e tyre ishin: Tesprotët, Kaonët, Molosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17).Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, e mbështeti në radh të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë".
Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh.Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t'u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Tesprotët, Molosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët"(1 . Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.Në një vend tjetër,Tukiditi i quante barbarë persianët, taulantët, ilirët, trakët dhe maqedonët(19). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni(20), Skymni(21), Polibi(22), Livi(23), Plini(24),etj.Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki: "Banorët e këtij qyteti, greqishten që flasin sot, e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë"(25). Në qoftëse anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasiqë nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjith popujt e tjerë që nuk ishin grek.Kundërargumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve, nuk është bindës. Helenët në përgjithësi,nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjyptjanët, të cilët ata i quanin "barbarë".Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan athamanët ilirë.Për kët tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonije korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën panhelenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27).Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se:"...populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e maqedonisë dhe të ilirisë".(2 Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek.
Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njejtin emër,kurse grekët Delvinën e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë.
Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike.Një kontribut të veçant për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavisë në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm(29). Duke studjuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjajshme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjajshme me ato të Vajzës(30) dhe të Matit(31). Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.Një rëndësi të dorës së parë kan edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë.Mesapët e Italisë së Jugut,origjina e tyre ilire tashmë është pranuar,që u hodhën në brigjet e italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë,sikurse tregon edhe emri i parë ,nuk janë gjë tjetër veçse kaonë(32).Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint,në Finoç,në Çukën e Ajtojt,në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë(33).Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë.Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit.Më të rralla janë stolitë,armët e objektet artistike.Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive.Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike,shtylla,etj.
Meriton të studjohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët.Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje.Një vështrim të veçant tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës,në rrethin e Gjirokastrës.Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe,në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër,shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër(34).Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë,koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene,prapëseprapë edhe në qeramikë,në mënyrën e punimit të saj,në trajtën e trungut të enëve,në vegjet dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire.Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit(35) dhe të Rosunjës(36).Ilirët e kësaj qendre përdornin vegjet brinake në disa variante,ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37) .Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi,ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t'hemthi.Në këto enë gjejmë motive me gërricje,me ngulitje,si zigzake,rombojke,vija paralele,gropëza,rrathë të vegjël me shirita në relief,etj.
Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe.Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë.Fibula të ngjajshme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire.Kështuqë formojnë një variantë karakteristike origjinale ilire,të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit ballkanik(3 .Dua të shqyrtoj një stoli tjetër,gjilpërat dyshe.Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Ripësit.Njëra prej tyre,ajo që është gjetur në qytetin e Jermës,është e larë në ari.Gjilpëra të ngjajshme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit,në qytezën e Gajtanit,në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë.Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit(39).Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studjuesit si prodhim zejtar vendës(40).Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës,tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët.Një fush tjetër,që na ndihmon për një gjykim më të drejtë për problemin e përkatësis etnike të epirotëve është edhe onomastika.Këtë çështje,e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41).Përmes faktesh të shumta,ai arrinë në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët(42).Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë(43),Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire(44).Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45).Si Admet (4 herë) ,Amynta (2 herë),Annia ,Apoita,Artemo,Artemoni (2 herë),Falakrion (4 herë),Nona,Genth dhe Falakr (6 herë)(46).Këtu po analizoj disa nga këta emra,që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri.Emri Admet,që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit,më kujton emrin ilir Adamat,që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47).Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë(4 ,si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49).Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit,në Tesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë(50).Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante,si Annai,Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati.Si H.Krahe(51),ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë ilir.
Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit.Ky më kujton emrin e mbretit ilir të Adrianëve,Genth,të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet(52).Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahit(53).Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion,që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit,H.Krahe(54),i përfshinte gjithashtu pa rezerv në emra ilirë.Një grumbull emrash ilirë kemi edhe tek burimet antike.Nga emrat që na kumton Tukiditi,lidhur me prijësin e kaonëve,të tesprotëve,atiutanëve e parauejve,katër janë ilirë(55).Po të jetë e saktë se fiset epirote kishin origjinë helene (greke),atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra ilirë.?!!!Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia),Atamania,Anfilokia,Prosaibia,Tesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit)(56),qenë thirrur edhe Aigestë.Të njejtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou,Aheron,Ahelou dhe Thyamis,prej të cilit e ka marrur sot emrin Çamëria(57) dhe emrat e maleve Tomar,Asnau,Aeropus,etj. Dihet se,ashtu si të gjithë popujt e tjerë jogrekë të Ballkanit edhe ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjë shkronja të gjuhës greke e latine.Në qoftëse sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine,kjo nuk don të thotë se ilirët u halenizuan dhe më vonë u romanizuan.Nëqoftëse epirotët do të ishin grekë,si do të kishte arsye që shkrimtari helen,Straboni(5 ,të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë,si popuj që flisnin dy gjuhë.Pa dyshim,Straboni ka pasur parasyshë që një nga këto gjuhë,që përdornin epirotët,ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja,të cilën e përdornin në mbishkrime.Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre (grekëve)janë quajtur barbarë e bilingë,pra jogrek.Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire.
Gjeografi danez Malte Brun,autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të,që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij,në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysëm barbarë".Përsa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia.Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë.Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia,Molosia.Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase.Me sa duket,gjuha shqipe rrjedh prej saj(59).Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se:"... këto vende,(në kohën e tij) quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar"(60).Ch.Brouchneri,ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane,që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë,në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë"(61).Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan "... trimat epirotë, shqiptarë të lashtësisë"(62).Lajbnici ,filozofi më i madh i kohës së tij,i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne,falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes.Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim,ashtu si albanologu Erik Hemp,"...një dijetar të hershëm ,të vërtetë, të gjuhësisë shqipe"(63),udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë,që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare,me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotecistit mbretëror të Berlinit,tanimë të njohur në botën shkencore si:" Letrat shqiptare të Lajbnicit"(64). Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 ,ai shprehte mendimin se;...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir"(65).Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire,si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66), J.E.Tunman,i cili thotë:"Edhe në Epir banonin vetëm popuj jogrekë,të cilët flisnin maqedonisht,siç është e njëjtë ,me gjuhën ilire"(67). Por mendim të tillë kishinedheF.Bop(6 ,J.R.F.Ksilander(69,J.G.F.Han(7 0),J.F.Falmerajer(71),T.Mommsen(72), P.Kreçmer(73);ku thotë:"Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve ,që nga kufijtë e krahinës sëEpirit,qysh herët,të paktën që nga koha e Herodotit(74),është përdorur emri i përbashkët Ilirët,ose siç quheshin në kohët më të lashta,Hilirët"(75).Ky emër vjen mbase nga jugu,nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset engjajshme me ta,që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut(76).Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77) në librin e tij "Ilirët",që ai e botoi në vitin 1988,thotë:"Ndarja më tresh e Ilirisë,ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent,u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave,të Dioklecian Konstantinit,Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës,si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë.Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent,rreth Shkodrës,si provinca Prevalitana,bënte pjesë në dioqezën e Dakisë.Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke"(7 . Grekët,në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit(79) dhe të Pirros(80).Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër,si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërme.Në Përmbytjen e Botës.Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke;më vonë ata,kur dalin në tokë hedhin gurë.Ata që i hedhte Deukalioni bëheshin burra,ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra.Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm.Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir,prandaj,sipas tyre Epiri u përket grekëve.Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit;Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin.Pseudohistorianët grekë,thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kan ngritur këtë problem në forma të ndryshme.Ja njëra nga ato;- Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë.Trashëgimtaria e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji),e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella.Qysh atëherë kjo qytezë - kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra.Në fakt kjo "histori" është vetëm një përrallë,(legjendë),sepse nuk ka asnjë dokument që tëket ekzistuar njëfar princeshe me këtë emër.Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar.Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?Në studimet historike,në relacione e kronika ngjarjesh,historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjat shekujve,mendime,kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë - kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend.Një mbështetje të pakundërshtueshme e gjejmë tek Emile Isambert(81),ku vihet në dukje se;Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës),duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi,në vitin 169 p.e.sonë,thekson:"Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra",që don të thotë:"Kështjella e Pirros".Grekët e quanin :"Pirru - haraks". Që në shqip don të thot :vija mbrojtëse e Pirros.Ndërsa Antigonea,qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua,të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea.Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin,para se të martohej me Ptolemeun(82). Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur.Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme),ka qenë kryeqyteti i Pirros.Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente),Plini sh.I,tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit(83).Ajo veç statujave të shumta të saj,qe e pajisur edhe me dy teatro,ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe,por të gjitha këto u grabitën nga "gjeneralët" romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos(84) (ilirian),pra paraardhës i shqiptarëve. Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro,i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij.Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë.Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë,dalin si shenja të mbretit Ajakid njëmajë shtize,vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë.Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon,që,në vitin 142-139 p.e.sonë,në Siri,duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve.Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror të kësaj helmete me brirë,por këtu nuk është nevoja.Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu,sepse nga njëra anë ,ai si "Aleksandër Bej" donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh,që ende sot në Orient quhet "Dhul-Quarnein"(Dybrirësh)(85),e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros."Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë,ne quhemi epirotë,...paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata,ut plurium,më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre..."Skënderbeu.Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali.Po për këtë biografi i tij Marin Barleti,me prejardhje nga Shkodra,në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti "Epirotarum princeps"(princ i epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh,ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar "Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë" (Herzog zu Epiro und Albanien),duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen.Kështu shprehet në punimet e tij studjuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke(86).Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike.Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës,në verën e vitit 1983.Gërmimet në teritorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme,sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë.Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra,sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro.Si pasojë,kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin,që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike.Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë,përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm,të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie,që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.Emile Isambert,duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek.I cili del me hamendje se:" Gjirokastra është Argia e dikurshme"(87).Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit.Aty rrjedh edhe një lum i vogël,i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë.Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj(8 në veprën e tij "Serbët dhe Shqiptarët".Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve."Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas,ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias"(89).Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar.Te vepra e Emile Isambert,afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme,siç e shkruanin më vonë grekët.Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj.Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit.Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek.XIV.Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës.Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi.Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar,për nder të udhëheqësve të lartpërmendur,kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër.U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin.Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit(90).Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra,si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit,që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ).Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra,të huajtë që duan t'u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ;Chateau d'Argent ( Kështjellë e Argjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet.Aty jo vetëm muret,por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna dhe ditën nga dielli.Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt(91).Sikurse që u pa më lartë për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza,nuk ekziston asnjë dokument.Është vetëm një legjendë.Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme.Dinastia e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare.Edison L.Clark(92) në veprën e tij,flet qartë për origjinën,gjuhën,shtrirjen e shqiptarëve.Ai thotë;"Shqiptarët,arnautët,siç i quajnë ata turqit,ose shqiptarët banorët e shkëmbinjëve,siç e quajnë ata veten banojnë në teritorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore,duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjrin e Artës (Ambrakisë)së Jugut"(93).Ai vazhdon:"Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm.Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje,por të një gjaku,që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë"(94). Edison ,e çartësan dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë(95). Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përrethë?!!.Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me gjakun e djemëve më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke,ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë.Nga ku shpjegoheshin perënditë.Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë,kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!!Këto e kanë shpjegimin e vet!.Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve.Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit vetëm truallin e Epirit,por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme,ata bëjnë një propozim anormal;Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke.Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar.Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa;ose të pranohet propozimi i palës greke,ose në të kundërtën,të mos krijohej aleanca,që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontraditash.Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke.Nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë.Në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë,misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashërin.Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.Sipas dy raporteve sekrete,njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877,të shpallur në Athinë në revistën vjetore "Neos Kuvaras" të vitit 1962.Mavromati i raporton Harillas Trikupit:"Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë,meqenëse Abdyl Frashëri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t'i jepet mbretërisë greke,pasi është tokë autoktone shqiptare".(96) Më poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton:"Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; - Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftëse negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje.Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir,do të dezertojnë për të kaluar drejt veriut(në drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë,pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir".(97)Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek.Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre,ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit, në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si;L'Epire et la questiongrecque,Memoire sur l'Epire en general et particuelierement sur l'eparchie de Janina par unë Epirote,...!!Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashëri,i drejton redaksisë së gazetës "Moniteur Universale" të Parisit një artikull,i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879;"Zoti redaktor.Artikullit të botuar në gazetën "Republika Franceze" nuk i dhamë asnjë përgjigjje,sepse njësjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive.Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj.Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre.Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë.Nuk jemi savantë dhe as pretandojmë për të,për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë.Herodoti,Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë.Sipas Strabonit,Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë.Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kan mendime të kundërta,se cila pjesë e Epirit është greke?Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria,por edhe Maqedonia,Thrakia,Rumania,Azia e Vogël,etj.Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!!Epiri ka 650 mijë banorë.Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë?Në Korçë?Në Berat?Në Gjirokastër?Apo në Çamëri?Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë,jo epirotë grekë.Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngijtur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre!!!Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmonë se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë.Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës,e cila për fat të mirë i mungon Greqisë.Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen,në fakt janë vetëm miq të zhurmës,evropa nuk do të kishte kurrë qetësi.Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar,ashtu si e krijoi natyra dhe historia.Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme,të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme.Ajo përpiqet të zgjasi një ngatërresë,e cila s'ka për të mashtruar asnjë evropian.Po të ngulë këmbë greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura,të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve,shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që tëmbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe jan betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja.Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë.Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia".(9 Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike,qarqet shoviniste greke e përqëndruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit.Të ndryshëm nga xhakatarës sebo-malazez,që si edukatë speciale për të coptuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone.Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të "sjellshëm",në këtë fazë të parë.Për ata gjthçka duhej të realizohej brenda gjendjes normale,të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm reciprok.Pra gjithçka duhej të zgjidhej " pa dhunë",me programe,spastrime masive,asgjësim fizik,dëbim kolektiv nga toka,por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një menjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar,në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare.Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa,por,në radhë të parë,nga popullsia e "pakulturuar" e Epirit si një fat i "madh" për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit.Në kuadrin e "miqësisë" së lashtë,shqiptarët nuk kishin pse t'i shikonin "vëllezërit e tyre të sinqertë" me frik e dyshim.Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t'u linin raste shqiptarëve të dyshonin në "dashurinë"dhe "sinqeritetin"e tyre,se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë,duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth.Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj.E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri. Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t'i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit,për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë. Ata do të shfrytëzonon me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe,ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t'u fryrë burive pa rreshtur në dyertë e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.Të palodhur për të zbatuarderi në një programin e tyre shovinist,qarqet vorio-epirote,tashmë,të lidhur edhe me ideatorët e "naçertanës"e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi,prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë.Skemat ishin përgaditur me kohë.Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane.Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin.Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë,ku ditë-lindja dhe ditë-vdekjae saj ishte kaq pranë.Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkonë një popull,lirinë dhe pavarësinë e tij.Greqia si greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët,por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapoformuar të Vlorës.Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë.Por a do të coptohej në tri pjesë Shqipëria në qoftëse Greqia,qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre teritorial ndaj trevës së Çamërisë?!!!Në këtë kohë,kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj,shovinizmi grek,si gjithmonë i "urtë" dhe "dashamirës"ndaj popullit shqiptar.Në bazë të po atij skenari,me shumë pretendime,bëri hapin e saj gllabërues dhe tradhëtinë ndaj kombit shqiptar.Në këtë radhë pasojat e politikës "fine"greke ishin katastrofale.Gati gjysma e Epirit,treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë dhe iu dha greqisë.Si mund të kenë Qeveritë e Shtetit Shqiptar iluzione ndaj politikës zyrtare greke në lidhje me Shqipërinë dhe trojet shqiptare,kur edhe sot në Shqipëri dhe Greqi funksionon,madje edhe është rritur në përmasa të pazakonta në luftënantishqiptare,"Komiteti shovinist i Vorio-Epirit"?!!!.
