nga Edith Harxhi, Mal Berisha
PJESA E TRETE


Ky material i medias greke me tere kete intensitet dhe angazhim tregon qarte se sa me padurim e priti opinioni grek kolapsin e Shqiperise per te cilin aq shume kishin punuar. Por ky nuk ishte vetem nje angazhim sa per angazhim. Kjo do te kishte shkallet e tjera destruktive e cila e marre se bashku do te perbente ashtu siç ndodhi ne te vertete grushtin e shtetit ne Shqiperi dhe pushtimin politik-ekonomik-kulturor te vendit tone ne vitin 1997. Pikesepari kjo do te realizohej duke vene ne krye te puneve njerezit te cilet tashme do ta realizonin skenarin brenda vendit.
Objektivat kryesore per shkaterrimin e plote te Shqiperise do te ishin:
1.- Te realizohej stanjacioni ekonomik pas nje zhvillimi te menjehereshem te ekonomise shqiptare gjate viteve 1994-1996. Ky zhvillim perbente nje kercenim ne te ardhmen Per greqine fqinje, pasi do te thithte kapital te huaj dhe do te sillte investime te fuqishme ne te gjithe sektoret e ekonomise se vendit, dhe veçanerisht, industrine e burimeve minerare si ate te kromit, bakrit etc; bujqesi, dhe turizem. Rreth 3.800 firma te huaja qe operonin ne Shqiperi deri ne ditet para revolucionit te vitit 1997, e lane Shqiperine per tu zevendesuar nga firmat mafioze greke, duke nderhyre thelle keshtu ne te ardhmen ekonomike te vendit tone. Sot firma si Sarandopulos e cila ka investuar tek qeveritaret Shqiptare dhe ka sabotuar ndertimin e te gjitha tenderave qe ka fituar deri tani ne Shqiperi, e shume te tjera si kjo kane marre persiper shkaterrimin edhe me te tjeskajshem te eknonomise shqiptare duke e monopolizuar ate ne doren e tyre dhe duke thithur fondet per rindertimin e Shqiperise nga Banka Boterore, Banka Europiane per Zhvillim e Bashkimi Europian.
Duhej te shkaterrohej Shqiperia ne menyre qe me ane te kredive dhe ndihmave financiare te dhena nga Bashkimi Europian, keto fonde te drejtoheshin nga Greqia zyrtare dhe me pas te perfitohej nga interesi i tyre financiar.
Duhej te rrenohej çdo sipermarrje e investitoreve shqiptar ne vend per prodhimin bujqesor dhe shfrytezimin e prodhimeve bujqesore sidomos ne jug te Shqiperise, ne menyre qe te sigurohej importi nga Greqia, i te gjitha produkteve ushqimore e bujqesore, nga magazinat greke te produkteve te pashitura ne tregjet europiane.
Duhej te digjeshin dhe shkaterroheshin te gjitha pyjet, vreshtat dhe ullishtat e jugut te Shqiperise ne menyre qe kjo pjese kaq produktive e ekonomise Shqiptare te mos riperterihej me dhe te mos u krijonte konkurence Greqise ne tregjet boterorei pikerisht ne momentin kur investitore angleze, gjermane, austriake dhe hollandeze kishin filluar te interesoheshin per investime serioze ne vend.
Duhej te futej ne dore sistemi financiar, duke privatizuar te gjitha bnakat shqiptare nga ana e firmave greke, dhe duke ndermarre transferimin e parave nepermejt hapjes se gjashte bankave private greke.
Duhej te sabotohej prodhimi ne vend i naftes dhe gazit per ta kthyer Greqine ne nje trampolin te kalimit te ketyre produkteve nga Lindja e Mesme ne tregun shqiptar per perfitimet e veta.
Duhej te mos kryhej liçensimi i kompanive greke te naftes dhe petrolit, te cilat duhej te krijonin monopol ne tregun shqiptar.
Nje rrenim te papare duhet te pesonte e tere industria e prodhimit te materialeve te ndertimit, sidomos ajo e çimentos dhe hekurit, thjesht per ta kthyer Shqiperine ne treg te produkteve te prodhuara ne Greqi. Po keshtu Shqipria duhej te behej konsumatore e materialeve te ndertimit, te skaduara greke te prodhuara enkas per tregun primitiv shqiptar.
Duhej te bindeshin shqiptaret me ane te propagandes pro-greke, se "Greqia eshte vend bujar dhe po na mban 500 mije shqiptare" pavaresisht dhunes qe perdoret ndaj tyre, dhe gjithe propagandes raciste ne Greqi qe shqiptaret jane burim i kriminalitetit.
Bumi ekonomik qe kishte filluar ne Shqiperi, enthusiazmi me te cilin populli shqiptar e perqafoi demokracine, dhe ekonomine e tregut, venia ne pune e burimeve natyrore nepermjet nje fluksi te investimeve te huaja, do te ishin nje rrezik per Greqine. Nuk mund te mos kihet parasyshe fakti qe, nje destinacion i ri turistik per amerikanet, gjermanet, anglezet, francezet, zvicerianet e sa e sa vendeve te tjera europiane sic do te ishte Shqiperia, e virgjera natyrore e Mesdheut, do te sillte nje reduktim te jashtezakonshuem te te ardhurave te Greqise nga industria e turizmit qe eshte baza e saj ekonomike. Shqiperia, nuk eshte vetem vendi i " Tre S-ve" siç thuhet ne gjuhen e turizmit (Sun, Sand, Sea) diell, rere, dete, por edhe i qendrave te mrekullueshme arkeologjike, historike e fetare. Te gjitha keto shtrihen ne nje largesi maksimale prej 400 km ne territorin shqiptar dhe perfshijne kultura me te lashta se ato greke dhe deshmojne te gjitha kulturat e kombit me te lashte te Ballkanit, qe nga ajo prehistorike e deri tek ajo moderne. Duke shkaterruar nje pjese te ekonomise shqiptare dhe duke monopolizuar pjesen tjeter, Greqia mundesoi pengimin e fillimit te ndertimit te infrastruktures ne Shqiperi, duke hapur mbeshtetur dhe investuar revolucionin te vitit 1997 dhe forcat destruktive ne jug te Shqiperise, per te perhapur panik dhe frike tek shqiptaret dhe ti verbuar ata duke i dhene jugut te Shqiperise nje imazh shkaterrues.
2- Duhej te shkaterrohej ushtria, ne menyre qe Shqiperia te ishte e paafte per tu vete mbrojtur si dhe me ane te shitjes se armeve nga Shqiperia ne Kosove te ndahej kapitali i nxjerre nga kjo shitje. Prandaj ne krye te ushtrise duhej te vinin gjenerale, oficere dhe ushtarake te cilet kane mbushur moshen e pensionit, duke mos i lene rruge keshtu gjithe ushtarakeve te rinje shqiptar te specializuar dhe shkolluar ne akademite me te fuqishme te botes. Ne kete menyre do te ishte me kollaj te mbushej ushtria shqiptare me anetare te minoritetit grek te cilet do te mundesonin pengimin e mjaft marreveshjeve, bashkepunimit, dhe kontratave me aleatet e Shqiperise SHBA-te, Turqine dhe Gjermanine. Nderkohe Parlamenti I kallashnikoveve duhej te perterinte mandatin e Gardes Pretoriane Greke te Qeveritareve shqiptare per ta ruajtur ate ne cdo moment kur populli shqiptar do te reagonte ndaj dhunes e rivendosjes se komunizmit ne vend.
Duhej te hapeshin depot e armatimeve dhe te shperndaheshin armet nga me te lehtat deri tek me te rendat ne menyre qe Shqiptari te pasqyrohej perpara botes se civilizuar si njeri primitiv.
3- Te futej ne dore Sherbimi informativ dhe te diskretitohej ai i meparshmi i cili ndonese jo me forcen e duhur, kishte filluar te ndalonte veprimtarine e agjentures greke e sidomos ate qe vepronte nen petkun e zi te prifterinjeve te Kishes Ortodokse Greke. Duhej te deskretitohej Shqiperia si nje vend qe mbeshtet terrorizmin duke e kanalizuar ate ne terrorizem islamik lidhur me terrorizmin nderkombetar per shkak te shumices se popullsise se vet muslimane, ne menyre qe te ngjallte panik ne arenen nderkomebtare.
Duhej te infiltrohej ne administraten e larte te Shteteve te Bashkuara dhe pikerisht CIA me ane te drejtuesve te saj me te larte, ne menyre qe te sigurohej ftohja e marredhenieve Shqiptaro-Amerikane duke e inkuadruar Shqiperine nder vendet baze mbeshtetese te terrorizmit anti-amerikan ne bote dhe duke e futur ate ne axhenden e vendeve qe qytetaret amerikane nuk duhej te udhetobin per arsye sigurie.
Duhej te mundesohej mbyllja e Ambasades Amerikane ne Tirane me ane te mbeshtetjes se lobit grek ne SHBA-te ne menyre qe qytetaret shqiptare qe do te aplikonin per probleme vizash e konsullore, te paguanin shuma te majme per te udhetuar ne Athine per çdo çeshtje konsullore.
4- Duhej te vihej diplomacia shqiptare nen kontrollin e sherbimeve greke dhe çdo levizje e diplomacise shqiptare te komandohej nga Athina. Duhej te reduktohej niveli diplomatik i Shqiperise ne vende kyçe si SHBA-te, Turqi, Britani e Madhe, Gjermani per te lene fare jashte dore me pas perfaqesite diplomatike ne vendet islamike. Duhej te instruktoheshin gjithe diplomatet e emeruar nga qeverite aktuale per te mos diskutuar kurre dhe per te mos bere asnje demarsh diplomatik per çeshtjen e Kosoves si dhe per tu shprehur gjithemone pro-politikes se fqinjesise Shqiptaro-Greke ne Ballkan. Duhej lançuar ideja se Ballkani eshte i Ballkansve dhe se kufijte duhen hequr, duke krijuar keshtu nje Federate Pan-Ballkanike, e cila do te ishte ne dem te shqiptareve.
5- Duhej shkaterruar kultura ilire duke rrembyer dhe prishur çdo relike te periudhes ilire, dhe duke djegur e plaçkitur biblotekat, shkollat dhe universitetet e Shqiperise. Duhej hedhur Per here te pare ideja e ndasise jug-veri ne Shqiperi Per te kryer me mire perçarjen e vendit.
6- Me se fundi por jo me me pak rendesi, konkurenca e ashper e tregut ne nje rajon si Ballkani me nje komunikim te kufizuar e alternuar me qellimet e erreta shoviniste primitive greke dhe te mbeshtetura nga formacione anti-shqiptare te majta ne vendin tone, ishin ato qe sollen realizmin e komplotit greko – komunist ndaj Shqiperise me vitin 1997 dhe qe vazhdon te zbatohet edhe sot.
Ne vend te epilogut
Marredheniet Shqiptaro - Greke pas revolucionit te vitit 1997 e deri sot.
Media greke e shkruar dhe elektronike eshte nje nder indikatoret me te mire qe i jipen ne dore cilitdo shqiptar qe ka predispoziten te degjoje, te lexoje dhe te vleresoje ate cfare I ndodhi Shqiperise me 1997. Por keto materiale te medias greke te athereshme nuk do te kishin ndonje vlere aq te madhe ne se do te hidheshin ne leter ose ne valet e radios thjesht per kronike. Keto materiale nuk do te kishin vleren qe kane po te mos kishin qene preludi i asaj qe po ndodh sot ne Shqiperi
Me ardhjen ne fuqi te qeverise se Pajtimit Kombetar dhe sidomos pas futjes ne Shqiperi te forces shumekombeshe, pra Misionit Alba, edhe presioni i hapur pro-grek ndaj Shqiperise pati nje renie te theksuar. Kjo ndodhi per dy arsye kryesore: E para, Shqiperia hyri ne valen e zgjedhjeve te pergjithshme te 29 Qershorit 1997, dhe duke pare revolten mbare popullore qe shpertheu ne te gjithe vendin si dhe daljen ne skenen politike te figurave me anti-shqiptare, qarqe te caktuara greke, filluan te vepronin nen mburojen e ketyre te fundit, pasi nuk kish me nevoje te dilej hapur. Gjithashtu, shume nga keto figura politike te ekstremit te majte u specializuan ne Greqi para dhe gjate diteve te revolucionit te 1997-es, pra ishin instruktuar mire, per formen e qeverisjes se mepasshme ne Shqiperi dhe kthesen qe duhej marre ne formulimin e politikes se jashtme te Shqiperise, duke e lene vendin pa nje platforme kombetare. Po keshtu, qarqe te caktuar greke investuan mjaft mire ne elektoratin shqiptar te para zgjedhjeve, i cili ne ato momente ishte konfuz, i paqarte, i lodhur dhe frikesuar nga lufta dhe i traumatizuar nga humbja e parave te humbura ne skemat piramidale. Ky lloj investimi siguroi edhe fitoren ne nje plan te gjere te shume figurave te koalicionit "Aleanca per Shtetin" edhe ne zona elektorale qe historikisht kishin qene te prirura nga e djathta dhe partite nacionaliste shqiptare.
Se dyti, fillimi i operacionit "Alba" ne Shqiperi solli aktore te rinje ne token Shqiptare, dhe jo vetem kaq por edhe nje ndarje kantonale te zonave te influeneces se shteteve te ndryshme pjesemarrese ne kete operacion si ne vitet 1920. Pra qarqet greke nuk mund te vepronin me hapur ne token Shqiptare ne nje moment qe filloi edhe influenca e vendeve te tjera Europiane me ane te trupave ushtarake te cilat u kamufluan nen ombrellen e ruajtjes se ndihmes humanitare. Por megjithe renien e revanshit grek ndaj Shqiperise gjate muajve Maj-Qershor 1997, gjithe politika greke ndaj Shqiperise mori nje pamje te re pas zgjedhjeve te manipuluara parlamentare. Ardhja ne fuqi e koalicionit te majte "Aleanca per Shtetin" lehtesoi perfundimisht qendrimin grek ndaj vendit tone si dhe mundesoi kryerjen e shume planeve per aneksimin ekonomik, politik dhe ushtarak te Shqiperise. Ky aneksim u mundesua edhe me teper nga dobesimi i te djathtes Shqiptare dhe kaosi i madh qe e pershkroi te djathten ne muajt dhe dy vitet me pas. Nese do te analizonim sot marredheniet Shqiptaro-Greke pas zgjedhjeve te Qershorit te vitit 1997, atehere do te mund te qartesoheshim edhe se ne cilat aspekte te jetes politike, shoqerore dhe ekonomike shqiptare, fqinji yne jugor nderhyri fuqimisht per te bere gjunjezimin e plote te Shqiperise zyrtare ndaj tij.
1- Gjate ketyre tre viteve te fundit, vizitat e qeveritareve shqiptare ne Greqi kane qene te panumerta dhe ne disbalance me vizitat qe jane kryer ne vende te tjera perendimore te cilat konsiderohen pika kyçe ne politiken e jashtme Shqiptare. Ne çdo vizite qeveritare qe eshte kryer ne Greqi, qeveritaret shqiptare kane marre mesazhin e dhenies se ndihmave financiare apo kredive pa afat dhe me afat, prej miliona dhramish dhe mijera dollaresh, prej te cilave asnjera prej tyre nuk eshte realizuar deri tani.