marre nga Revista Kombetare Shqiptare e Pavarur ILIRIA
Prof. As. Dr. David Luka "Regjistri turk i vitit 1485"
Prania e toponomisë sllave në tokat shqiptare është bërë objekt i studimeve të ndryshme me karakter historik e gjuhësor. Analiza shkencore e saj shërben për të hetuar e shpjeguar shkaqet e mirëfillta të ekzistencës së këtyre toponimeve si mish i huaj në onomastikën shqiptare.Ky problem shpesh zhvendoset në shek. XV, ku dalin të regjistruara nga turqit viset e banuara nga shqiptarët e që përbëjnë në tërësi përafërsisht etnosin shqiptar.
Në analizën e emrave të defterëve të kadastrës osmane të vitit 14311 dhe 14672, shqyrtimi i toponimeve me gurrë nga sllavishtja na shërben për të treguar kryesisht gjurmët e invazioneve dhe të kadastrimeve të të huajve në tokat shqiptare. Në trevat që përfshijnë këta dy regjistra, shqiptarët janë autoktonë së paku që nga koha antike, ata kanë banuar gjithnjë e vazhdojnë të banojnë aty edhe në shek. XV. Analiza gjuhësore e emrave të këtyre regjistrave3, vetëm përforcon karakterin vendës të tyre duke shpjeguar në disa raste edhe shkakun e daljes së disa toponimeve sllave në këto toka shqiptare.4Në regjistrin e vitit 1485 puna qëndron pak më ndryshe, sepse në skajet më veriore të trevave që përfshin ky defter, kemi të bëjmë drejtpërdrejt me simbiozën shqiptare-sllave gjatë mesjetës.
Ky problem, i rrahur shumë veçanërisht nga historianë të huaj, i ka kaluar shpesh caqet e një vështrimi shkencor të mirëfilltë, duke iu nënshtruar qëllimeve politike të caktuara. Këto mendime të paracaktuara, kanë gjetur përhapje te shumë autorë sllavë ku "më i njohuri dhe më frytdhënësi" (siç!) ishte dhe mbetet J. Cvijiqi, i cili qe edhe themeluesi i shkollës antropogjeografike, në kuadrin e së cilës qe formuar edicioni i posaçëm "Naselja i poreklo stanovnistva"5. Sipas Cvijiqit6, në Kosovë nuk ka popullsi të vjetër, sepse, sipas tij, shqiptarët kanë ardhur pas luftës austro-turke të vitit 1690.
Vetëkuptohet se emërtimi Stara Srbija (për Kosovën) nuk ka të bëjë fare me çështje shkencore, ai ka karakter politik të mirëfilltë.Duke e rrokur problemin nga ana historike vetëm "en bloc" (për të mos dalë nga caqet gjuhësore të trajtimit të tij), tani mund të themi se përfundimet e Cvijiqit dhe të pasuesve të tij, janë të gabuara. Elementi shqiptar jo vetëm është i pranishëm në zonat skajore veriore të viseve që përfshin defteri i vitit 1485 (themi në zonat skajore veriore, sepse në trevat e tjera nuk kemi të bëjmë me elemente, por me një etnikum me intensitet të plotë), por ai përbën atë shtresë që është autoktone që nga koha ilire. Bile këtu kemi një pjesë të trevës gjuhësore të kryehershme të formimit të gjuhës shqipe7. Në këto rrethana nuk bëhet fjalë për autoktoni të shqiptarëve nga shek. XV (kjo fjalë mund të përdoret vetëm për arsye të karakterit metodik për të kundërshtuar mendimet e Cvijiqit me shokë). Shqiptarët janë autoktonë në këto vise që nga koha ilire.
Dokumentet e shek. XV vlejnë vetëm për të vërtetuar praninë e tyre në viset për të cilat po flasim. Kjo prani tani, është e padiskutueshme duke filluar që nga Krisobulat e Deçanit8, pastaj në regjistrin e vitit 1455 të vilajetit Vellk9 (Kosova në kuptimin e ngushtë të saj, duke përfshirë edhe qytetet), si edhe në regjistrin e vitit 1485.10Nga pikëpamja historike, prania e shqiptarëve në trevat skajore veriore të regjistrit të vitit 1485, nuk përbën problem.
Pikërisht duke u mbështetur në këto të dhëna historike do të mundohemi ta trajtojmë onomastikën e këtij regjistri edhe nga ana gjuhësore. Në këtë drejtim duhen mbajtur parasysh disa çështje.
1. - Regjistrat e kadastrës osmane për vendin tonë (viti 1431, 1467 e 1485), duke përfshirë pjesën më të madhe të tokave ku banojnë shqiptarë, paraqiten edhe nga ana gjuhësore si një njësi e një populli që flet shqip në të gjithë trevën që përfshijnë ato, e pasqyruar kjo në emrat e vendeve dhe të njerëzve.
A. - Alfabeti arab, me mungesat e tij, nuk e prish këtë njësi. Ndryshimi i emrave të vjetër me të sotmit në pjesën më të madhe shprehin ato dukuri që shpjegohen fare mirë nëpërmjet fonetikës historike të shqipes, duke sjellë një ndihmesë të re në këtë fushë të dijes.
B. - Elementet vendëse janë mbizotëruese në toponomastikë dhe në antroponimi, duke mbajtur parasysh këtu apelativat e shumtë, shpeshherë fjalë të fondit autokton (që përbëjnë një numër të konsiderueshëm të fjalëve të shqipes paraletrare), elemente të rëndësishme të strukturës si fjalëformimi: prapashtesat vendëse të vjetra, kompozitat etj.
C. - Në këtë njësi gjuhësore dallojmë, me aq sa na lejon materiali onnomastik, që shmangiet dialektore janë të pakta dhe disa veçori sapo kanë filluar të bigëzohen. Për dialektologjinë historike shqiptare thellimi në këtë drejtim paraqet, në mungesë të dokumenteve të shkruara, pasqyrën e gjendjes së shqipes në shek. XV.
2.- Elementet e huaja në toponomastikën e këtij shekulli janë e mbetën të huaja, ato nuk marrin e japin me elementet vendëse.
3. - Në shqyrtimin e onomastikës me gurrë të huaj, për asnjë çast nuk duhet harruar se pushtuesi përpiqet gjithnjë të shuajë ndjenjat kombëtare të popullit të pushtuar. Në këtë drejtim gjithnjë ka një program shtetëror të përcaktuar mirë, që përfshin edhe onomastikën. Për mënyrën e emërtimit dhe karakterin e përdorimit administrativ të emrave me burim të huaj të defterit të vitit 1485 vlejnë po të njëjtat vërejtje që kemi bërë për dy regjistrat e tjerë të vitit 1431 e 146711. Bile, në regjistrin e vitit 1485 ky drejtim është thelluar, duke pasur parasysh që shkruesi i tij është me kombësi sllave12.
4. - Në shqyrtimin e emrave të njerëzve të defterit turk të vitit 1485 duhet përdorur një kriter specifik. Këtu mund të vihet shenja e barazimit ndërmjet antroponomisë dhe etnicitetit, kur është fjala për banorë me emra shqiptarë (e shikuar kjo çështje nga çfarëdo lloj këndi), por jo kur është fjala për banorë me emra sllavë (ortodoksë).
Në këtë mes duhen mbajtur parasysh rrethanat politiko-shoqërore dhe kulturore - fetare të periodës që po shqyrtojmë. Në qoftë se për emrat e Krisobulave të Deçanit vlejnë përfundimet se "... administrata përfaqësonte interesat e kishës, të shtetit ose të institucionit që i shërbente, i cili kishte politikë ekspansioniste në të gjithë kuptimin e fjalës"13 dhe se "në zonat ku sundonte kisha ortodokse sllave kemi një proces të riemërtimit të popullsive të tjera në të gjitha kuptimet"14, emrat sllavë (ortodoksë) të njerëzve të defterit të vitit 1485 më tepër se etnicitet tregojnë kufirin e ndikimit të kishës sllave që, duke nisur nga shekujt VII-VIII qe shtrirë mjaft.Shembull i qartë i një trajtimi të emrave duke nisur nga kushtet konkrete është vetë regjistri i vitit 1485. Në qoftë se do të vinim për të gjithë rastet shenjën e barazimit ndërmjet emrave të njerëzve dhe etnicitetit të tyre, do të nxirrnim përfundimin e gabuar se myslimanët e qyteteve të Pejës dhe të Shkodrës janë me kombësi turke meqë mbajnë emra turq.
Ky rast na jep dorë të kuptojmë se ndikimi fetar turk, i nxitur nga shteti me diferencimin e taksave etj., ka filluar të bëjë punën e vet brenda një kohe të shkurtër, duke nisur nga qendrat e mëdha.Për katër shekuj me radhë (XI-XIV) me pak ndërprerje krahinat e Shqipërisë Veriore (përafërsisht ato që në të ardhmen do të bëjnë pjesë në sanxhakun e Shkodrës), qëndruan nën sundimin e feudalëve serbë të shtetit të Dioklesë dhe të Rashës.
Vetëkuptohet se klasa sunduese, ajo që diktonte në të gjitha fushat e jetës, qe sllave, prandaj mbizotërimi i saj politik dhe fetar mbi popullsinë shqiptare qe i padiskutueshëm15. Politika ekspansioniste e shtetit dhe e kishës ortodokse sllave dokumentohet së paku nga shek. XIV16.Ndaj shqiptarëve të krahinave skajore veriore të regjistrit, që gjithnjë kanë qenë jashtë kufijve të truallit amtar, është ndjekur një politikë asimilimi dhe genocidi17.Në këto rrethana as në pikëpamje gjuhësore elementet sllave të këtij defteri nuk mund të vështrohen në një hulli me ato vendëse. Janë pikërisht këto kushte politiko-shoqërore që shpesh ndihmojnë për të kuptuar disa dukuri kontradiktore që në rrethana normale janë të pashpjegueshme.Onomastika me gurrë sllave, veçanërisht në viset skajore veriore të regjistrit të vitit 1485 më tepër se vepër e një bashkëjetese paqësore me zhvillim në kohë, është pasojë e rrethanave politiko-shoqërore (ndërhyrje administrative etj.) me qëllime të caktuara**.
*Defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës 1485, I Tiranë, 1974. Ky defter është i tipit mufassal "i hollësishëm" dhe përfshin një trevë të gjerë, që i kapërcen kufijtë e sanxhakut të Shkodrës. Ky sanxhak në vitin 1485 ndahej në katër kaza: të Shkodrës, të Podgoricës, të Pejës dhe të Bihorit. Kazatë ishin të ndara në njësi më të vogla administrative, në nahije. Përveç këtyre, në regjistër janë përfshirë edhe një pakicë fshatrash nga nahijet e Vuçiternit, të Prishtinës, të Prizrenit etj., që bënin pjesë në sanxhakun e Vuçiternit dhe të Prizrenit. Regjistri ka si shtojcë në fund regjistrimin e hollësishëm të nahijeve të Pipërit e të Kelmendit të bërë në vitin 1497. (Për shënime më të hollësishme shiko Defteri i regjistrimit ..., Hyrje, f. 3-46).
1 - Sûreti defter-i sancak-i Arvanid, H. Inalcik, Ankara 1954.
2 - Sûreti defter-i esami vilayeti Dibra, f. 124-176, Basbakanlik Arsivi, maliyeden mudever, nr.508.
3 - Shiko hollësitë po në këtë pjesë te Regjistri turk i vitit 1431 dhe Regjistri turk i vitit 1467.
4 - Po aty.
5 - M. Tërnava, Shqiptarët dhe qytetet e Kosovës në shek. XV-XVI, në revistën "Studime historike" nr. 2, 1979.
6 - Osnove za geografiju i geologiju Makedonija i Stara Srbija, libri III, Beograd 1911, f. 1169, 1194. Shiko për hollësi të tjera edhe te Mark Krasniqi, Disa burime pak të njohura mbi popullsinë e Kosovës, në rev. "Studime historike" nr. 2, 1979, f. 98.
7 - E. Çabej, Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, "Kuvendi I i studimeve ilire "Tiranë 1974, v.II, f. 26.
8 - R. Ismajli, Disa çështje të onomastikës mesjetare, në rev. "Studime filologjike" nr. 4, 1978.
9 - M. Tërnava, Shqiptarët në ..., SH 2, 1979.
10 - S. Pulaha, Elementi shqiptar sipas onomastikës të krahinave të sanxhakut të Shkodrës në vitet 1485-1582 I, II, III në revistën "Studime historike" nr. 1 dhe 2 e 4, 1972.
11 - Shiko hollësitë te po kjo pjesë te regjistrat e viteve 1431 e 1467.
12 - Defteri i regjistrimit ..., Hyrje, f. 5.
13 - R. Ismajli, Disa çështje ..., f. 152.
14 - Po aty, f. 157.
15 - Historia e Shqipërisë, v. I, 1967, f. 175-176.
16 - R. Ismajli, Disa çështje ..., 151; shiko edhe shën. nr. 1.
17 - M. Tërnava, Shqiptarët dhe qytetet ..., f. 109.**Kjo kumtesë paraqet një fragment të Hyrjes së një punimi të gjerë më të njëjtin titull.
Pêrgatiti,:Sabri Selamni

Origjina ballkanike e Ilirëve.
Origjina ballkanike e Ilirëve.
Pas kësaj hyrjeje fort të gjatë, është e nevojshme të braktisen përgjatë një çasti misteret e ilirologjisë dhe koncepti i tij i autoktonisë që shpesh kthehet në obsesion, për të shtruar çështjen e gjenezës së ilirëve në një kuadër më të gjerë, në atë ballkanik.
Duke mbetur gjithmonë në terrenin e bujqve-kafshërritës të parë, me origjinë indoevropiane ose të kthyer në të tillë nën ndikimin e popujve të stepave, mund të mendohet një skenar tjetër i « gjenezës » të ilirëve, diçka i ndryshëm nga ata të propozuar deri tani :
1. Ka shumë të ngjarë që djepi i origjinës së proto-ilirëve të jetë brendësia e viseve ballkanike, mjaft më në lindje ose në verilindje në krahasim me brigjet adriatike. Ajo përzierje mes aborigjenëve neolitikë, bartës të kulturës së « Evropës së vjetër » dhe të ardhurve rishtas gjithmonë neolitikë – të cilët që nga mijëvjeçari i V ose i IV p.e.s. duket se depërtojnë në Ballkan – domosdoshmërisht ka prodhuar një përplasje kulturash, skemat e të cilës janë përshkruar në të gjitha veprat serioze që flasin mbi indoevropianët e parë. Elementi kryesor që sugjeron idenë është ajo lidhje gjinore e natyrës gjuhësore me proto-trakët, gjë e cila sugjeron edhe rajonin gjeografik ku ka ndodhur fillimisht përzierja, e ndjekur nga përplasja.
2. Ky fenomen nuk është as i izoluar as edhe i përveçëm për proto-ilirët pasi, e njejta llogjikë mund të përdoret edhe për proto-helenët ose edhe proto-maqedonët, të ngjizur sikundër të parët nga përzierja e aborigjenëve neolitikë ballkanikë dhe neolitikëve proto-indo-evropianë. Me fjalë të tjera, jo vetëm që i gjithë indoevropianizimi i Ballkanit ka një djep të përbashkët por edhe « produkti » i përfituar ka tipare dhe elementa të ngjashëm. Është vendi për të përmendur edhe njëherë atë bashkësi të gjërë kulturore, të kultit dhe pjesërisht etno-gjuhësore që u formua gjatë eneolitit në Ballkan, e njohur me emrin gjenerik pellazgë i cili, i parë nën të gjitha këndet e vështrimit, paraqitet si një fenomen mbarëballkanik, me shtrirje deri në Azinë e Vogël ose edhe në ishujt e Mesdheut lindor.
3. Pas disa shekujsh të kaluar në vend – kohë e nevojshme për të përsosur indoevropianizimin, për të ngjizur stukturat elementare por të dallueshme të natyrës hierarqike dhe paraetnike, duke përfshirë edhe elementë të glosës antike, grupime ose fise tashmë me origjinë indoevropiane proto-ballkanike fillojnë « pushtojnë » hapësirën gadishullore duke u çvendosur drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit. Ato fiset tona « proto-ilire » - kushërinj të afërt me « proto-trakët », bile edhe me « proto-helenët » - mes drejtimeve të tjera, zgjedhin me sa duket Perëndimin dhe ndjekin rrugët natyrore të gadishullit. Nëpërmjet rrafshit të Kosovës, ata prekin veriun e Maqedonisë së sotme dhe mbrrijnë në rajonin e liqeneve të Ohrit dhe të Prespës, përpara se sa të përhapen mbi territoret e Shqipërisë së sotme dhe të Epirit. Gjithashtu, duke ndjekur luginë e Savës, më pas atë të Danubit, ata përhapen në fushën e Panonisë dhe çfaqen përgjatë bregdetit adriatik dhe jonian.
4. Shkrirja e « proto-ilirëve » me grupimet autoktone të tipit evropian ose ballkanik « i vjetër » që jetonin ndërkohë në viset adriatike dhe joniane, ndodh diku në mijëvjeçarin e IIItë p.e.s. Këta të fundit ndërkohë njohin metalurgjinë e bakrit dhe fillimet e metalurgjisë së bronzit. Në këtë stad, historia jonë përputhet me atë të historianëve shqiptarë, të cilët ngulmojnë – me të drejtë – për atë vazhdimësi të shquar të kulturës materiale lokale që vendoset që prej kohëve të errëta të bronzit të mesëm. Për më tepër, kjo vërejtje shkon në drejtimin e hipotezës së mësipërme pasi tretja e krijuar rishtas nuk ka asgjë të përbashkët me përplasjen : jo vetëm që « proto-ilirët » kanë mundur të fitojnë nivelin kulturor « mesatar » ballkanik si edhe teknikat industriale të indigjenëve përgjatë asaj kohe që ata kanë jetuar në brendësi të gadishullit por edhe « autoktonët » mund të kenë patur ndërkohë kontakte të shumta të të parakohshme me popullsitë e stepave. Në fund të fundit, të ardhurit rishtas sjellin dhe imponojnë praktika të reja varrosjeje siç është rasti i tumave, procese të reja poçerie « me shirita » si edhe elementë të reja gjuhe, duke tërhequr në këtë mënyrë pas vehtes masën e popullsisë lokale që ata gjetën në vend, në atë proces të gjatë të « ilirizimit » që zgjati disa shekuj, duke filluar nga epoka e bronzit.
Çka është e re në këtë mënyrë kqyrjeje të parahistorisë përmblidhet nga fakti se:
Jo vetëm procesi i « gjenezës » të bashkësisë ilire nuk mund të merret i shkëputur nga procesi i indoevropianizimit të Ballkanit, por ai duhet kqyrur në dy rrafshe të ndryshëm kohorë dhe brenda dy kornizave të veçanta hapësinore por bashkëplotësuese.
- Rrafshi i parë është ai i fundit të neolitit dhe i fillimit të eneolitit, mbi të cilin krijohet përzierja fillestare mes substratit lokal, bartës i kulturës së « Evropës së Vjetër », dhe të ardhurve rishtas proto-indievropianë në një kornizë që përfshin zona të gjera të Ballkanit verilindor dhe qëndror. Ky proces parësor përfshin indoevropianizimin e Ballkanit dhe krijimin e popullsive proto-ballkanike, përfaqësuesit e tipizuar të të cilit mund të ishin pellazgët.
- Rrafshi i dytë është ai i fillimit të epokës së bronzit ndërkohë që korniza është ajo e Ballkanit perëndimor : gjatë këtij procesi të dytë indoevropianët proto-ballkanikë e shpërngulur ripërzjehen me popullsitë indigjene të bregdetit adriatiko-dalmat dhe të hinterlandit të afërt për të krijuar ilirët. Ura lidhëse mes këtyre dy proceseve është shtegëtimi ndërballkanik.
E parë si në një dyndje e vërtetë, e ardhur diku prej veriut, ky shtegëtim ndërballkanik ka lënë gjurmë të thella në parandërgjegjen e popullsive antike të gadishullit, përpara se sa të pavdekësohej nga autorët e lashtë si Homeri, Hesiodi, Eskili ose Euripidi. Megjithatë historia e kësaj ndërfutjeje njerëzore nuk mbetet një element i izoluar pasi ky fenomen do të përsëritet edhe në periudha të tjera më të vonshme. Të ardhur gjithmonë nga Lindja ose Veri-Lindja, grupime kalorësish të popujve të stepave, përparësitë teknologjike të të cilëve janë në rradhë të parë ato të natyrës ushtarake, do të dynden përsëri mbi viset e Ballkanit. Nuk është vështirë të mendohet se në këto kushte, këta pushtues të përkohshëm të kenë mundur të rrënojnë qendrat e banuara prej bujqish – metalurgë, ndërkohë që ndikojnë fuqimisht mbi jetesën e autoktonëve duke ju transmetuar dijet e tyre. Në të kundërt, është pothuaj e pamundur të meret me mend që këta luftëtarë kalorës, megjithë forcën dhe numrin e tyre të madh, të kenë mundur të përmbysin fund e krye pejzazhin evropian me anë të imponimit të gjuhëve të tyre indoevropiane, aty nga fundi i mijëvjeçarit të IItë p.e.s.
Një tjetër shteg i mundshëm, ai i tregëtisë dhe i shkëmbimeve parahistorike, mund të ndriçojë lidhjen e bërë prej arkeologëve të shekullit të mëparshëm mes ilirëve dhe bartësve të kulturës së Hallstatit, një popull i epokës së hekurit me origjinë nga viset e Danubit të Epërm dhe të Mesëm dhe të Austrisë së Sipërme që u bë i njohur për prodhimin e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, veçanërisht prej shpatave pa dorëz me teh të dyfishtë, si dhe për zbutjen e kuajve.
Duke lidhur në këtë mënyrë gjenezën e ilirëve me protohistorinë e indoevropianëve, bëhet e mundur pajtimi i një varg aspektesh kontradiktore të tezave të sipërpërmendura :
- pasardhës së proto-indoevropianëve dhe si pasojë indoevropianë ;
- prodhim i një evolucioni të gjatë gadishullor dhe përfundimisht autoktonë të Ballkanit ;
- shtegëtues në kërkim të hapësirave jetësore dhe si rezultat, të çfaqur disi vonë në pjesën perëndimore të gadishullit.
Ilirët dhe bota antike.
Megjithë vështirësitë për të rrethshkruar përhapjen territoriale të ilirëve, duke shfrytëzuar burimet antike greke dhe më pas romake, historianët lokalë janë të mendimit se etnosi i tyre popullonte një territor të gjerë, të kufizuar nga lumenjtë Sava, Danub, Morava, Vardar dhe nga deti Adriatik dhe Jon, si edhe nga masivet malore të Pindit deri në gjirin Ambracik. Duke ndjekur kartografinë e epokës, bëhej fjalë për një mori fisesh mes të cilëve, më të njohurit ishin : istrët, liburnët, japodët, desidiatët, dalmatët, ardianët, dardanët, peonët, autariatët, pirustët, parthinët, dasaretët, enkelejtë, taulantët, amantët, bylinët, antitanët dhe së fundi kaonët, thesprotët dhe molosët. Popullsi të tëra me origjinë ilire siç është rasti i mesapëve dhe japigëve mendohet se u shpërgulën në gadishullin Italik dhe u vendosën në pjesën juglindore të Apenineve ndërkohë që grupe të tëra dardanësh çfaqen në Azinë e Vogël përpara se të bënin pjesë në koalicionin legjendar të Trojës kundër pushtuesve akej.