2- Pas perfundimit te misionit "Alba" ne Shqiperi dhe largimit te trupave te huaja nga vendi, te vetmit qe qendruan ne Shqiperi ishin 200 a me teper ushtare greke. Qendrimi i ushtareve grek ne Shqiperi u be pa asnje mandat te caktuar apo marreveshje ushtarake nen kuadrin e ndonje institucioni ndrekombetar. Perkundrazi Qeveria Shqiptare e justifikoi qendrimin e trupave greke me ndihmesen qe ato do te jipjnin ne mbrojtjen e spitalit ushtarak ne Tirane. Ky perben nje fakt sa qesharak aq edhe te hidhur, kur mendon se nje shtet i pavaruar, dhe sovran i formuar 80- vjet me pare nuk ka fuqi te mbroje institucionet e veta ushtarake. Gjithashtu kurre nuk u shtrua pyetja se kundra kujt do ti mbronin ushtaret grek institucionet shqiptare, kunder vete shqiptareve?
Ne gjuhen politike ky pranim i trupave te huaja ne token e nje shteti sovran do te thote pushtim nga ushtria e huaj dhe dorezim pa kushte ndaj nje vendi te huaj. Per me teper kjo ndodh ne nje kohe kur Qeveria Greke nuk e ka hequr akoma ligjin e luftes qe eshte vendosur ne Greqi qe ne vitin 1940 gjate luftes Italo-Greke. Pavaresisht gjithe deklaratave te bera ne kohera te ndryshme qe pas rivendosjes se marredhenieve diplomatike midis Greqise dhe Shqiperise ne vitet 1970, ne baze te ligjit no. 13 te vitit 1944, ligjerisht Shqiperia akoma perben nje "Vend Armik" ne kalendrat zyrtare greke. Pra, mbajtja e nje trupe ushtarake ne nje vend qe ligjerisht akoma ekziston si "Vend Armik" ne aspektin juridik dhe politik perben nje pushtim te plote te Shqiperise nga Greqia fqinje. Misioni i vertete i trupave greke ne Shqiperi doli hapur gjate ngjarjeve te 14 Shtatorit, te cilat ne te vertete perbejne nje puç tjeter ushtarak por jo nga ana e opozites Shqiptare siç eshte trumpetuar dhe trumpetohet edhe sot nga shtypi dhe media e majte ne Shqiperi, por puç ushtarak i organizuar nga trupat Greke ne Shqiperi dhe misionaret qeveritare ne shqiptare te cilet u kishin dhene mandatin per te shtypur çdo lloj zemerimi mbare popullor qe mund te kercenonte planet greko-komuniste ne vendin tone.
3- Siç eshte thene edhe me larte, politika Greke ndaj Shqiperise gjate dhjetevjeçarit te fundit ka pasur edhe bazen e vet ne vendin tone me ane te misionit qe ka luajtur kleri ortodoks grek ne Shqiperi. Me ane te parave te derdhura nga kisha ortodokse greke eshte bere e mundur ndertimi i kishave ortodokse greke ne Shqiperi, 90% e tyre ne jug te vendit. Nese deri sot qeverite Greke nuk kane pushuar se deklaruari se Greqia eshte gjithemone e gatshme te ndihmoje nga ana financiare Shqiperine fqinje, nuk do te kish qene disa here me mire, qe ne vend te miliona dollareve te derdhura ne Shqiperi per ndertimin e kishave, te ishin ngritur industri dhe qendra prodhimi te cilat do te punesonin mijera Shqiptare ne menyre qe krahu me i ri i punes ne vendin tone te mos merrte rruget e kurbetit per te ndertuar ekonomine personale, duke rimekembur ato pjese te ekonomise greke te cilat ishin lene pas dore ne Greqi? Ne baze te kushtetutes Greke, kisha ortodokse greke eshte pjese e shtetit, pra keto para te hedhura per kishen ortodokse perbejne nje politike zyrtare greke. Shqiptaret do te ishin disa here me te lumtur dhe te kenaqur nese do te kishin tre fabrika ne token e tyre sesa dhjete kisha e katedrale. Pra politika e hapjes se kishave ortodokse greke dhe e nxjerrjes jashte loje te kishes Autoqefale Shqiptare, gjate tre viteve te fundit, perbejne nje politike zyrtare greke per te helenizuar dhe asimiluar jugun e Shqiperise duke plotesuar ne kete menyre me se miri endrren greke te "Vorio-Epirit", me ane te idese se hedhur shpesh nga Greqia se çdo ortodoks shqiptar eshte grek.
4- Minoriteti grek ne Shqiperi gjate tre viteve te fundit ka sherbyre mese miri si nje nga kupolat e politikes Greke ne vendin tone. Jo vetem i eshte lene hapsire per tu perfaqesuar mese mire ne administraten e larte shteterore te vendit dhe ushtri, por ka arritur te marre edhe poste ministeriale kyçe ne qeverite e viteve te fundit. Kjo politike e luajtur nga qeverite shqiptare qe pas vitit 1997, ka qene krye keput e njeaneshme, pasi Shqiperia ka arritur jo vetem ti krijoj kushtet me optimale anetareve te ketij minoriteti, por asnje here nuk ka ngritur çeshtjen e perfaqesimit politik te arvanitasve ne Greqi te cilet ne numer jane dhjetra apo qindra here me teper dhe origjina e tyre shqiptare si dhe te drejtat per arsimim e perfaqesim politik, gjithemone jane mohuar nga Greqia zyrtare.
Tashme vendi yne jo vetem ka arritur te pranoje rezoluta dhe ligje europiane te serviruara nga bashkesia europiane, per njohjen e minoriteteve ne vend, te cilat akoma nuk jane votuar nga vende me me teper eksperience demokratike se Shqiperia dhe me pakica disa here me te medha se Shqiperia, por ka arritur te kerkoje zyrtarisht nga institucionet nderkombetare ndihme per te njohur gjuhen dhe per te bere ligjerisht te mundur ne te gjitha shkollat e territorit Shqiptar gjuhen e ketyre pakicave. Keshtu, politikane dhe qeveritare shqiptare pranojne zyrtarisht kerkesat zyrtare te Greqise per te njohur gjuhen greke si gjuhe te dyte ne te gjitha shkollat shqiptare ne vendit tone, dhe per te arritur kete kerkojne ndihme ne dyert e institucioneve te huaja ne Shqiperi, per ti paraqitur parlamentit shqiptar per miratim ligjin "Mbi njohjen dhe perdorimin zyrtar te gjuheve te minoriteteve ne territorin e Republikes se Shqiperise".
Ne kete rast lind pyetja po Greqia dhe Maqedonia a e kane votuar me pare kete rezolute te Keshillit te Europes?. Sa shkolla shqiptare ka ne Greqi, kur dihet numri i stermadh i emigranteve shqiptar qe jetojne atje, pa marr parasysh arvanitasit e pafund te cilet ligjerisht nuk njihen fare?
Ne te gjitha takimet dhe vizitat e ndermarra nga qeveritaret shqiptare te viteve pas revolucionit, asnje here nuk eshte folur per hapjen e shkollave shqipe ne Greqi, pasi politika qe ka luajtur Tirana zyrtare ndaj popullsise se saj ne Greqi ka qene dhe mbetet edhe me anti-shqiptare se ajo greke vete.