Eshtë shumë e mundshme që fillimisht, emërtimi ilirë të ketë qenë përdorur për të përcaktuar një grupim popullatash që banonin në një zonë gjeografike shumë më të ngushtë. Kështu, me këtë emër, Herodoti përshkruan popullsitë enkelej, fqinje me maqedonët, ndërkohë që Tuqididi përmend taulantët, të cilët i quan ilirë që banonin përrreth Epidamnit – Durrësit – dhe më në jug, në Kaoni dhe në Thesproti. Së fundi, Pseudo-Skylaksi i vëren ilirët në jug të vendit të liburnëve deri në Kaoni. Mjaft më vonë, në periudhën romake – nëpërmjet pendës së Plinit të Vjetër dhe më pas të Apianit të Aleksandrisë – ky emër kthehet në një emërtim gjinor, duke përfshirë një varietet të madh fisesh që banojnë në një shtrirje të tillë – Iliria, që me këtë rast rrethshkruan edhe shpërndarjen e tyre gjeografike.
Po qe se i zëmë besë opinionit të specialistëve të gjuhësisë, i cili jo gjithmonë përputhet me atë të historianëve, emërtimi « ilirologji » ka vuajtur për një kohë të gjatë nga një lloj urie e tepëruar dhe nga një hipertrofi e tillë sa që mund të quhet « iliromani ». E thënë ndryshe dhe me fjalë të thjeshta, disa prej historiano-gjuhëtarëve e kanë përdorur doktrinën ilire si një thes ku mund të shtihet çdo send - të cilit nuk i është gjendur vendi tek thasët e tjerë. Nën pretekstin e një ngjashmërie më shumë të sajuar se sa reale dhe të mbështetur tek argumenta gjuhësorë të zbehtë për të mos i quajtur të dyshimtë, këta studiues kanë grupuar nën të njejtin emërtim fise dhe popuj që pak kanë të bëjnë me ilirët « e vërtetë ». Eshtë rasti i venetëve, i istrëve ose edhe i liburnëve, të cilët të tjerë historiano-gjuhëtarë evropianë kanë tendencë t’i shtien në një grup të veçantë « adriatiko verior », me një gjuhë që lidhet më tepër me atë italike. Pothuaj e njejta gjë mund të thuhet edhe për dalmatët, japodët dhe fise të tjera panoniane – ndoshta të dala nga trungu i përbashkët ilir, por ndërkohë të « çilirizuara » dhe pjesërisht të « italicizuara » nën ndikimin e fuqishëm të fqinjëve italikë.
Rasti i fiseve më jugore gjithashtu le vend për diskutim. Teza që pohon përkatësinë e ngushtë ilire të fiseve jugore siç është rasti i kaonëve, thesprotëve ose molosëve – duke cituar këtu ata më të njohurit që dikur banonin në Epir, bashkon me vështirësi rezultatet që vijnë nga gërmimet arkeologjike, ngjashmëritë kulturore dhe më në fund trajektoren e zhvillimit të strukturave shtetërore dhe politike. Ndërkohë që materialet arkeologjike dëshmojnë për lidhje të vjetra dhe të shumëfishta me botën ilire, afëritë kulturore – dhe gjuha – i lidhin me fqinjët e tyre maqedonas. Sidoqoftë, edhe për kundërshtarët e tezës ilire, bëhet shumë i vështirë pohimi që këto fise i përkasin katërcipërisht botës helene, të zotëruar nga Athina, Korinthi ose Sparta. Kuadri i përgjithshëm i jetës së tyre dhe organizimi shoqëror lejon të mendohet që, pavarësisht përkatësisë « etnike », paralelisht me ndërfutjen intensive në botën ilire, shkallë shkalle, ata kanë pësuar një proces helenizimi nën ndikimin e maqedonëve dhe të grekëve.
Historianët shqiptarë na sigurojnë se Ilirët merreshin me rritjen e kafshëve dhe të kuajve dhe praktikonin bujqësinë. Për më tepër, ata ishin metalurgë të mirë pasi dinin të nxirrnin, të shkrinin dhe të përpunonin bakrin dhe hekurin, që vinin nga minierat e vendit dhe si pasojë, ata ishin edhe kovaçë të shkathët ; shkurt, artizanë të zotë, të njohur dhe të çmuar nga bota antike. Për më tepër, Ilirët ushtronin shkëmbimin dhe tregëtinë dhe komunikonin me rajone të tjera të botës antike. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në një numur të madh tumash kanë nxjerrë në dritë një shumllojshmëri objektesh, që venë në dukje mjaft aspekte të jetës së përditshme ilire. Thikat me origjinë mikenase, fibulat dhe objektet e tjera femërore me origjinë italike, rruazat prej qelibari nga viset e Balltikut lejojnë të merret me mend gjeografia e shkëmbimeve të tyre. Përfundimisht, tablloja plotësohet me marrëdhëniet pronësore dhe të luftës, dy konstante krejt të zakonshme të jetës së fiseve ilire që për më tepër, ushtronin edhe piratërinë mbi anijet tregëtare të Adriatikut.
Dy mënyrat e privilegjuara të shkëmbimit, tregëtia dhe lufta, çuan në përierjen ose « kryqëzimin » e popullatave në viset kufitare. Është racionale të mendohet se maqedonasit e vjetër kishin marrëdhënie të vjetra kushërillëku me fqinjët e tyre ilirë, elementë përbërës njerëzorë të të cilëve bënin pjesë në amalgamën e formimit atij kombi që nxorri burra të tillë si Aleksandri i Madh. Vetëm më vonë – me adoptimin e mënyrës së jetesës dhe të karakteristikave kulturore greke – maqedonasit shkasin drejt helenizimit të tyre të ngadalshëm por të sigurt. Ka shumë të ngjarë që gjithashtu, në territorin e dardanëve, ilirët të jenë përzierë rishtas edhe me trakët – një tjetër popull i lashtë ballkanik që jetonte në territoiret e sotme të Bullgarisë – dhe që ndante me të parët një origjinë të largët të përbashkët. Thellë në jug, ilirët u influencuan, thjesht për të mos thënë se u përzjenë, me helenët që për më tepër, themeluan përgjatë brigjeve të Jonit dhe veçanërisht të Adriatikut, një varg të tërë qytetesh, tregjesh ose kolonish me prirje të theksuar tregëtare, Epidamni - Durrës, të ngritur nga banorët e Korfuzit rreth fundit të shekullit të VIItë p.e.s (viti 627 ?) ose Apollonia, e themeluar nga korinthasit në vitin 588 p.e.s. Në shekullin e Vtë p.e.s, këto dy qendra tashmë ishin shëndrruar në qytete-Shtete të mëdha, të rrethuara me mure të trasha mbrojtëse, prapa të cilëve zhvillohej një aktivitet i rëndësishëm ekonomik. Duke përfituar nga forca e tyre, nga fakti që ato prisnin monedhën e tyre, nga rrjeti i fuqishëm i shkëmbimeve me pellgun mesdhetar dhe me hinterlandin ilir, ato u shkëputën nga ndikimi i metropolit grek dhe ndoqën një trajektore të pavarur dhe një dinamikë të tyren. Megjithë tensionet politike dhe luftrat për pushtet mes shtresave të ndryshme qytetare që çuan deri në luftën civile të vitit 436 p.e.s, Epidamni dhe Apollonia mbetën shembuj të një shoqërie civile dhe politike ; shkurt, një shoqëri qytetare. Porti tjetër jugor Aulona, konkurrohej nga dy koloni të tjera në jug të vendit : Orikos – Orikumi et Buthrotos - Butrinti.
Përveç përzierjes me fqinjët, ilirët vuajtën dhe pasojat e mërgimeve evropiane, siç është rasti i keltëve nga fillimi i shekullit të IV p.e.s, që vinin nga Veriperëndimi. Fise të tëra kelte siç është rasti i skordiskëve u ngulën në fushën danubiane dhe dëbuan popullsitë autoktone drejt jugut.
Kjo « bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike », ky territor i gjerë i banuar prej grupit ilir i përbërë nga bërthama të kristalizuara etno-kulturore ashtu siç ishin vërejtur prej autorëve antikë, njohu vetëm një bashkim politik ose shtetëror të pjesshëm dhe fragmentar, që preku në rradhë të parë rajonet jugore. Duke patur si të përbashkët një origjinë të njejtë dhe, pa asnjë dyshim, një varg vlerash, besimesh dhe elementë të tjerë shoqërorë, fiset si dhe bashkimet e fiseve u zhvilluan sipas trajektoreve të veta, shpesh të diktuara prej botës rrethuese dhe fuqitë fqinje. Ata u zgjeruan në territore të tëra, farkëtuan pushtete të natyrës politiko-ushtarake dhe krijuan perënditë e tyre – pra, një varg motivesh të vlefshme sipas të cilave ata fituan të drejtën të quhen popuj, ndërkohë që bashkësia e tyre s’mundi asnjëherë te ngrihet në nivelin e një « kombi ».
Formacionet e para autonome ilire u çfaqën gjatë shekullit të VII –VItë p.e.s. Ato u krijuan në formën e federatave të fiseve të ndryshme, brenda të cilave ekonomia bujqësore shtëpijake udhëhiqte fushat e jetës shoqërore. Megjithëse çfaqja e veglave dhe e armëve prej hekuri, paralelisht atyre prej bronzi, çoi drejt ndryshimeve të ndjeshme, kjo periudhë karakterizohet nga mungesa ose më mirë te themi egzistenca embrionare e elementëve që qëndrojnë në themel të ekonomisë së shkëmbimeve, do të thotë e shkrimit dhe e përdorimit të monedhave. Baza sociale e shoqërive të tilla mbështetet mbi bujqit dhe barinjtë e lirë ose gjysëm të lirë, të organizuar sipas modeleve fisnore ose sipas bashkësive agrare. Njëkohësisht, sikundër edhe tek fqinjët e tyre helenë, zhvillohet shpronësimi dhe kthimi në gjendje vartësie të popullsive të nënshtruara osë të ngadhënjyera gjatë luftës. Egzistenca e prospelatëve tek ardianët ose e dullëve tek dardanët, e vërejtur dhe e përmendur nga autorët antikë që e krahasojnë me gjendjen e hilotëve të spartanëve, përfaqson jo vetëm një formë të hershme të skllavërisë por njëkohësisht dhe të egzistencës të një shoqërie të hierarqizuar, vendi i parë në të cilën i takon basileut. Ky sistem u adoptua nga shumica e popujve ilirë të bregdetit adriatik, duke përfshirë këtu edhe taulantët si dhe enkelejtë, ndërkohë që kaonët dhe thesprotët kishin zgjedhur një sistem oligarqik. Megjithëse toka i përket të gjithë fisit, Bazileu ruan privilegje të rëndësishme, sidoqoftë të kufizuara nga një këshill, i cili mbetet instancë vendimore. Tërësia e këtyre faktorëve të organizimit shoqëror tek ilirët bën që shoqëria e tyre të konsiderohet si një shoqëri subjektesh që zhvillohet në gjirin e një « Shteti » territorial, pa mundur të krijojë përbërësit e një shoqërie politike.
Afëria dhe bashkëjetesa në të njejtën hapësirë gjeografike e dy tipeve të ndryshme të Shtetit dhe të dy shoqërive, Qyteti-Shtet dhe Shteti territorial sikundër shoqëria politike dhe shoqëria e subjekteve, është mjaft dobiprurës për zhvillimin e mëtejshëm të të fundit. Për më tepër, diferencat e vërejtura në nivelin shoqëror, kulturor ose ekonomik asnjëherë nuk krijuan një pengesë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ato nuk përcaktojnë as edhe raporte force të veçanta, me qëllim që të favorizojnë sistemin shoqëror më të zhvilluar. Në të kundërt, basilenjtë ilirë u përzien në çështjet e qyteteve-shtete të afërt siç ishte rasti i mbretit të taulantëve, Glaukia, gjatë shekullit të IVtë p.e.s. Si përfundim, Shteti territorial « barbar » pëson influencën rrezatuese të qytetërimit helen dhe në disa raste përfundon duke u helenizuar, me adoptimin e strukturave sociale dhe politike të botës greke. Shpejtësia e këtij procesi dhe shkalla e helenizimit do të varet nga afëria me epiqendrën. Historia përmend rastin e maqedonëve por gjithashtu edhe atë të thesprotëve si edhe te molosëve të Epirit.
Origjina ilirike e Arbërve.