Nje pasqyre e qarte e te drejtave per arsimim qe gezon minoriteti greke ne Shqiperi eshte dhene nga Axhensia Telgrafike Shqiptare me 8 janar 1999: "Gjate vitit shkollor 1998-1999, nder 2 615 femije te pakicave greke e maqedonase qe mesojne ne gjuhen e tyre amtare ne Shqiperi, 1 670 nxenes i perkasin minoritetit grek. Ata vazhdojne rregullisht mesimet ne shkollat 8 vjeçare ne 4 rrethet e vendit, Gjirokaster, Sarande, Delvine e Permet. Per femijet e pakices greke funksinojne 26 shkolla fillore dhe 40 shkolla 8 vjeçare. Vetem ne 11 prej tyre ata mesojne bashke me simoshataret shqiptare. Per te arsimuar keta femije jane punesuar rreth 300 mesimdhenes, 271 nga te cilet i perkasin minoritetit grek dhe jane trajnuar nga ana profesionale ne Greqi. Ne shkollat e ciklit te ulet, 90 % e lendeve zhvillohet greqisht, ndersa ne ciklin e larte te arsimit te detyruar ky raport shkon ne 60 % greqisht dhe 40 % shqip. Krahas 4 shkollave te mesme qe funksionojne ne fshatrat e rretheve te mesiperme, ne qytetin e Gjirokastres prej vitesh qendron e hapur dhe shkolla pedagogjike, ku pergatiten mesues per femijet e pakices greke. Gjate vitit shkollor 1998-1999, ketu studiojne 133 te rinj dhe japin mesimin e greqishtes 20 mesues. Ne Universitetet e Gjirokastres e te Tiranes funksionojne departamentet e mesimit te gjuhes greke".
Perkundrazi jo vetem, qe nuk eshte diskutuar asnje here e drejta per arsimim e shqiptareve ne Greqi, ne gjuhen e tyre ametare, por nuk eshte bere asnje note zyrtare nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme, per keqtrajtimin e emigranteve shqiptare ne Greqi, per mos-zbatimin e legalizimit te emigranteve Shqiptare, per debimet dhe rrahjet ne kufi te panumerta, sidomos ne momente acarimesh politike nderpartiake ne Shqiperi. Kur Qeverite Shqiptare te tre viteve te fundit nuk kane kerkuar asnje here te drejtat e emigranteve tane ne Greqi, mund te merret me mend se çeshtja Çame nuk ka qene asnje here prezente ne asnje bisedim zyrtar dypalesh, ne asnje tryeze negociatash shqiptaro-greke, biles eshte neglizhuar ne menyren me te turpshme, edhe sa here media shqiptare e ka shtruar thjesht si pyetje para kyeministrave dhe zyrtareve te dy vendeve. Jo vetem kaq por qeverite aktuale te Shqiperise kane arritur edhe te nderhyjne dhunshem ndaj protestave te organizuara nga Çamet ne sheshet e Tiranes, gjate vizitave te autoriteteve greke ne Shqiperi. Çeshtja Çame filloi te rihapet vetem pas Luftes se Kosoves, ne momentin qe nacionalistet shqiptare moren krah nga perkrahja e madhe qe aleatet e Shqiperise treguan gjate luftes se Kosoves, dhe parti te djathta shqiptare filluan te rimarin kthesen e duhur persa i perket çeshtjes kombetare shqiptare. Megjithate akoma edhe sot, shume shqiptare nuk dine akoma ose dine shume pak mbi vertetesine e çeshtjes Çame, mbi masakrat dhe kerkesat legjitime te Shqiptareve te Çamerise, te cilat jo vetem qe nuk kerkohen nga qeveria aktuale Shqiptare por ato mohohen dhe perbuzen me qellimin kryesor "te mos prishjes se marredhenieve Shqiptaro-Greke". Ne nje moment qe Turqit e Thrakes perendimore, e maqedonasit e Greqise veriore kane filluar te kerkojne te drejtat e tyre per njohje si minoritete etnike ne Greqi dhe jo ne kuadrin e "minoritetit musliman" siç jane quajtur deri tani nga greket, Greqia zyrtare, vazhdon te mohoje qenien e arvanitasve dhe mohon publikisht para Kryeministrit Shqiptar Meta, "ekzistencen e çeshtjes Çame", pa lene vend fare me pas per te diskutuar mbi kthim e pronave te sequestruara nga ligji akoma ne fuqi i vitit 1941.
5- Nderhyrja e Greqise ne punet e brendeshme te Shqiperise ka arritur deri ne ate mase, sa vete Qeveria greke kerkon te bej rishikimin e historise shqiptare, ne menyre qe tu servire brezave te ardhshem shqiptare historine e shkruar sipas versionit grek. Kjo nderhyrje ne kulturen dhe historine shqiptare eshte vazhde e vales per helenizim, qe ka perfshire Shqiperine dhe politikes Greke te agresuar gjate viteve te fundit per te bere ligjin ne Shqiperi. Kur permendet shprehja "Per te bere ligjin" duhet te kihet parasysh qe kjo ka jo vetem kuptim figurativ por ne kete kontekst perdoret edhe ne kuptimin e plote te saj, duke pasur parasysh gjithe nderhyrjen dhe presionin grek per Kushtetuten Shqiptare famekeqe te vitit 1998, ku qarqe te caktuara greke asistuan dhe bashkepunuan me qeveritaret Shqiptare per te shtuar nene te cilat nuk i permbajne edhe kushtetutat e vendeve me demokratike ne bote.
6- Gjate tre viteve te fundit Shqiperia ka nenshkruar 23 marreveshje ne fusha te ndryshme me Greqine fqinje. Ne se do ta shihnim ne kontekstin e bashkepunimit te fqinjesise se mire, atehere te gjitha marreveshjet e nenshkruara ne Athine apo Tirane do te ishin te justifikuara, por duke patur parasysh se shumica e marreveshjeve te nenshkruara i kane dhene prioritet nderhyrjes edhe me te madhe Greqise ne jeten politike, ekonomike dhe kulturore shqiptare, atehere kjo nuk eshte gje tjeter veçse nje fqinjesi jo e mire. Gjate vizites se fundit te kryeministrit shqiptar ne Athine, ne Dhjetor te vitit 1999, u nenshkrua edhe marrevshja per turizmin, ne veçanti mbi bashkepunimin ne zonen e liqenit te Prespes. Kjo marreveshje u nenshkrua vetem dy jave pas hapjes se skandalit te shitjes se tokave dhe truajve shteterore ne bregdetin jugor te Shqiperise, anetareve te minoritetit grek ne Shqiperi, anetareve te Partise se te Drejtave te Njeriut, investitoreve me origjine Greke, me nje çmim fare qesharak. Menjehere pas nenshkrimit te kesaj marreveshje shtypi grek filloi te trumpetoje zhvillimin e turizmit shqiptar gjate veres se vitit 2000 ne zonat bregdetare. Si eshte e mundur qe Greqia te jete e interesuar kaq shume per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi, ne nje kohe qe ka disa vite rresht qe vuan nga nje renie e theksuar e turizmit vendas. Mos eshte kjo thjesht nje propagande e re per ate pjese te turizmit ne Shqiperi te cilen ajo tashme e quan turizem te sajin? Mos eshte kjo edhe nje manover tjeter politike qe me ane te marreveshjeve te nenshkruara nga qeveria Shqiptare dhe shitjes se truajve gjate bregdetit jugor shqiptar, Greqia fqinje te pervetesoje perlen shqiptare dhe nje nga pikat me kyçe te se ardhmes se Shqiperise e cila per ata nuk perben gje tjeter veçse te ashtuquajturin Vorio-Epir?