Duke u rikthyer në terrenin e shekujve të VItë – VIIItë të erës sonë, është e pamundur që të mos vemë re pështjellimin që mbretëron rreth Ilirëve tanë. Ata « barbarë » të frikshëm që tmerronin maqedonasit e parë me thirrjet e tyre të luftës si dhe ata piratë të egër që terrorizonin anijet romake të Adriatikut janë zhdukur prej kohësh, pa lënë asnjë gjurmë. Që prej rënies së mbretërisë ilire të Gentit (viti 168 p.e.s) dhe veçanërisht që prej nënshtrimit përfundimtar të Ilirisë (viti 35 p.e.s), pak nga pak territoret e tyre bëhen pjesë përbërëse e asaj « indivisum patrimonium » që përfaqëson Perandoria romake. Njerëz të lirë ose kolonë, banorë të qyteteve ose të thellësisë malore, të gjithë ilirët kthehen në banorë të civitas ndërkohë që, pas hyrjes në fuqi të Ediktit të Karakallës në vitin 212, ata bëhen qytetarë romakë. Gjatë kësaj periudhe, ata do të quhen ende ilirë për hir të një tradite që mbetet e dorës së dytë : në kuptimin e lidhjeve kulturore – duke përfshirë këtu edhe përdorimin e gjuhës së tyre që gjithmonë mbeti një gjuhë e folur, pa mundur të gjejë një shprehje të shkruar – ose, në kuptimin e prejardhjes së tyre gjeografike – një rajon i tërë që herë herë i bashkangjitet Provincës së Maqedonisë, herë herë Ilirikumit ose Dalmacisë – sipas nevojave të shpërndarjes territoriale të Perandorisë.
Vizioni origjinal i Dioklecianit në lidhje me ndarjen e botës antike në Perëndim dhe Lindje do t’a thellojë edhe më tepër këtë proces : tashmë të ndarë nga pikpamja administrative mes dy njësive të mëdha perandorake, ata përbëjnë një komponent të pandashëm të mozaikut etnik që karakterizon shoqërinë greko-romake. Një numur i madh individësh integrohen në strukturat e pushtetit, duke zgjedhur rrugën më të shpejtë : atë të karrierës ushtarake. Rasti i atyre perandorëve « ushtarë » të epokës të anarkisë ushtarake si dhe të asaj që do të vijë pas, e quajtur « ilirjane », ose e perandorëve ilirë të dinastisë Justiniane përbën një provë të shkëlqyer.
Në mënyrë të përmbledhur, bëhet fjalë për një element njerëzor të Perandorisë romake, i cili ka mundur të realizojë një integrim administrativ të konsiderueshëm dhe një pjesëmarrje shoqërore të rëndësishme, ndërkohë që mbetet në kontakt të vazhdueshëm me qytetërimin greko-romak, gjurmët e të cilit janë mjaft të dukshme në rradhë të parë mbi elitat e saj. Sidoqoftë, sikundër gjithandej në Ballkan dhe gjetkë, fshati dhe veçanërisht malësia shpëtojnë nga romanizimi i gjithëpushtetshëm dhe mbeten thellësisht ilire : me fjalë të tjera, duke përdorur gjuhën latine dhe më pas atë greke si mjet komunikimi në fushën administrative ose për nevojat e saj liturgjike, gjithçka të bën të mendosh se masa e popullsisë vazhdon të përdorë gjuhën e vet vendase dhe të zhvillojë një kulturë të vetën. Më tepër se kurrë në këtë fazë fundore të jetës së vet, fuqia e pashterrur e Perandorisë identifikohet me forcën e institucioneve të saj, territori i saj i paanë asimilohet me ndarjen administrative dhe së fundi, varieteti etnik i pamasë zhduket përpara bashkësisë artificiale të qytetarisë romake.
Gjatë shekullit të IV të erës sonë, prologu « barbar » arriti të thyejë ekuilibrin Lindje – Perëndim, në mes të të cilit gjendej vendi i ilirëve. Megjithë peshën e institucioneve dhe të ligjeve, megjithë ideologjinë e porsalindur judeo-kristiane, megjithë thellësinë e kulturës shumëshekullore, qytetërimit greko-romak ju desh të lëshojë terren përballë forcës brute të nomadëve të pagëdhëndur barbarë. Në këtë mënyrë, karta etnike e kontinentit ndryshon njëherë e përgjithmonë : shprehja latine rrudhet dhe arrin të mbahet në pjesën perëndimore të rrethqarkut mesdhetar, duke i lëshuar zonën e veriut gjermanikëve, ndërkohë që e folura greke braktis pjesën më të madhe të Ballkanit në favor të korpusit të gjuhëve sllave që tashmë përhapen nga Balltiku deri ne brigjet e detit Egje dhe nga deti i Zi në Adriatik. Atij që pranon këtë mënyrë të menduari, i duhet njëkohësisht të pranojë që kjo popullatë e Mesjetës së hershme, e dalë nga rrënja ilire, mundi jo vetëm t’i rezistojë asimilimit romak – siç është rasti i një varg popujsh të Ballkanit dhe gjetkë – por njëkohësisht, falë gjallërisë jetësore të saj, falë gjithashtu shtrirjes së saj të gjerë territoriale si edhe relievit malor vështirësisht të kalueshëm që shpesh i ka shërbyer si strehim, arriti t’i bëjë ballë edhe rulit petëzues sllav.
Pikërisht, kjo është edhe pika më delikate e të gjitha teorive të vazhdimësisë pasi na duhet njëkohësisht të pranojmë që « ilirët » e kësaj periudhe dhe pasardhësit e tyre formojnë një rast të veçantë, unikal në llojin e tij dhe jashtë çdo lloj skeme drejtuese të shpërndarjes së grupeve etnike mbi kontinentin evropian. Në të vërtetë, në të njejtin rast gjenden edhe Vllehët : këta kushërinj të largët të ilirëve – nga ana e rrënjëve të përbashkëta – mbeten të vetmit gjallues të shtratit indigjen ballkanik të romanizuar.
Ndërfutja në Ballkan e Bullgarëve (fundi i shekullit të Vtë) dhe më pas e Sllavëve (shekulli i VI-VIItë) shfaqet si elementi kryesor i një procesi të gjatë asimilimi, gjithandej i pranishëm, që prek tërësinë e viseve ballkanike duke përfshirë dhe Ilirikumin e vjetër. Ai u përshpejtua nga njëra anë nga dinamizmi demografik të popujve të rinj dhe nga ana tjetër nga palëvizshmëria, dekadenca dhe rënia e institucioneve të romanizuara si dhe e strukturave autoktone. Përveç disa « ishujve të bizantinizuar », të krijuara përreth qendrave të mëdha urbane dhe rreth e qark zonës së Konstandinopojës, pjesës tjetër – duke përfshirë këtu edhe pjesën më të madhe të Greqisë – ju desh të përballonte stigmatët e pushtimit sllav deri në shekullin e VIIItë, për të mos thënë deri në shekullin e IXtë. Është më se e mundshme që, nën presionin e porsaardhurve kroatë dhe serbë, pjesa më e madhe e « Ilirëve » të jetë shkrirë në masën tashmë vendase ndërkohë që një pjesë e autoktoneve të jetë çvendosur ose shtyrë nga zonat fushore dhe bregdetare drejt brendësisë malore, gjë e cila ndikoi në forcimin e mjedisit autokton lokal mjaft të shpërndarë si dhe në gjallërimin e shprehjes verbale, gjithashtu në shuarje. Historianët shqiptarë na sigurojnë se fenomeni sllav, i cili preku në mënyrë të ndjeshme rajonet danubiane, brigjet dalmate si edhe zonat e brendshme të Rashkës deri në Maqedoni, nuk mundi të prekë në mënyrë të qëndrueshme – ose të themi që preku të paktën pjesërisht – provincat diokleciane të Pevalitanisë, të Epirus Nova (Epiri i Ri) dhe të Epirus Vetus (Epiri i Vjetër). Sipas tyre, megjithë egzistencën e një farë shkalle të « romanizimit » si dhe të vënies në provë sllave, grupi jugor i « kombit » të madh ilir mundi të ruajë dhe të zhvillojë identitetin e tij të përveçëm si edhe gjuhën e tij të folur, shkurt shprehjen e ngushtë të këtij identiteti, në një hapësirë që përputhet pak a shumë me shtrirjen gjeografike të Shqipërisë së sotme dhe të Kosovës.
Ndërkohë që hordhitë e para sllave synuan qytetet e lulëzuara të jugut të gadishullit (Selanikun, Konstantinopojën), duke zgjedhur akset rrugore që zbresin nga Danubi dhe që si rrjedhojë përshkojnë provincat dardane dhe të Epirus Vetus, ato të mëpastajmet përshkuan dhe rrënuan brigjet adriatike, duke zbritur deri në Prevalitani ose edhe në Epirus Nova. Dukuria më e thekur e ortekut sllav ishte krijimi i « Sklavinies », këto ngulitje të pavarura në thellësi të tokave bizantine të cilat i rezistuan ringadhënjimit perandorak. Ngulitje të tilla patën jetë të gjatë në Maqedoni, në Trakë si dhe në tokat greke : në Thesali, në Beoci ose në Peloponez. Të nisur nga Maqedonia, grupe të tëra sllave u vendosën në luginat e Devollit, të Osumit ose të Vjosës. Vetëm në kohën e Justinianit të IItë - Hundëprerit, Perandoria bizantine ndërmorri detyrën e vështirë që të çvendosë një pjesë të këtyre popullatave drejt Azisë të Vogël me qëllim që të rimerrte akset tradicionale të transportit siç ishte rasti i via Egnatia, që lidhte Konstantinopojën me pjesët e tjera të botës latine. Sidoqoftë, një numur specialistësh janë të mendimit se grupime të rëndësishme me origjinë serbe u vendosën në fushat perëndimore të Adriatikut të poshtëm, ose e thënë ndryshe në viset e Shqipërisë së sotme, duke ju shmangur qyteteve si dhe zonave malore. Ato paraqiten në këtë mënyrë si një nga kompozantet etnike të përzierjes së popullatave lokale gjatë Mesjetës.
Megjithatë, historianët shqiptarë ngulmojnë se « …gjithsesi, burimet historike, të dhënat arkeologjike e ato gjuhësore, i kanë shtyrë studiuesit të dalin në përfundimin se brezi perëndimor i Ballkanit që përfshihej në provincat diokleciane të Prevalit, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, me një shtyrje ku më shumë e ku më pak të thellë drejt brendësisë, është ndër rajonet më pak të prekur nga kolonizimi sllav. Përkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u përforcua në këtë gjerësi gjeografike me grupe të tjera iliro-shqiptare të ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenë masiv ».
S’ka asnjë dyshim që për mendimin shkencor shqiptar ky përfundim është jo vetëm logjik por edhe i vetmi që mund të shpjegojë atë çka quajtëm më sipër « vazhdimësinë iliro-shqiptare », në rradhë të parë si një « vazhdimësi të banimit » e ndjekur nga një « vazhdimësi kulturore dhe etnike ». E megjithatë, ai jo vetëm është përmbledhur shumë shpejt por njëkohësisht është formuluar edhe mjaft ngathët nëqoftëse pretendon të shërbejë si argument i pathyeshëm për të justifikuar shëndrrimin e thellë që pësoi vendi ilir nën perandorinë romake (perëndimore dhe lindore). Ende më pak ai mund të përdoret në rolin e një përgjigjeje të denjë ndaj asaj vërejtjes këmbëngulëse të « hiatusit kronologjik të rëndësishëm mes [zhdukjes së] ilirëve dhe [çfaqjes së] shqiptarëve ».
Pas kësaj kqyrjeje të horizontit shkencor, bëhet më se e qartë që kjo « çështjeje e ndërlikuar e origjinës së shqiptarëve » paraqitet para së gjithash si një çështje bindjeje të thellë. Eshtë pikërisht kjo bindje që shtyn të kërkohet metoda adekuate dhe të mblidhen provat e përshtatshme në vend që të jenë provat ato që orientojnë mendimin.
Lidhur me kampin e parë – atë të skeptikëve ndaj origjinës ilire të Arbërve - si mund të shpjegohet ndryshe kjo prirje që gjen burimin në grindjen e përjetshme mes arkeologëve dhe gjuhëtarëve në lidhje me indoevropianët e mjergullt dhe që çon në hulumtimin e Mesjetës me anë të një instrumenti kërkimi gjuhësor, i prodhuar enkas për proto-historinë ?
Është më se e kjartë që argumenti gjuhësor mbetet fort i brishtë për t‘u përdorur si mburojë ndaj vërejtjeve dhe pyetjeve që e tejkalojnë pragun e intuitës. Kështu, megjithë ndërlidhjet dhe afëritë e shqipes me rumanishten, këto dy gjuhë mbeten po aq të pakuptueshme ndaj njera tjetrës sikundër dhe greqishtja ose serbishtja me shqipen. Bile edhe ato të famshmet « struktura gramatikore » nuk janë një përjashtim shqiptaro-rumun ose shqiptaro-vlleh pasi, para së gjithash bëhet fjalë për një dukuri të përgjithshme që herë herë quhet « bashkim gjuhësor ballkanik » herë herë « fushë gjuhësore ballkanike ». Me fjalë të tjera, një bashkësi e tërë e gjuhëve ballkanike (rumanishtja në format e saj të ndryshme – duke përfshirë edhe arumanishten e Vllehëve, bullgarishtja dhe maqedonishtja – dhe në shkallë më të vogël edhe serbishtja, gjuha shqipe në dy variantet e saj – gegë dhe toskë, greqishtja e sotme bile edhe turqishtja) ndajnë mes tyre ngjashmëri të shumta të natyrës fonetike, morfologjike, sintaktike dhe leksikale, të cilat nuk rrjedhin nga fakti se gjithë këto gjuhë paskëshin një origjinë të përbashkët.
Duke ndrruar kampin – dhe bindjen, të tjera pyetje lindin në kokë. Përse duhet ngritur një teori e tërë e gjenezës që zhytet drejtpërdrejt në mjergullën e parahistorisë, duke shmangur me shumë kujdes të gjitha proceset e përzierjes së popullatave ? Përse duhet lënë pas dore çdo afëri gjuhësore, që dëshmon për lidhjet e vjetra dhe të thella me botën rrethuese në zhvillim të vazhdueshëm ? Përse duhet minimizuar, për të mos thënë fshehur, ngulja e sllavëve të shekullit të VIIItë në tokat e quajtura shqiptare, një prezencë që përforcohet nga pushtimi bullgar i shekullit të Xtë ? A është fjala për një tundim nacionalist apo për një krenari kombëtare që errëson pamjen dhe që ve përbërësin njerëzor dhe territorial shqiptar në një situatë të paqëndrueshme në lidhje me prirjen që vepron mbi bashkësinë ballkanike ?
Sado të rralla dhe fragmentare të jenë elementët që vijnë nga Lashtësia dhe Mesjeta e Hershme, është karakteristike fakti se mjediset e specializuara historike projektojnë vështrimin dhe gjykimin e sotëm mbi të kaluarën, pa bërë përpjekjen e nevojshme dhe të domosdoshme të respektit të shpirtit të epokës. Në këtë mënyrë, krijohet përshtypja se grupimet njerëzore ende heterogjene të atëhershme - të strukturuara rreth marrëdhënieve të pronësisë, të diferencuara nëpërmjet dhunës dhe të identifikuara nëpërmjet lidhjeve të gjakut, të afërisë territoriale ose të shprehjes verbale të përbashkët s’janë gjë tjetër veçse kombet e sotme. Askush nuk i shpëton tundimit të shenjtërojë origjinën nëpërmjet kungimit në kazanin e stërlashtë, nëpërmjet krijimit të atyre mijra lidhjeve të mirëqëna ose të sajuara mes ballkanikut të sotëm të mijëvjeçarit të tretë dhe deka-stërgjyshit të tij të lashtë të fillimit të mijëvjeçarit të parë. Përse atëhere duhet të vemë në kryq historianin shqiptar që kqyr Ilirin ose Arbërin me admirimin krenar të stërnipit, ndërkohë që homologu i tij grek betohet mbi kryen e Helenit athinjot ose teban – duke ditur që si njëri dhe tjetri janë të ndërgjegjshëm që nga të parët i ndan një pafundësi ndërfutjesh njerëzore bullgare, sllave, latine, turke… Në ç’mënyrë – përveç frymëzimit nacionalist – mund të tentohet një barazvlerë në këtë botë absurde ballkanike ku edhe Serbi më i thjeshtë gdhihet dhe ngryset nën nanuritjen e bëmave të car Stefan Dushanit ose të vajit të Fushë Kosovës, ku edhe Maqedoni më i rëndomtë beson se në rremat e tij rrjedhin disa pika gjaku nga të Lekës së madh ?
* * *
Ja pra, mundëm kështu të mbyllim lakun e famshëm kohor, me çfaqjen e jashtëzakonshme të atyre arbërve-shqiptarë misteriozë. Po qe se i besojmë dëshmisë së bizantinit të parë që mundi t’i shohë me sy, mezi arrijmë të kuptojmë që ata janë të aftë të mbajnë amët dhe të ndjekin pas udhëheqësin e tyre ; pra, që ata dijnë të sillen si ushtarë – dhe që për më tepër, janë besëtytë. Na duhet të presim disa vjet – dhe kësaj rradhe bëhet fjalë për dëshminë e një bizantineje – për të mësuar se ata jo vetëm dinë të flasin por edhe që janë të besueshëm përderisa ju jepet për administrim një qytet si puna e Dyrrahit. Do të kishim dëshiruar që, megjithë shqetësimin e tyre për të riprodhuar besnikërisht bëmat e luftës kundër gjeneralëve rrebelë ose kundër normanëve, këta kronikanë – të shtyrë nga kurioziteti i thjeshtë – të na sillnin disa detaje lidhur me këta arbër që sapo i kanë zbuluar : gjuhën e tyre, zakonet ose mënyrën e jetesës, mënyrën e tyre të veshjes ose të luftuarit… Asgjë prej gjëje nuk arrijmë të kuptojmë : në lidhje me këto elementë, që i përkasin një populli të tërë që « ngulet befasisht » në tokën e tyre dy hapa më tej Konstandinopojës, bizantinët mbeten të heshtur për një kohë të gjatë, megjithë traditën e pasur prej historianësh dhe shkrimtarësh që i ka shtyrë deri në fund të botës në kërkim të popujve të rinj.
Përse një gabim i tillë, për të mos thënë harresë, ndaj këtyre « të porsaçfaqurve » nga ana e zotëruesve të vendit, që deri atëhere kishin parë dhe ishin përleshur kundër një togu pushtuesish, që të gjithë aq mirë të identifikuar dhe të klasifikuar : gotë, hunë, avarë, antë, sarmatë, peçenegë, komanë, sarraçenë, skithë, sikundër edhe persë, arabë, numibianë, pa harruar bullgarët, serbët apo dhe kroatët « tashmë ballkanikë » ose së fundi edhe latinët normanë ose venedikas ? Sepse bizantinët nuk zbuluar asgjë prej gjëje, të paktën diçka të re që ja vlente barra qiranë për t’u përshkruar. Ata i kishin patur përpara syve, banorë të këtyre territoreve që prej kohësh që s’mbaheshin mend dhe për më tepër subjekte besnikë të perandorisë romake. Përfundimisht, bizantinët fillojnë dhe i shohin si të ndryshëm – si një entitet të ri – duke filluar nga momenti që këta arbër dalin ndesh interesave të tyre në këtë qoshe të perandorisë, e quajtur me këtë rast Arbëri.
Deri atëhere dhe megjithë trazirat etnike ose fetare që kishin tronditur perandorinë, qytetet e vjetra të bregdetit siç është rasti i Ulqinium - Ulqin ou Dyrrahi – Durrës kishin mundur të përballonin pushtimin e huaj, duke zbatuar një lloj autoadministrimi sipas shembullit të « communæ civitates » të epokës romane dhe nën udhëheqjen e arkondëve lokalë, duke filluar nga shekulli i VIItë. Prapatoka (hinterlandi) e lidhur me këto qytete – ai që do të njihej më tej me emrin Arbanon – bënte pjesë në temën e Dyrrakionit të paktën që prej shekullit të IXtë ndërkohë që popullsia, më tepër se aleat i bizantinëve, gëzonte statusin e izopolitisë në marrëdhëniet e saj me perandorinë. Në të kundërt, sapo që ky vend shëndrrohet në një terren ku përplasen interesat, një fushë beteje mes bizantinëve dhe latinëve – me arbërit mes tyre si element pjesëmarrës, emri i tij çfaqet gjithmonë e më tepër në kronikat perandorake dhe nëpërmjet sulmuesve, ai ngadhënjon mbarë Europën.
----------------------------------
(1) Kjo tezë e mbrojtur kohët e fundit nga Pierre dhe Bruno CABANES në veprën e tyre të përbashkët – Passions Albanaises, de Berisha au Kosovo, Odile Jacob, Paris 1999, i bën eko një hipoteze të mëparshme të tyre që sugjeron se kultura e dardanëve ishte e afërt me atë dako-gete. Shih mbi këtë çështje : Pierre CABANES – Les Illyriens de Bardylis à Genthios, IVè – IIè sièle avant J. C., CDU - SEDES, Paris 1988. Ka të ngjarë që kjo teori të ketë krijuar habitje në Tiranë, ndërkohë që të ketë ngjallur një stuhi në Beograd. Përballë bindjes së patundur të Selami Pulahës, i cili deklaron që përkatësia e dardanëve në konstelacionin ilir bën pjesë në ato « postulate të padiskutueshme të historiografisë moderne », një dhjetëvjeçar më parë, universitari serb Milutin Garashanin bënte dallimin e prerë mes konceptit etnik (?) të ilirëve me atë administrativ të Ilirikumit, i cili paskish tendencën për të shtrirë kufijtë e ilirëve deri në Savë ose edhe në Panoni. Në kalim, ai nënvizonte që i njejti gabim është bërë edhe në thellësi të Ballkanit ku dardanët janë konsideruar gabimisht si ilirë, ndërkohë që ata i përkasin botës peone-trake. Thjesht për të dhënë një pamje të asaj fryme që mbretëron në gjirin e historiografisë serbe ndërkohë që ajo trajton problemin e ilirëve, mfjafton të thuhet që edhe Garashanini nuk arrin të imponojë autoritetin e tij mes të vetëve. Käshtu, menjëherë pas botimit të librit të tij, ai u sulmua me një egërsi të veçantë nga kolegu i tij Klajkiç i cili e kritikonte me forcë lidhur me pohimin se « origjina paleo-ballkanike e shqiptarëve s’mund të vihet në dyshim ». Mbi këtë çështje shih : Selami PULAHA - On the Autochthony of Albanians in Kosova and the Postulate of the Massive Serb Migration at the end of the XVIIth Century, në : International Journal of Albanian Studies (IJAS), Vol 1, fall 2, New York, 1997; Milutin GARASANIN - The beginnings and origins of the Illyrians, në : Illyrians and Albanians, Serb Academy of Arts and Sciences, Belgrade 1988; ose dhe : Hugo ROTH – Kosovo Origins, Belgrade, 1996.
(2) Kolektiv autorësh (Instituti i Historisë - Akademia e Shkencave të Shqipërisë) - ibidem.
(3) Federata e parë që përmendet në tekstet antike ishte ajo e taulantëve, e përzjerë në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.s, ku ilirët morrën anën e aristokratëve të dëbuar nga qyteti. Në vitin 423 p.e.s, kaonët dhe thesprotët u lidhën me spartanët e Lakedemonisë në fushatën ushtarake në Akarnani nderkohë që, gjatë luftës së Peloponezit, mbreti Perdika II i Maqedonisë kërkoi ndihmën e spartanëve për të luftuar kundër lynkestëve, të vendosur rreth liqenit të Ohrit. Kështu, gjatë përpjekjeve për të shkruajtur historinë e tyre, maqedonët e sotëm vendosin përplasjet e para me ilirët në periudhën e mbretit Perdika i Irë, themeluesi i mbretërisë së parë. Përplasjet vazhdojnë gjatë periudhës së Filipit të Irë i cili vritet gjatë luftimeve, dhe më tej gjatë periudhës së Aeropit të Irë që më në fund arrin t’i thyejë fiset ilire.
(4) Gjeografi antik Strabon (58 p.e.s. – 21 ose 25 e.s), në Librin e tij të VIItë të Geographica-s së tij të çmuar, vëren se « ..mospërdorimi i monedhave është një karakteristikë e Ilirëve të Dalmacisë, gjë e cila i afron ata me barbarët e tjerë. »
(5) Shih mbi këtë çështje : Noel MALCOLM – Kosovë, një histori e shkurtër (Kosovo, a short story), Bot. Koha, Prishtinë, 1998; Kolektiv autorësh (Instituti i Historisë - Akademia e Shkencave të Shqipërisë)- Historia e Popullit Shqiptar v.I dhe v II, bot. Toena Tiranë, 1994 – 2002 ; si edhe : Alain DUCELLIER, - La Façade maritime de l’Albanie au Moyen Age : Durazzo et Valona du XIe au XVe siècle, Institute for Balkan Studies, Thessalonique, 1982.
(6) Në terma më të kjarta, këto ngjashmëri prekin sistemin kazual (sinkretizmin e gjindores dhe të dhanores), sistemin foljor (formimin e kohës së ardhme, reduktimin e përdorimit të pjesores, lidhorja në përdorimni e saj të drejtpërdrejtë), nyja shquese e bashkëngjitur në fund të emrit, formimin e numërorëve, përdorimin e formave të reduktuara të përemrave si plotës i kundrinës së drejtë ose të zhdrejtë – pa llogaritur gjithashtu ngjashmëri të theksuara në fjalor, frazeologji ose dhe fonetikë. Për detaje më të hollësishme, shih : Olga Misecka TOMIC – The Balkan Sprachbund Properties : an Introduction to Topics in Balkan Syntax ans Semantics. Dans : wwwlot.let.uu.nl/GraduateProgram/LotSchools/Summerschool2003.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Ka të ngjarë që një libër diku përmban të vërtetën. Por, për t’a gjetur këtë perlë të rrallë,duhen lexuar të gjitha librat.
Epilog.