7- Muajt e fundit revanshi i qarqeve te caktuar Greke ndaj Shqiperise se gjunjezuar ka arritur ne fazen e tij finale. Ne muajin Dhjetor te vitit 1999, eshte themeluar ne ilegalitet Qeveria e Epirit. Kjo qeveri e drejtuar nga Princi Aleksander i Epirit ka hapur edhe faqen e saj ne internet me adrese(http://www.geocities.com/epirus_in_exile/). Teksti origjinal i themelimit te kesaj qeverie thote: "Tani Pavaresi: Qe ne vitin 1913 Qeveria e Shqiperise ka pushtuar ilegalisht Epirin, tani ka ardhur koha te KERKOJME, qe Epirit ti jipet mundesia e ushrimit te vetvendosjes, e drejte e cila i perket. Qeveria e Epirit u formua ne vitin 1999 me kerkese te Ekselences se tij, Princit te Aleksander te Epirit dhe u be shperndarja e Organizates Patriotike Epirote. Tani Qeverija ka si qellim te siguroje qe te drejtat e epiroteve te mos shtypen me nga forcat pushtuese te Shqiperise. Se fundi, Qeveria po aplikon per anetaresim ne UNPO dhe po kerkon njohjen nga qeveri te tjera. Kerkohet ndihma juaj per te siguruar te drejtat e Epiroteve. Lajmeroni perfaqesuesit e qeverise suaj dhe ju shprehni mebshtetjen per nje referendum mbi Pavaresine e Epirit." (Ky tekst eshte shoqeruar me vulen dhe stemen e Qeverise se re te Epirit dhe fotografine e Princit Aleksander dhe Princeshes Elisabeth te Epirit qe drejtojne kete qeveri). Teksti i mesiperm nuk ka nevoje per koment, pasi tregon fare qarte qellimin final te qarqeve zyrtare greke ndaj jugut te Shqiperise dhe sulmin e fundit te ndermarre prej tyre tashme qe kane bere te mundur te kontrollojne shume segmente te jetes politike ne Shqiperi, por ne te njeten kohe kjo politike mbeshtetet edhe nga drejtues te larte te administrates shteterore amerikane siç eshte rasti i Drejtorit te Pergjithshem te CIA-s amerikane, Xhorxh Tened, i cili ne Dhjetor te vitit 1999, ne nje fjalim te mbajtur ne Shoqaten Helenike Mjekesore te Nju Jorkut tha tekstualisht: "Nena ime shpetoi nga Epiri I Veriut me nje nendetese britanike bash ne momentin kur komunistet po e merrnin pushtetin dhe po i mbyllnin kufijte per te mos e pare me kurre familjen e saj" (National Herald , Forca e Familjes dhe Tradites, 11-12 Dhjetor 1999)
Themelimi i te ashtuquajtures "Qeveri e Epirit" qe ka si qellim copetimin e Shqiperise, eshte shoqeruar me vendimin e marre nga qeveria greke per biresimin e femijeve shqiptare, si nje menyre tjeter per te helenizuar dhe asimiluar shqiptaret, ne nje moment kyç per te ardhmen politike dhe demografike te Greqise. Pas gjithe bujes qe beri ky vendim, Qeveria e Shqiperise jo vetem qe nuk reagoi, por duket se e pranoi pa shume zhurme, pavaresisht se femijet shqiptare jane shitur e blere gjate dhjetevjeçarit te fundit ilegalisht, dhe qeverite tona deri tani kane mbyllur syte ndaj ketij fenomeni tragjik. Natyrisht ashtu siç eshte bere e mundur nderrimi i emrave i shume prej emigranteve shqiptar nga Arian ne Kristo, e nga Mirela ne Vasilika, duke i pagezuar ne kishat greke, si te vetmen mundesi per tu punesuar ne Greqi, ashtu do te vazhdoje ky ndryshim dhe do te jete edhe me radikal nese do te tolerohet qe nje femije jetim Shqiptar te biresohet nga nje familje greke e pas 20-30 vitesh te thote me gojen plote qe une jam grek dhe jo shqiptar, te mos flas me gjuhen shqipe dhe te mos percjelle kulturen shqiptare brezave qe do te vijne me pas.
8- Ne fillim te vitit 2001 Keshilli i Euorpes dhe Bashkimi Euoprian kane vendosur te bejne rregjistrimin e pupollsise ne Shqiperi. Me nderhyrjen e fqinjeve tane dhe sidomos Greqise, eshte vednosur gjithashtu qe perkrah rregjistrimit te behet edhe anketimi i popullsise. Greqia nderhyri perseri dhe vuri veton, qe ne kete anketim te popullsise te kete dy pyetje: Cilit besim fetar i perkisni? dhe A flisni gjuhe tjeter ametare perveç gjuhes shqipe? Sipas analisteve politik te huaj dhe atyre vendas ky anketim behet per te nxjerre nje minoritet disa here me te madh se ky qe eshte faktikisht sot ne Shqiperi.
9- Politika Greke ne Ballkan gjate dhjetevjeçarit te fundit, qe pas perfundimit te luftes se ftohte, ka marre nje orientim te ri, ate te lidershipit ne rajon. Per te luajtur kete rol Greqia ka marre krahe nga promovimi i saj i plote si vend anetar i Bashkimit Europian duke mundur te kanalizoje ne kete menyre gjithe interesin politik dhe ekonomik te BE-se per transformimin e Ballkanit. Per kete arsye, gjithe nje e me teper Greqia ka mundesur, kalimin e gjithe investimeve dhe ndihmave financiare te dhena nga Bashkimi Europian per vendet ne tranzicion ne Ballkanin e periudhes post-komuniste, duke i servivur me pas keto ndihma si asistence qe Greqia vete jipte dhe vazhdon tu jape vendeve Ballkanike dhe veçanerisht Shqiperise. Ne kete menyre ajo ka perfituar miliona dollare vetem nga interesat bankare te ndihmave ne fjale te dhena nga BE-ja per Shqiperine pa diskutuar me pas per shtetet e tjera Balkanike.
Ne baze te divizes qe Greqia ka ndermarre lidershipin ne Ballkan dhe mbikeqyrjen e Ballkanit per llogari te BE-se, eshte hedhur qe ne fillim te viteve 90-te dhe vazhdon te perkrahet edhe sot nga politikane te majte ne Shqiperi, ideja se rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Athina, ne nje kohe qe po ta marresh nga pikepamja thjesht gjeografike, Athina eshte me larg Europes se gjithe Shqiperia.
Ne menyre qe te stabilizoje rolin e saj si udheheqese e shume iniciativave ne Ballkan, Greqia eshte munduar me te gjitha menyrat te largoje sa me shume Turqine nga Ballkani, duke i hapur probleme te brendeshme dhe duke u kthyer ne nje nga vendet kyçe qe ka financuar dhe mbeshtetur terrorizmin ne rajon. Qellimi kryesor ne kete lufte te ftohte Ballkanike gjate dhjete vjeçarit te fundit ka qene kryesisht fuqizimi i aksit Beograd Athine si mundesia e vetme per te shmangur ngritjen, shtimin dhe fuqizimin e faktorit shqiptar ne Ballkan. Ky qellim doli qarte ne Nentor te viti 1997 gjate mbledhjes famekeqe te Kretes, e cila u sajua nga Greqia fqinje ne bashkepunim me qeverine e atehereshme Shqiptare duke ia shitur çeshtjen shqiptare Milosheviçit, ne nje moment kur vete Shtetet e Bashkuara te Amerikes ishin shfaqur kunder ketij takimi pasi prekte thelle perpjekjet e tyre per te siguruar paqen ne Kosove. Me pas, gjate luftes se Kosoves se vitit te shkuar, Greqia ishte vendi i vetem i NATO-s qe fuqimisht ngriti zerin dhe qendroi kundra bombardimeve te NATO-s ne Kosove, ".........ne kemi deklaruar qe ne fillim se nuk do te marrim pjese ne asnje operacion ushtarak. Greqia eshte vend fqinje dhe ne asnje menyre nuk mund te nderhyje ne nje konflikt qe mund te na beje ne pjese te tij" (Athens News Agency)-tha kryeministri Grek Simitis me 22 Mars 1999, duke deklaruar keshtu perfundimisht rolin anti-shqiptar te Greqise ne kete lufte.