Gjithçka fillon në shekullin e XItë, dhe shkaktari i parë i këtij debati ndërballkanik që ka shkaktuar zënka të panumërta është një bizantin. Në të vërtetë, ai as që imagjinonte se dhjetë shekuj më pas do t’a quanin kësisoj. Në kohë të vet, çdokush vetëquhej romak (romaioi). Ndoshta romak i lindjes, por sidoqoftë romak. Ja edhe skeda identifikuese e tij : Emri : Mihal Attaleiatès (lindur më 1028) vendlindja : Attaleia – Pamfili (Azi e Vogël), profesioni : historian karriera: autodidakt, këshilltar juridik pranë prandorëve Roman i IV Diogjeni (1068-1071) dhe Mihal VII Dukas (1071-1078). Ky Mihali ynë historian nuk dyshonte aspak që duke shkruar kronikën e bëmave të adashit të tij perandor do të hynte përfundimisht në Histori – dhe do të citohej aq bollshëm nga Wikipedia dhe Google. Sikundër çdo kronikan i ndershëm, ai mjaftohej të shkruante atë çka i shihnin sytë dhe të rregjistronte atë çka i dëgjonin veshët. Ai vdiq në vitin 1085. Ndërkohë, ai kish përmendur tre herë rresht në « Historinë » e tij emrin Allvanoi – Allvanitai (lexo : Arbër).Nga ky moment, asgjë nuk rrodhi si më parë në Ballkan : koha u ndal për një çast dhe u dyzua – përpara çfaqjes së Arbërve dhe pas çfaqjes së tyre, ballkanikët humbën qetësinë, historianët gjumin. Në të njejtën mënyrë që Herodoti konsiderohet « babai i Historisë », Attaleiatès mund të mbahet si « babai i Arbërve ».
Misteri Origjinal.
Çdokush që jeton në ditët e sotme, i karakterizuar nga një shpirt racional dhe mendim kritik, e kalon informacionin e Attaleiatès nëpërmjet filtrit të dyshimit : a mos vallë është gabuar historiani në pohimin e tij ? Me fjalë të tjera, rilexon tekstin disa herë dhe përfundimisht fillon kërkon tekste të tjera të asaj periode. S’ka asnjë dyshim : autori i përmend disa herë Arbërit si grupim luftëtarësh që gjendet krahas grupeve të tjera Latinësh në Itali, në shërbim të gjeneralëve rrebelë bizantinas. Ky grup njerëzor ka të njejtat prerogativa sikundër latinët (lexo : bizantinasit) dhe që, përfundimisht, çfaqet rishtas në rradhët e një ushtrie rrebele në rrethinat e Dyrrachion (Durrësit), së bashku me Romanë dhe të tjerë Bullgarë. Kureshtarët mund t’a lexojnë tekstin (në anglisht) tek Dr Elsie : (http://www.albanianhistory.net/texts/AH1038.html).
Më tej, informacioni përforcohet nga dëshmia e një bizantineje tjetër, Ana Komnena, e shkruar disa vjet më vonë.Rrëfimi i Komnenës përshkruan fushatën ushtarake të babait të saj, Perandorit Aleks I Komneni (1048 - 1118), kundër normanëve të Robert Guiskardit në vitin 1081. I plagosur dhe i dëshpëruar nga humbjet e pësuara në Durrës dhe në luginën e Karzanes (Erzenit), Perandori i besoi qeverisjen e qytetit një fisniku, një farë Komiskortès, « me origjinë nga Arbëria ». Diku më poshtë, ajo shton se bëhet fjalë për një popull miqësor që shpesh herë e kish përkrahur pushtetin perandorak. Në një rast tjetër, megjithëse fort përafërsisht, gjithmonë e njejta bizantine përshkruan edhe vendin e këtyre Arbërve, Allvanon – Arbanon, diku rreth luginës së sipërme të Shkumbinit.
Ndërkohë dëshmi të tjera vijnë dhe i ngjiten të parave : një dorëshkrim anonim serb riprodhon një tekst bullgar të fillimit të shekullit të XI ku Arbanasit - Arbër përmenden mes popujve të tjerë gjysëm besimtarë (jo ortodoksë) ; një historian tjetër bizantin përmend një fisnik Arianitès në shërbim të perandorit Vasil i II kundër bullgarëve të Samuelit të Irë…. Nga momenti që s’mund të vihet më në dyshim egzistenca e një populli të tillë, debati historik mer formë tjetër : nga na dolën këta Arbër – Allvanitai ? Ja pra cila është esenca e problemit më irritant dhe më të pazgjidhshëm që ngre Ballkani mesjetar, sipas Alen Dyseliesë, një historian francez i ditëve të sotme, ndoshta specialisti më i përmendur i Bizantit mesjetar.
Në funksion të qëndrimit ndaj këtij problemi, bota e historianëve ndahet në dy kampe :
1) Kampi i atyre që pohojnë se Arbërit janë të ardhur.
2) Kampi i atyre që mendojnë se Arbërit janë vendas.
Sejcili prej këtyre kampeve gjendet përballë një të panjohure të re, po aq të pazgjidhshme :
1) Në qoftëse Arbërit janë të ardhur, atëhere nga ç’vend i botës kanë ardhur për t’u ngulur në Shqipërinë e sotme ?
2) Në qoftëse janë vendas, cili është ai element lokal që krijoi këta Arbër dhe në ç’mënyrë u krijuan ?Një nga metodat më të pagabueshme për të zbuluar djepin e origjinës së Arbërve është analiza e homonimeve dhe e toponimeve.
Me fjalë të tjera : a ka ndonjë vend ose ndonjë popull tjetër rreth e qark ose në botë që përmban rrënjën Arb – Alb ? Natyrisht që ka; për shembull, një rajon të tërë diku pranë Lazios në qendër të Italisë quhet Albano. Pra, me pak përpjekje deduktive, Arbërit dalin në këtë mënyrë me origjinë nga Italia. Në një rast tjetër, Albany është emri primitiv i Skocisë – pra Arbërit paskan adhur nga veriu i Anglisë. Një i tretë vëren se dikur ka egzistuar një Albanie në Kaukaz – e njohur ndryshe edhe Aghbanie, Aghouanie, Aluanie – pra Arbërit qënkan me origjinë nga Azerbajxhani i sotëm. Mbetet për t’u eksploruar edhe pista e Albany-së të Sh.B.A – dhe me këtë rast të vërtetohet se Arbërit e Amerikës kanë përshkuar oqeanin Atlantik në sens të kundërt pesë shekuj përpara Kristofor Kolombit. Pra, ata braktisën Nju Jorkun primitiv dhe u ngulën në brigjet e Adriatikut. Sidoqoftë, sejcili prej partizanëve të varianteve ardhacake duhet të reflektojë për t’ju përgjigjur të paktën tre pyetjeve thelbësore :
- përse ky popull u shkul me kuç e me maç ? (pasi në të kundërt do të kishin lënë gjurmë në vendin e tij të lindjes, ndërkohë që gjurmë të tilla nuk shihen kërrkund.. )
- për ç’arsye jetësore ai braktisi atdheun e tij origjinal për t’u ngulur në Shqipërinë e sotme ?
- si ka mundësi që syve aq të vëmendshëm Bizantinas ju ka shpëtuar një turmë e tillë laragane ? (pasi ata nuk na kanë lënë asnjë dëshmi lidhur me një dyndje të tillë!) Të rrallë janë ata që vazhdojnë dhe mbështesin sot idenë e ardhjes nga larg të Arbërve. Sidoqoftë, mbetet shkrimtari dhe historiani serb Vuk Drashkoviç, politikan i kohës së tij, i cili vazhdon t‘i besojë variantit azeri të Kaspikut!Përballë brishtësisë logjike të tezës së Arbërve ardhacakë nga fundi i botës, teza tjetër e krijimit në vend merr një vlerë të veçantë. Por në këtë rast, gjithë debati përqëndrohet në kuptimin e shprehjes « në vend » - për çfarë vendi bëhet fjalë ? Pjesa dërrmuese e historianëve shqiptarë është e mendimit që vendi në fjalë është Shqipëria e sotme si dhe viset e tjera të populluara nga popullsi që flasin shqip (Kosova).Të tjerë historianë ballkanikë mendojnë se Arbërit vërtet janë një popullsi vendase – por në kuptimin ballkanik të fjalës, dhe kjo popullsi është ngulur në këtë vend - Shqipërinë e sotme, diku në fillim të Mesjetës së hershme.Ata më radikalët mes historianëve të teorisë së nguljes janë të mendimit se koha e nguljes së tyre është edhe më e vonshme – shekulli i XIIItë ndoshta edhe fillimi i shekullit të XIV.Me fjalë të tjera, aktualisht, debati zhvillohet mes partizanëve të «autoktonisë së Arbërve » dhe partizanëve të « Arbërve nomadë ».Si të parët dhe të dytët duhet t’ju përgjigjen pyetjeve të mëposhtme :
1) Mbi ç’bazë njerëzore të mëparshme u krijuan Arbërit ?
2) Si ka mundësi që Bizantinët (gjithmonë ata) i «zbuluan» vetëm në shekullin e XItë dhe jo më parë?
Lidhur me pyetjen e parë, duhet thënë se Ballkani i Mesjetës së hershme (fillimi i shekullit të XItë) ende nuk e ka marrë vehten nga vërshimi i baticës sllavo-bullgare. Ndoshta në kohën e sotme shprehja « sllavo-bullgare » tingëllon si një dyzim epitetesh me qëllime denigruese – e marrë nga fjalori i burrave politikë. Veçse në atë kohë, bullgarët – në të vërtetë me origjinë turkomongole, ende nuk ishin sllavizuar deri në pikën e tyre të fundit.
Pra, krahas Romanëve të përhershëm që sot për një arsye misterioze quhen Bizantinë (disa të tjerë duan t’i quajnë edhe Grekë), kishte edhe Sllavë (antë, serbë dhe kroatë) si edhe Bullgarë, tashmë të instaluar përfundimisht në këto vise që prej katër shekujsh. Në veri të gadishullit lëvrinin Venedikasit, Hungarezët si edhe Franko-Gjermanikët. Nga ana e detit vinin herë pas here edhe Saraçenët (Arabët).
Nga Azia e vogël, po afroheshin Turqit selçukë. Ndërkohë, nga brigjet italike kishin filluar të vërshonin Normanët, pra Latinët. Ku gjenden Arbërit në këtë skemë ?Sigurisht jo në rradhët e Latinëve – megjithëse Attaleiatès diku thotë se ata gjendeshin edhe në Itali. Sigurisht jo në rradhët e Serbëve, të Kroatëve ose të Bullgarëve (pasi sot shqiptarët duhej të flisnin serbo-kroatisht ose bullgarisht – pra një gjuhë sllave). Sigurisht jo në rradhët e Saraçenëve ose të Turqve selçukë që çfaqeshin si hije. As edhe në mes të Hungarezëve ose të Venedikasve që sileshin diku në viset e Adriatikut verior. Pra, ata gjendeshin diku gjetkë - në gjirin e elementit Roman të hershëm.Dhe me të vërtetë, për të krijuar elementë të tillë njerëzorë, të aftë të integrohen në ushtrinë bizantine, për të nxjerrë deri edhe udhëheqës si i famshmi Komiskortès ose edhe Arianitiès, këtyre Arbër ju është dashur një periudhë kohe, një fazë jetese në vend. Dhe kjo kohë, duhet vendoset në boshtin e kohës përpara atij momentit fillestar τ, të « zbulimit » të paharruar të Attaleiatès.
Me fjalë të tjera, Arbërit janë ngjizur rreth shekujve të VI - VIII të erës sonë.Çfarë përfaqson ky element Roman i hershëm ? Elementin e vjetër ballkanik, dikur të pushtuar dhe më pas të strukturuar nga Perandoria romake dhe të marrë në dorë në vazhdim nga administrata bizantine, i cili u cfilit përgjatë shekujve të tërë nga vërshimet e barbarëve Gotë (vizi dhe ostro), Gjermanikë dhe Hunë.Le të marrim frymë thellë, të mbyllim fort hundën dhe të zhytemi në shekujt e errët të Antikitetit të vonët, në kërkim të paraardhësve të Arbërve. Sidoqoftë, le të sigurohen një herë e mirë të gjithë të interesuarit : megjithë misterin pothuaj si të Pashkëve që rrethon këtë çfaqje, këta shqiptarë që do të quhen ende arbër – të paktën deri në shekullin e XVIItë, tashmë do të jenë pjesë përbërëse e pejzazhit ballkanik. Ata do të jenë, nga afër ose nga larg, aktorë të pashmangshëm të të gjitha dramave ose tragjedive që do të luhen në Ballkan, deri në ditët e sotme dhe më tej ende.Gjeneza e Arbërve.
Historia e viseve të Ballkanit të shekujve të parë të erës sonë është pandreqshmërisht e lidhur me fatin e Imperium romanum. Kjo perandori Romake zbuloi me kohë se brigjet përballë Adriatikut përbënin dashur padashur një rrugë kalimi të pashmangshëm, pasi gjithmonë sipas Polibit, vetë « fati i kishte caktuar Romës misionin të sundojë botën ».
Nënështrimi i ballkanikëve të hershëm filloi rreth viteve 230 p.e.s, nga brigjet e sotme shqiptare, ku në atë kohë jetonin Ilirët, pra Illyrii propriedictii. Ai preku brendësinë e gadishullit rreth viteve 200 p.e.s, me fitoren e Romakëve kundër Maqedonasve të Filipit të IItë dhe disa vjet më vonë, e gjithë Greqia e lashtë dhe e lavdishme ish katandisur në një provincë romake. Rreth vitit 76 p.e.s, Romakët nënështrojnë Dardanët që jetonin në viset e sotme të Kosovës dhe gradualisht e shtynë pushtimin e tyre drejt veriut dhe veri-lindjes ku jetonin Dalmatët. Në fillim të erës sonë, Romakët kishin dalë në brigjet e Danubit të mesëm ; rreth viteve 40-45 të erës sonë legjionet e tyre mundën të nënështrojnë Trakën (pjesën lindore të gadishullit) dhe në vazhdim, rreth viteve 100 të erës sonë ata mundën të pushtojnë Dakinë dhe të robërojnë Dakët. Në këtë mëyrë i gjithë gadishulli ballkanik shëndrrohet në pjesë të perandorisë romake. Pas pesë shekujsh pranie romake në Ballkan, u desh vërshimi Got për të rivënë gjithçka në pyetje.Shkurtimisht, historia e Antikitetit ballkanik mund të përmblidhet me disa rreshta :« që prej kohësh që s’mbahen mend, mbi këto truaj banonin disa popuj të lashtë ballkanikë, të quajtur sipas vendit Ilirë, Trakë, Dakë ose Getë, Maqedonas dhe Helenë dhe të tjerë Dardanë. Ata jetonin në fqinjësi pak a shumë të mirë, gjë e cila nuk i pengonte të përlesheshin mes njeri-tjetrit, derisa përfundimisht erdhën Romakët. Këtyre të fundit ju deshën disa shekuj për t’i mposhtur dhe, nga kjo epokë dhe në vazhdim, i gjithë Ballkani ju bashkëngjit Perandorisë romake ».Ku janë Arbërit tanë në mes këtij mishmashi ballkanik ? Për momentin duhet të tregohemi të duruar pasi ende nuk është çfaquar Vija e Theodhosit – ai makth i tmerrshëm sipas Aurel Plasarit (http://www.albanisches-institut.ch/pdf/text26.pdf), dhe bashkë me të, ndarja e botës antike më dysh : perandoria romake e Perëndimit dhe perandoria romake e Lindjes. Bile edhe pas heqjes së kësaj vije mbi hartë në vitin 393 – them mbi hartë, pasi nuk ma merr mendja që perandori Theodhos i Irë – i Madh, të ketë gërvishtur me dorën e tij një vijë të tillë mbi truallin ballkanik – Arbërit nuk kanë për t’u çfaqur. Siç e kemi thënë edhe më lart, ata do të çfaqen vetëm në shekullin e XItë, në kohën e Attaleiatès.Të mos harrojmë se jemi duke kërkuar paraardhësit e tyre, meqënëse kemi bindjen se ata fshihen në masën e ballkanikëve të romanizuar – paçka se ende nuk dimë se si quhen këta paraardhës !Cili nga popujt e lashtë ballkanikë mund të jetë paraardhës i Arbërve ?
Duke lënë mënjanë hipotezën Helene dhe Maqedone – përndryshe, jo vetëm minoritarët e Dropullit si dhe emigrantët e Greqisë, por të gjithë shqiptarët e sotëm do të flisnin gërqisht – mbeten të tjerët : Ilirët, Trakët, Dardanët dhe Dakët.Në këtë stad të rrëfimit tonë, mjetet historike çfaqen të pamjaftueshme. Ja përse historianët kërkojnë ndihmën e gjuhëtarëve dhe të tjerëve arkeologë. E keqja është se këto popullata tê lashta sikur kanë dashur vetë të ngatërrojnë historianët pasi, asnjëra prej tyre nuk ka patur gjuhë të shkruar, pra edhe gjurmët e tyre në tekste nuk janë të mjafta. Në këtë rast, mbetet mjeti i fundit : spekullimi, i mbështetur nga interpretimet e gjetjeve arkeologjike të rastit.Ja vlen të thuhet që në fillim se, historianët shqiptarë e kanë ndarë hesapin, duke propozuar variantin Ilir.
Me fjalë të tjera, ata aplikuan sillogjizmin e mëposhtëm :
1) meqënëse Arbërit u panë në territoret e Shqipërisë së sotme dhe jo gjetkë, 2) meqënëse këto teritore më parë kanë qenë të banuara nga Ilirët 3) atëhere Arbërit rrjedhin nga Ilirët.E thënë me një gjuhë më shkencore, « vazhdimësia iliro-shqiptare », në rradhë të parë vjen si një « vazhdimësi e banimit » dhe më tej, ajo ndiqet nga një « vazhdimësi kulturore dhe etnike ». Vështirësia më e madhe që ngrihet përpara tyre përmblidhet nga fakti se, Ilirët vazhdojnë të përmenden deri aty nga fundi i shekullit të VItë , më tej askush nuk i përmend më. I fundit që flet për ta është një tjetër bizantin, kronisti Euagre (ose Evagre) – Skolastiku (nuk na u ndanë këta bizantinët !).Vepra e tij « Historia Ekleziastike », e shkruajtur në fundin e shekullit të VItë dhe e botuar në vitin 594, përshkruan luftrat e perandorisë kundër Avarëve aziatikë. Por, megjithë këtë kronikë dhe « dëshmisë » së saj të fundit mbi ilirët, edhe logjika më elementare çon drejt mendimit që historiani Skolastik nuk ka mundur të shohë me sytë e tij çfarosjen e përfaqsuesit të fundit të species ilire dhe që, sipas të gjitha gjasave, ilirët ose edhe pasardhësit e tyre kanë vazhduar të jetojnë në malet e tyre ballkanike.Sidoqoftë, historianëve shqiptarë ju duhet të mbushin me fakte atë "hiatus kronologjik të rëndësishëm mes [zhdukjes së] ilirëve dhe [çfaqjes së] shqiptarëve" . Ja përse ata mbështesin me aq ngulm konceptin e « kulturës së Komanit », kjo formë e qytetërimit të Mesjetës së hershme që vjen nga shekujt e VItë – VIIItë dhe shtrihet përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës deri në brigjet e liqenit tjetër të Ohridit. Gjithmonë sipas mendimit të historianëve shqiptarë, ajo përbën « hallkën që mungon » mes Ilirëve dhe Shqiptarëve dhe dëshmon për vazhdimësinë iliro-shqiptare mbi territoret e Shqipërisë së sotme dhe ato rreth e qark. Një grup tjetër historianësh ballkanikë dhe evropianë janë më pak kategorikë se sa kolegët e tyre shqiptarë dhe venë në dukje se terminologjia Ilir është fort e paqartë. Sipas tyre Ilirët s’janë gjë tjetër veçse një përzierje mes Trakëve dhe Dakëve që sipas rastit, mund të kqyret në brigjet e Adriatikut por edhe në thellësi të gadishullit. Edhe këta historianë thërresin në ndihmë gjuhëtarët, të cilët pohojnë se shqipja e sotme vjen nga një gjuhë e lashtë iliro-trake, me ngjashmëri të dukshme me rumanishten (ja ku qenkan fshehur edhe Dakët).
Me fjalë të tjera, pararendësit e Arbërve duhen kërkuar jo në bregdetin Adriatik por më thellë në gadishull, diku andej mes Rumanisë dhe Bullgarisë – le të themi nga veriu i Maqedonisë së sotme. Si shpjegohet atëhere që këta Arbër u panë për herë të parë diku rreth Durrësit dhe jo në rrethinat e Bukureshtit? Në këtë moment kaq pasionant të rrëfimit tonë ndërhyn grupi i tretë i historianëve me tezën e „Arbërve nomadë“. Shih tekstin (në anglisht)(http://www.greekhelsinki.gr/pdf/cedime-se-albania-catholics.doc).
Sipas tyre, është fort e mundur që paraardhësit e Arbërve, ato "popullatat e gjuhës dako-mëziene të kenë qenë prezente (në pjesën perëndimore të Ballkanit), të përziera me grupet të tjera, diçka si puna e Romëve të sotëm. Nga ana tjetër, tashmë dihet se proto-shqiptarët ishin fort të afërt me Vllehët, të cilët gjithashtu jetonin në simbiozë me popuj të tjerë të rajonit. Ka shumë mundësi që proto-shqiptarët të kenë qenë barinj që jetonin në male dhe që niseshin në shtegëtim me bagëtitë nga një luginë në tjetrën. Mbetet fort e vështirë të përcaktuar se në ç’kohë dhe në ç’mënyrë këto popullata janë çfaqur në një krahinë të ngushtë, të gjendur mes jugut të Malit të Zi dhe Malësisë shqiptare. Sidoqoftë, është e sigurt që në fundin e shekullit të XVtë nuk takoheshin më proto-shqiptarë. Kjo popullatë fitoi një identitet shqiptar të veçantë, të përqëndruar mbi një organizim të fuqishëm shoqëror dhe ushtarak dhe në aleancë me Kishën katolike". Kështu dhe gjithmonë sipas tyre, na duhet të pranojmë se 1) proto-Arbërit janë të afërt me Vllehët,2) se kjo popullsi katolikë fillimisht u ngul në Malësinë e Veriut pranë Malit të Zi diku përpara shekullit të XIV, ndërkohë që popullsia lokale e vendit ishte një përzierje mes një shtrese të vjetër iliro-proto-ballkanike dhe Serbëve.Në këtë mënyrë, shpërhapja dhe pushtimi i hapësirës perëndimore ballkanike nga ana e Arbërve shqiptarë fillon diku aty nga shekulli i XIV.
Ç’është e drejta, analogjia e rastit mes çobenjve vllehë dhe barinjve shqiptarë, të quajtur shumë të afërt nga pikpamja gjuhësore dhe territoriale, përfundon në luginën e parë poshtë malit-vendlindje e tyre e përbashkët pasi, në qoftë se të parët vazhduan të ngasin delet më tutje deri në pafundësi, të dytët i braktisën menjëherë për t’u shëndrruar në luftëtarë që « pushtuan » Ilirinë e vjetër, ndërkohë e kthyer në « vend të serbëve ».Me çka janë marrë këta Arbër – ose më mirë të themi këta proto-shqiptarë - nga momenti i çfaqjes për herë të parë në shekullin e XItë në rolin e mbrojtësve të Durrësit kundër trupave normane të Robert Guiskardit dhe shekullit të XIVtë, atëhere kur vendosin të ngulen në atë qoshe të humbur të Malit të Zi ?Zaten, përse shkuan dhe u ngulën në mes të maleve të thepisura dhe shterpe të Veriut kur përpara tyre shtrihej një vend i tërë ? Askush – dhe aq më pak përfaqsuesit e kësaj teorie - s’është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të tilla.Po qe se përmblidhet kjo çështja e çfaqjes së Arbërve, ja se çfarë rrjedh si esencë : - Sipas prirjes së parë, gjuhëtarët, kryesisht ata të shekullit të XIXtë, kanë nxjerrë si përfundim atë afërinë mes një gjuhe shqipe unike dhe të paklasifikueshme dhe një gjuhe të vjetër ilire – duke i shtuar edhe disa grima të gjuhës trake, po aq ezoterike sa e para. Më tej, historianët kanë përpunuar hipotezën e lidhjes njerëzore dhe « gjenetike » mes shqiptarëve dhe ilirëve. Ideja e vazhdimësisë historike të këtyre grupeve njerëzore përforcohet nga vendbanimi i tyre i përbashkët – territoret e sotme të Shqipërisë, pa harruar njëkohësisht edhe ato të Kosovës. - Sipas tendencës së dytë, kjo teori është e krejtësisht e gabuar. Disa gjuhëtarë të tjerë kanë vendosur ngjashmëri të fuqishme mes gjuhës shqipe dhe rumanishtes së sotme, nga e cila vjen edhe një lidhje e re në gjirin e grupit të gjuhëve dako-mëze, dhe më tej në një kuadër më të gjerë në gjirin e një super familjeje të gjuhëve balto-sllave. Në këtë mënyrë hidhet tutje ilirishtja misterioze në favor të një dako-mëzishteje që është edhe më e mistershme se e para.Duke parë afërinë gjuhësore, një ndërlidhje njerëzore dhe gjeografike imponohet vetvetiu : ja përse proto-shqiptarët dalin me origjinë nga një zonë ballkanike lindore, sigurisht e afërt me dakët dhe me mëzët. Dhe forcërisht, ata kanë mërguar për t’u vendosur në viset e Shqipërisë së sotme ku edhe u panë për herë të parë nga bizantinët, gjatë shekullit të XItë. Në fund të fundit, nga vijnë këta Ilirë, Trakë dhe të tjerë Getë ?
Cilat janë tiparet e tyre dalluese dhe elementët e përbashkët ? Përpara nesh shtrihet oqeani i paanë i parahistorisë ballkanike dhe në mënyrë të pashmangshme, do të na duhet të zhytemi në të, në kërkim të paraardhësve të paraardhësve – indo-evropianëve të parë.

Subscribe to:
Posts (Atom)