Greqia jo vetem nuk pranoi kalimin e avioneve luftarak te NATO ne territorin e saj ajror, por politika e saj zyrtare arriti kulmin kur mohoi roli e bombardimeve te NATO-s gjate luftes duke shpallur keshtu vazhdimesine e konfliktit Greqi-NATO ose e thene me mire Greqi-Forcat Aleate me ne krye SHBA-te. Ne fjalimin e tij para parlamentit Grek me 4 Maj 1999 Kryeministri Grek Simitis u shpreh: "...........une dyshoj korrektesine e bomabardimeve te NATO-s, te cilat nuk kane dhene asnje rezultat", ndersa Kryetari i Partise Demokracia e Re Karamanlis po ne te njejten dite ne parlament tha tekstualisht: "Partia ime mbeshtet fuqimisht idene e pandryshueshmerise se kufijve, eshte plotesisht kunder krijimit te nje shteti te pavaruar Kosovar, dhe kerkojme fuqimisht ndalimin e bombardimeve nga ana e NATO-s qe po viktimizon jete te pafajshme."
Politika zyrtare Greke arriti te tregonte edhe imazhin e saj anti-human duke mosstrehuar dhe pranuar asnje shqiptar te Kosoves, biles urdheroi dhe kercenoi edhe qeverine e shqiptare te mos strehonte asnje kosovar ne jug te Shqiperise sepse mund te kercenohej stabiliteti, dhe pronat e minoritareve duke dashur te ruaj te pater nga Shqiptaret e siper Drinit, ate qe ajo e quan "Vorio-Epir". Anti-shqiptarizmi i politikes zyrtare greke, gjate lutes se Kosoves duke i bere bllokade mijera shqiptareve te debuar me dhune nga shtepite e tyre ne Kosove, dhe gjithe politika pro-serbe qe u luajt gjate kohes se bombardimeve duke viktimizuar ata qe viktimizuan nje milione shqiptare u shfaq edhe me teper ne kohen qe Greqia u mundua te thyej embargon ndaj Serbise duke transportuar nafte dhe gaz, gjate te njejtes kohe qe forcat e tjera te NATOs mbronin faktorin shqiptar dhe patrullonin Adriatikun dhe hyrjen e anijeve qe thyenin embargon ne portet e Malit te Zi.
Por jo vetem qarqet zyrtare greke ben demarshe me lloj lloj menyrash te bllokonin ndihmen e NATO-s ne Kosove, por edhe qarqe te caktuara greke te cilat jane te njohura tashme per ndihmesen qe i kane dhene krimineleve Serb te luftes se Bosnjes si Mlladiç dhe Kardziç, perdoren te gjitha rezurset fianciare dhe politike, duke u bashkuar hapur me Milosheviçin dhe kriminele te tjere gjate luftes se vitit te shkuar. Keshtu avokati i njohur Lykourezos, qe ishte edhe nje nga figurat kryesore ne pergatitjen e Kushtetutes se vendit tone, dhe i cili ka luajtur nje rol madhor ne jug te Shqiperise gjate revolucionit te vitit 1997, arriti sa hodhi vete NATO-n ne gjygjin nderkombetar, per llogari te serbeve dhe Milosheviçit. Radio Hellenike (Era) ne edicionin e lajmeve te dates 7 Maj 1999 nder te tjera tha: "I mirenjohuri avokati grek Aleksandros Lykourezos ka ngritur çeshtjen kunder udheheqesve politik dhe ushtarak te NATO-s, ne Gjykaten e Larte te Hages, me padine per krime lufte te kryera gjate fushates se bombardimeve te fundit ne Jugosllavi".
Protestat anti-shqiptare dhe pro-serbe te mbajtura ne rruget e Athines dhe te Selanikut gjate luftes se Kosoves kishin si baze kryesore, politiken zyrtare greke, e cila megjithese per arsyet e saj personale u mundua te mos kepuste lidhjet me anetaret e tjere te NATO-s, duke pranuar ne heshtje ate ç'ka Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e tjere kishin ndermarre ne Ballkan, perseri bente deklarata ne te cilat favorizohej Milosheviçi, dhe kerkohej pushimi i bombardimeve. Gjate diteve te luftes dhe pikerisht me 26 Maj 1999, ne nje sondazh te bere nga rrjeti televiziv Amerikan CNN dhe nje nga gazetat me te shquara ne SHBA-te USA Today, 97% e popullsise Greke ishin kunder bombardimeve te NATO-s ne Kosove dhe 64% e popullsise Greke mbeshtesnin Milosheviçin dhe politiken e tij anti-shqiptare. Po keshtu 75% e grekerve deshironin te shihnin presidentin Clinton te ndeshkuar dhe vetem 14 % e tyre pranonin se Milosheviçi duhet derguar ne Hage.
Nje nga arsyet kryesore te kesaj politike e cila erdhi si pasoj e rigjallerimit te çeshtjes shqiptare, eshte e lidhur kryesisht me fobine greke per rrezikun qe mund ti vije nga krijimi i nje shteti te dyte shqiptar ne Ballkan dhe bashkimi i me shume se 7 milione shqiptareve ne rajon. Kjo u pohua edhe nga Kryeministri grek Simitis disa dite pas perfundimit te luftes me 11 Qershor: "Une jap alarmin dhe bej sot te qarte se nese Kosova do te fitoj pavaresine dhe kufijte do te ndryshojne, do te kemi nje lufte te pergjithshme Ballkanike"- The Guardian 18 Qershor 1999.
Megjithate politika Greke edhe pas luftes se Kosoves, pavaresisht pjesemarrjes se trupave Grek ne misionin e UNMIKU-t ne Kosove, por kjo me teper per llogari te mbrojtjes se serbeve te mbetur ne Kosove, nuk rreshti se punuari kunder çeshtjes se ridale shqiptare edhe gjate diteve te Samitit te Sarajeves ne Gusht te vitit te shkuar apo edhe me pas kur diskutohej se cili vend Ballkanik do te merrte drejtimin e Paktit te Stabilitetit, duke u munduar ti heqe Prishtines te drejten legjitime per te marre lidershipin ne kete iniciative nderkombetare per stabilizimin e rajonit. Kjo politike arriti kulmin e saj gjate vizites se ndermarre nga Presidenti Clinton ne Ballkan ne Nentor 1999, kur Athina dhe Selaniku u kthyen ne qendrat kryesore te protestave massive, kunder politikes amerikane ne Ballkan dhe pikerisht mbi faktorin shqiptar ne rajon.
Ne realizimin e synimeve afatgjata anti-shqiptare dhe ne fuqizimin e aksit Beograd-Athine, gjate viteve te fundit, nje rol vendimtar ka luajtur edhe lobi grek ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky lob, duke punuar drejt financimit dhe investimit te politikanve te rinj e te vjeter amerikane me origjine greke, si dhe bizneseve kyçe ne Shtetet e Bashkuara, ka mundesuar futjen e interesit ekspansionist grek deri ne nivelet me te larta te qeverisjes se Amerikes. Deri ne fund te vitit 1996 ky lob arriti te siguroje mbeshtetje te fuqishme edhe nga administrata aktuale amerikane, por me pas, ne momentin qe Greqia deklaroi blerjen e raketave S-300 nga Rusia per ti vendosur ne Qipron Greke, mbeshtetja amerikane filloi te binte dukshem. Nje rol te madh ne shfuqizimin e keti lobi luajti edhe lobi izraelit ne bashkepunim me ate turk ne Amerike. Gjate diteve te nxehta te revolucionit te vitit 1997 ne Shqiperi, diplomati Amerikan Holbrook ishte ne Ballkan dhe diskutonte me udheheqesit grek e turq per mundesine e paqes ne Qipro. Por thelbi i bisedimeve nuk ishte mbi te ardhmen e ishullit te ndare te Qipros por mbi blerjen e raketave nga Qipro greke e cila nuk perben gje tjeter veçse nje satelit te vogel Grek. Gjithashtu blerja e raketave te cilat tashme kane perfunduar ne Krete, nuk ishte thjeshte çeshtje qe do te destabilizonte ishullin e Qipros ne pergjithesi, duke perbere keshtu nje kercenim te hapur ndaj Qipros turke, por problemi kryesor ishte se u deklarua se keto raketa do te drejtoheshin nga Izraeli dhe Turqia dhe ne kete menyre perbenin nje kercenim te forte ndaj politikes amerikane ne rajon dhe pikerisht ndaj aleateve te saj ne Mesdhe, duke forcuar keshtu aksin Greqi-Rusi kunder aksit Amerike- Izrael-Turqi. Orientimi i politikes greke kunder politikes se sigurimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, erdhi ne nje moment, kur administrata amerikane po rishikonte objektivat e saj ne rajon, dhe interesat e saj afatgjate per te krijuar nje zone influence te sajen nga kufijte e Kines, e deri ne Shqiperi. Gjithashtu SHBA-te filluan te ridimensionin edhe politiken e tyre afatgjate ne Ballkan dhe pikerisht ate te lidhur me stabilizimin e faktorit shqiptar ne rajon dhe te ruajtjen e stabilitetit te Maqedonise. Pikerisht ky eshte edhe thelbi kryesor i mbeshtetjes se fuqishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes gjate luftes se Kosoves e me pas, por ne te njeten kohe kjo eshte edhe baza e promovimit te korridorit 8, te dyja keto vatra te minuara nga politika Greke e viteve te fundit e cila sheh nje humbje te madhe te saj, nga zhvillimi politik dhe ekonomik qe do te marrin Shqiptaret ne Ballkan dhe çfuqizim te aksit Moske-Beograd-Athine.
Pra, pasi doli kunder luftes se NATO-s ne Kosove, politika zyrtare greke tani eshte orientuar kryekeput drejt minimit te Korridorit 8 duke u munduar ta anashkaloje Shqiperine, por gjithenje duke harruar se si nga pikepamja politike ashtu edhe nga pikepamja gjeografike devijimi i korridorit 8 nga Selaniku dhe jo nga Durresi perben nje pamundesi. Interesi politik kryesore i ndertimit te korridorit 8 eshte thjeshte lidhja e vendeve te Kaukazit dhe Turqise, me Ballkanin dhe pikerisht Maqedonine dhe Shqiperine. Me ane te kesaj linje qe sipas projektit Amerikan fillon nga Durresi dhe perfundon ne kufi me Kinen, eshte qe te krijohet nje bllok shtetesh te pasura me rezerva natyrore qe jane akoma te pashfrytezuara, duke i krijuar nje bllok Rusise ne kufijte e saj me ish Republikat Ruse, duke kontrolluar gjithe kete linje kaq fitimprurese nga Azia deri ne Europe, si dhe duke kontrolluar si nga ana politike ashtu edhe ekonomike lidhjet e Europes me Azine. Ky korridor ne aspektin ekonomiko-politik, perfshin projektet pafund si ato te fibrave optike, te transportit hekurudhor, te lidhjes se tubacioneve te naftes dhe te gazit (i cili quhet edhe ari i zi dhe perben politiken kryesore te fuqive te medha ne bote gjate 50-vjeçarit te fundit) qe vijne nga Baku, kryeqyteti i Azerbaixhanit dhe nderlidhen ne Turqi ne aksin Baku-Ceylan (jug lindje e Turqise), deri ne Shqiperi ne Vlore. Gjithashtu ndertimi i autostrades qe do te kape 10 shtete nga Azia dhe do te perfundoje apo edhe hyje anasjelltas ne/nga porti i Durresit ka per qellim, transportin e gjithe mallrave nga rruga e mendafshte e deri ne Europe, duke e kthyer portin e Durresit ne nje nga portet me strategjike dhe fitimprurese te botes. Pikerisht strategjia dhe interesi politik e ekonomik i korridorit 8-te dhe veçanerisht portit te Durresit ose ndryshe (Roterdamit te dyte) perbejne kercenimin kryesor per Greqine ne kete shekull. Keshtu perpelitjet e politikes Greke ditetve te fundit per ti marr kete shans Shqiperise mund te konsiderohen fare te pashpresa, ne nje kohe kur korridori 8 dhe pikerisht porti i Durresit, Kosova e lire dhe ndertimi i bazes ajrore me te madhe ushtarake amerikane qe pas luftes se Vietnamit ne Ferizaj te Kosoves, stabilizimi i fatorit shqiptar ne Ballkan, ruajtja e stabilitetit te Maqedonise, fuqizimi i Turqise si aleati kryesor i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe mbeshtetja qe po i jipet shteteve te Kaukazit, jane elementet kryesore te politikes amerikane ne Europe dhe Azi sot.
Fatekeqesia me e madhe e Shqiperise ne keto momente eshte se bashke me Greqine ne kete vale te fundit te destabilizimit politik dhe ekonomik te Shqiperise, jane perfshire edhe qeverite Shqiptare te tre viteve te fundit, e cila e ka arritur finalen e saj ne takimin Meta- Papandreu ne jug te Shqiperise nje jave me pare. Pikerisht, ne momentin qe shqiptaret per here te pare ne keto dy shekuj po kuptojne se kane mbeshtetje dhe aleate te fuqishem ne bote, qe jane kthyer ne qendren kryesore ku po luhet interesi politik i fuqive te medha, dhe kur kane arritur te ndergjegjesohen per çeshtjen e tyre kombetare pjese e te ciles eshte vete korridori i 8-te dhe Kosova e lire, qeveria Shqiptare, shet interesat madhore te vendit dhe merr pamjen e saj me anti-kombetare duke i sherbyer pa kushte politikes Greke per asimilimin dhe helenizimin e Shqiperise se jugut, dhe politikave perçarese te disa vendeve te tjera Europiane qe mbajne Greqine si pinjoll.
Konkluzion
Hulumtimi, analiza dhe me se fundi botimi i ketyre dokumenteve qe prezantuam ne kete shkrim jane nje apel i vendosur ndaj te gjithe bashkeatdhetareve tane, patriote, nacionaliste qe besojne tek e drejta qe kane shqiptaret per te jetuar te lire ne trojet e tyre, ne te cilat kane ardhur bashke me Diellin. Ky material i bazuar ne pretendimet greke ndaj Shqiperise te dhena nga vete media greke, si dhe shtratit anti - kombetar qe ajo ka gjetur ne radhet e komunisteve shqiptare dhe elementit anti - shqiptar brenda shoqerise shqiptare, perfaqesuesve te qarqeve anti shqiptare greke ne pushtet dhe ne opozite, kane si qellim ti shtohen perpjekjeve te patrioteve dhe nacionalisteve demokrate shqiptare ane e mbane botes, e sigurisht atyre qe e perjetojne direkt presionin greko - komunist ne Shqiperi.
Me ane te ketij materiali dhe fakteve te hedhura per here te pare ne shtypin dhe median shqiptare, menduam se do te mundesojme perhapjen e te vertetes se hidhur, se kush ishte shkaktari kryesor i prishjes se qetesise qe mbreteronte ne Shqiperine e para vitit 1997 dhe se kush u mundua te minonte luften Per çlirimin dhe pavaresimin e Kosoves.
Ky materiali i bashkohet zerit te nacionalisteve shqiptar, punes se diaspores shqiptare jashte vendit, endrres se mijera intelektualeve shqiptare jashte Shqiperise dhe trojeve shqiptare, per te pare nje shtet te perparuar me te cilin ne mund te krenohemi.
Ky material, sherben si kushtrim, per te gjithe Shqiptaret brenda dhe jashte vendit, per te kuptuar, menduar dhe vepruar kunder asimilimit te Shqiperise dhe planeve te fqinjeve tane per aneksimin e vendit, shkaterrimin total te ekonomise tone, per nxjerrjen e Shqiperise jashte planeve dhe politikave te vendeve aleate te cilat duan te shohin nje Ballkan te zhvilluar por ne baze te stabilizimit te faktorit shqiptar te rroberuar ne shekuj nga fuqite dhe akset lindore.
Ne keto momente qe po luhet edhe akti final per stabilizimin e çeshtjes se pambyllyr shqiptare, kur Shqiperia eshte futur ne nje qorrsokak nga klika greko-serbe-komuniste, kur shqiptaret vazhdojne te marrin rruget e mergimit per nje jete me te mire duke kenaqur endrren serbo-greke per pastrim etnik te trojeve shqiptare, kur truri dhe mendja e ndritur e intelektualeve shqiptare mergon dhe vuan pasojat e largimit nga Shqiperia dhe me deshperim pret ti jipet shansi i vetem per tu rikthyer, kur populli ne territorin e Republikes se Shqiperise ka arritur varferine maksimale dhe nje pesimizem patologjik per te ardhmen e vendit dhe politiken ne pergjithesi, kur çeshtja shqiptare eshte shitur ne menyren me flagrante ne tregjet e politikes serbo-greke, kur Kosova eshte drejt rruges se qarte per fitoren e pavaresise dhe eshte zgjuar ndergjegjia kombetare e shqiptareve ane e mbane botes, duhet te kuptohet qarte nga çdo shqiptare se vetem ne jemi te zotet te rikthejme vlerat kombetare qe kane patur gjysherit dhe stergjysherit tane, vetem ne mund te ndalojme shperberjen tone si komb, vetem ne mund te pengojme andartizimin e jugut te Shqiperise, vetem ne mund te rifitojme besimin ne vetevete dhe ne arenen nderkombetare, vetem ne mund te rindertojme ekonomine tone te shkaterruar, vetem ne mund ti rikthejme vetes ekonomine familjare qe kishim filluar ta ngrinim deri ne vitin 1996, vetem ne mund te kthejme qetesine dhe rendin ne vend, dhe se fundi ne jemi pergjegjes per te ardhmen qe na pret dhe krijimin e nje platforme kombetare nga e cila do te varet mbarevajtja jone politike, ekonomike dhe shoqerore. Per kete, ne rradhe te pare duhet ndergjegjesim mbi ate qe na ndodhi dhe se kush na shkaterroi e vazhdon te na shkaterroje dhe poshteroje, si dhe kthim ne vlerat e verteta kombetare dhe demokratike.
Mars 2000
Edith Harxhi ( Analiste politike, asistente prane Universitetit Bilkent ne Turqi)
Mal Berisha (Analist politik, ish-Konsull i Pergjithshem i Shqiperise ne Stamboll).
Shenim: Autoret e ketij materiali falenderojne Znj. Eleni Clark asistente prane Universitet Kent ne Angli per ndihmesen e dhene ne hulumtimin dhe perkthimin nga Greqishtja ne Anglisht te shtypit dhe medias greke gjate periudhes Shkurt-Mars 1997.
Edith Harxhi
Ka lindur ne Tirane me vitin 1972. Ka kryer studimet e larta ne Universitetin e Edinburghut ne Skoci (Britani e Madhe) ne degen e Shkencave Politike dhe Marrdhenieve Nderkombetare. Ka mbrojtur titullin Master of Arts MA., ne po te njejtin universitet me tezen "Marrdheniet Shqiptaro-Greke, ne baza te teorise se nacionalizmit" dhe ka fituar titullin e nderit me kete dizertacion.
Ne vitin 1996 u kthye ne Shqiperi me deshiren per te punuar ne vendin e saj. Nga Tetor 1996 deri ne Prill 1997 punoi ne departamentin e Ballkanit prane Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise. Me Prill 1997 u emerua keshilltare e pare (Zv. Ambasadore) prane Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Ankara, Turqi, detyre qe e vazhdoi deri me prill 1998. Me ardhjen ne fuqi te koalicionit te majte qeveritar, u pushua nga detyra pa asnje justifikim. Aktualisht punon ne Ankara-Turqi, si asistente ne katedren e Marredhenieve Nderkombetare, prane Universitetit Bilkent, ku kryen edhe doktoraten. Eshte specializuar ne politiken e jashtme te vendeve te Ballkanit dhe veçanerisht Shqiperise.
Ka shkruar artikuj dhe analiza politike per shtypin dhe median ne Turqi.
Eshte anetare e bordit drejtues te Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare dhe Strategjike ne Tirane.
Ne vitin 1995 ka botuar ne Itali librin "An Invitation to Albania - an overview of Albania's economy and natural resources" ("Ftese ne Shqiperi - Nje Pershkrim i Ekonomise Shqiptare dhe Burimeve te saj Natyrore.)
Ne Gusht te ketij viti del nga shtypi libri i saj i fundit "The Albanian Question in the Post Cold War Balkans" (Çeshtja Shqiptare ne Ballkanin e pas Luftes se Ftohte) qe botohet ne gjuhen angleze, nga shtepia botuese angleze MacMillan.
Artikulli "Revolucioni i Vitit 1997 ne Shqiperi eshte pjese e ketij libri si dhe pjesa e dyte e dizertacionit te saj te Masterit.
Mal Berisha
Ka lindur ne Shqiperi me vitin 1952. Ka mbaruar studimet e larta ne Institutin e Arteve ne Tirane. Ne vitin 1992 ka filluar punen si diplomat ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Shqiperise. Ne vitin 1993 eshte specializuar per diplomaci ne Universitetin "Hacetepe" ne Turqi. Me pas eshte emruar konsull i Shqiperise ne Stamboll dhe nga viti 1995 deri ne 1997 sherbeu si Konsull i Pergjithshem ne te njeten perfaqesi diplomatike. Pas zgjedhjeve te Qershorit te vitit 1997, u shkarkua nga Ministria e Puneve te Jashtme pa justifikim. Ka punuar si keshilltar me marredheniet me jashte dhe anetar i bordit drejtues prane Liges Civile Shqiptaro-Amerikane ne New York. Aktualisht punon si keshilltar dhe analist politik prane shoqatave shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe merret me organizimin e lobit shqiptar ne bote.
Eshte perkthyes i librit "Southern Albania or Northern-Epirus in European International Affairs, 1912-1923" (Jugu i Shqiperise apo Epiri i Veriut ne Çeshtjet Nderkomebtare Europiane) i shkruar ne vitin 1923 nga Edith Pierpont Stickney, botuar ne shqip nga shtepia botuese "Koha". Eshte perkthyes i librit "Rescue in Albania" (Shpetimi ne Shqiperi, botuar nga shtepia botuese "Koha") i shkruar nga Harvey Sarner mbi historine e marredhenieve te komunitetit çifut ne Shqiperi me popullin shqiptar, gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ka shkruajtur dhjetra artikuj per Shqiperine, Kosoven dhe çeshtjen kombetare Shqiptare ne shtypin brenda dhe jashte Shqiperise, Amerike dhe Turqi. Ka qene pjesemarres dhe analisti kryesor i 11 debateve te drejtperdrejta per luften e Kosoves ne CN8 ne SHBA-te.